Gjithnjë në shërbimi dhe interes të vendit tim!

Amerika

Gjithnjë në shërbimi dhe interes të vendit tim!

Nga: Dr. Nijazi Halili Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 14:12
Dr. Nijazi Halili

Sa krenar e me fat që tani më jepet mundësia t'i kontribuoj vendit tim, në Akademinë e Shkencave të Nju Jorkut në SHBA e cila u themelua në vitin 1817. Është një nga institucionet më të vjetra shkencore në Shtetet e Bashkuara.

Një organizatë e pavarur, jofitimprurëse me më shumë se 20,000 anëtarë në 100 vende, misioni i akademisë është "të avancojë kërkimin shkencor dhe njohuritë,  të mbështesë shkrim-leximin shkencor, dhe të promovojë zgjidhjen e sfidave globale të shoqërisë nëpërmjet zgjidhjeve të bazuara në shkencë".

Gjithashtu ndihëm i privilegjuar që pjesë e kësaj Akademie ishin dy shkencëtarë të njohur që lanë gjurmë në shkencë, Charles Darvini dhe Luis Paster dhe  dy Presidentët e Shteteve të Bashkuara Thomas Jefferson dhe James Monroe. Përpara vitit 1877, Anëtarësimi ka përfshirë edhe fitues të shumtë të çmimit Nobel gjatë viteve.

Me  përkushtim e sinqeritet më të lartë do të  të  zotohemi që detyrat dhe përgjegjësitë që dalin  para nesh t'i kryejmë me nderë e dinjitet të lartë gjithnjë në interes dhe shërbimi të vendit tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat