Dy shqiptarë në mesin e 100 personaliteteve më të fuqishme të Staten Island

Amerika

Dy shqiptarë në mesin e 100 personaliteteve më të fuqishme të Staten Island

Nga: Beqir Sina Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 18:06
Dr. Brahim Ardolic dhe imam Tahir Kukajt

Për të dytën herë në radhë, dy shqiptarë janë renditur në mesin e të listuarve si "100 personalitetet më të fuqishme për vitin 2021" në Staten Island në Nju Jork. Renditja e tyre është bërë nga e përjavshmja e ishullit "Staten Island, revista " City and State", ku ashtu si vitin e kaluar në fund vit, figurojnë emrat e Dr. Brahim Ardolic dhe imam Tahir Kukajt, i cili duvet cekur se është zgjedhur për të tretën herë "Staten Island Power 100"

Madje, Dr. Brahim Ardolic është renditur i 5-ti në këtë listë. Ai është Drejtor Ekzekutiv i Spitalit Universitar të Staten Island dhe është në grupin e ekspertëve që mbikëqyr pandeminë e koronavirusit.

Imam Tahir Kukaj renditet për të tretin vit radhazi i 91-ti në këtë listë. Imami i njohur shqiptar është nënkryetar i Qendrës Kulturore Islame Shqiptare në Staten Island. Në vitin 2019 ai u zgjodh si përfaqësuesi kryesor i shërbimve fetare islame në policinë e Nju Jorkut (NYPD Muslim Chaplin).

Kjo tregon se ndikimi i shqiptaro-amerikanëve në jetën e Nju Jorkut është rritur shumë, veçanërisht në dy dekadat e fundit shqiptarët e Amerikës, po shkelqejnë me sekseset e tyre, në çdo fushë të jetës. 

Shembuj të suksesit të shqiptarëve të Amerikës , sot i gjejmë edhe në Washington, New York, Detroit, Çikago, Filadelfia, Florida, Teksas, Arizona, Kenektiket, Boston, e tjer.

Dr. Brahim Ardolic, është në grupin e ekspertëve që mbikëqyr Spitalin Universitar Staten Island kundër pandemisë së koronavirusit Covid-19. Si drejtues i lartë, ai shkëlqen në zgjerimin e kapaciteteve të spitalit me 50% dhe trefishimin e shtretërve të kujdesit intensiv në vetëm disa javë pas pandemisë. 

Ai renditet i 5-ti në listën Staten Island Power 100, duke treguar se sa i suksesshëm është ky Shqiptare nga Kraja.

Ndërsa, imami i njohur shqiptar në Staten Island,nga Drenica, është nënkryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare Islame në Staten Island, 

Imam Tahir Kukaj është zgjedhur më 24 qershor 2019, përfaqësuesi kryesor I shërbimeve fetare islame në policinë e Nju Jorkut. ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin. Një detyrë që e mban edhe sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat