Dy Oficer policie në New York, "zbulojnë" se janë 100% ... kushërinj, rrjetet sociale thonë se janë shqiptarë!?

Amerika

Dy Oficer policie në New York, "zbulojnë" se janë 100% ... kushërinj, rrjetet sociale thonë se janë shqiptarë!?

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 19 nëntor 2021 Në ora: 15:09
Harley Greco dhe Tyler Barbour

Tre vjet më parë shtypi njujorkez "zbuloi" se dy Oficerët e policisë nga uniformat blu të NYPD, thuhet se janë kushërinj të dytë, mbasi sipas ADN-së, gjyshet e tyre, janë motra, do të shkruan shtypi njujorkez, tre vjet më parë.

Simbas, gazetës së përditëshme, "NY News Day" tre vjet më parë dy Oficerët nga uniformat e policisë së NYPD, Harley Greco dhe Tyler Barbour, të cilët thuhet se kanë punuar së bashku për gati gjysmë viti, në të njëjtin stacion policie, dhe me të njëjtën makin patrullimi të policisë, NYPD, nuk e kan ditur asnjëherë se ata janë kushurinjë në mes veti, trasmetuan edhe tetevizionet e qytetit dhe shkruajnt gazeta të tjera njujorkeze.

« Këta oficerë kanë punuar krah për krah për muaj të tërë dhe vetëm tani e zbuluan se janë kushërinj » do të shkruante Daily News e përditëshmja e New Yorkut.

Dy partnërët në zonën e stacionit të policisë 19-të, në Manhattan NYC, dyshja - të cilët janë të dy nga Long Island - kohët e fundit zbuluan se ata kanë një lidhje që shkon përtej uniformës blu.

"Gjyshja ime më thirri dhe më tha: A e njeh një Tyler Barbour?"

Dhe, unë i thashë - po, unë thjesht shkova në dasmën e tij - ky është partneri im, "" shpjegoi PO Greco.

Image

 

"Dhe ajo tha mirë, sepse ky është gjithashtu kushëriri juaj."

Pra, tani, ata nuk janë vetëm partnerë por kushërinj.

Mirë po, Zbulimi i çuditshëm erdhi edhe nga të gjitha rrjetet sociale në internet- ku në pjesën e komenteve të faqes së rajonit të policisë 19-të të Facebook-ut filluan diskutimet rreth tyre, përfshirë edhe shqiptarët që pretendonin se gjyshet e tyre, janë familje nga shqiptarët e vjetër të emigruar në fund Shekullin e XVII-të .

"Gjyshja ime e komentoi këtë lidhje tonën, dhe kushëriri i saj në fakt u përgjigjë menjëher duke komentuar të njëjtën gjë gjithashtu," citohet të ketë thënë Greco.

Dhe gjyshja e kushriri e saj shkëmbyn mesazhe ku të dy zbuluan se të dy kishin të afërmit e tyre të njëjtë në rajonin e policisë në zonën e 19-të, shkruanin gazetat e NYC.

Pastaj ajo që zyrtarizoi këtë lidhje gjaku mes dy oficeravec të policisë ishte një test i ADN-së , i cili përcaktoi lidhjen e përbashkët të gjakut midis oficerit Greco dhe oficerit Barbour, të panjohura për ta, më parë që gjyshet e tyre të mëdha ishin motra.

Image

 

"Ishte padyshim e çuditshme, që ne shoqërohemi aq mirë pa e ditur sa me të vërtetë ishte aq befasuese. Por është padyshim një botë e vogël, " ka thënë Greco.

"Tani ne thirremi nga kolegët tanë në rajonin e policisë 19-të në Manhattan si makina e patrullimit e dy kushërinjve," tha Barbour. "Ky është emri i makinës sonë patrulluese - është makina cuz."

"Ne kemi qenë gjithmonë të ngushtë, me njëri tjetrin - ne kemi shkuar gjithmonë shumë të mirë me njëri-tjetrin, e kështu që jo shumë ka ndryshuar," tha Greco.

Dy Oficerët e NYPD , Barbour dhe Greco me gjithë familjet e tyre i thanë gazetarve njujorkez që të dy familjet do të mblidhen për herë të parë për darkën e Falënderimeve - Thanksgiving!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat