3 studentë shqiptarë në Washington nisin një fushat për të mbledhur ndihma për familjet e viktimave në aksidentin që ndodhi Bullgari

Amerika

3 studentë shqiptarë në Washington nisin një fushat për të mbledhur ndihma për familjet e viktimave në aksidentin që ndodhi Bullgari

Nga: Beqir SINA Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 00:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur sot në Bullgari ku kanë humbur jetën 46 persona nga Maqedonia e Veriut, teksa po udhëtonin me një autobus drejt Turqisë.

Autobusi me udhëtarë është aksidentuar rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje. Njoftohet për dhjetëra të vdekur me origjinë kryesisht nga Maqedonia e Veriut. Dyshohet se shumë prej tyre janë shqiptarë.

3 studenta shqiptarë në Georgetown University - Washington (Bergitë, Dea dhe Besarti), me inisiativën tyre, thonë se kanë filluar një fushat për të mbledhur ndhma (para), për të ndimuar familjet e viktimave që humbën familjarët e tyre në aksidenitin që ndodhi sot.

Fushata është e hapur nën moton se edhe 1 dollarë është ndihmë për Viktimat Shqiptare të Aksidenteve të Autobusit - Fondi për Familjet, shkruajnë këta student duke iu drejtuar gazeteës tonë.

Ky fondacion është hapur përmes platformës ‘GoFundMe‘, përmes së cilës njerëzit nëpër botë mund të dhurojnë shumca të ndryshme parash, sipas mundësive.

Dea Dodi është duke organizuar këtë mbledhje fondesh, nëpërmjet platformës GoFundMe.

Ky fondacion GoFundMe thonë studentët e Georgetown University - Washington (Bergitë, Dea dhe Besarti), do të ndihmojë në mbështetjen e familjeve të të paktën 45 viktimave shqiptare që vdiqën tragjikisht në aksidentin me autobus në Bullgari. 

Udhëtarët ishin turistë shqiptarë etnikë që ktheheshin në Maqedoninë e Veriut

Ata thonë se:"Kjo fushatë drejtohet nga studentë master në Universitetin Georgetown në Uashington, D.C. të palidhur me një grup apo organizatë private. Të gjitha donacionet do t'u ofrohen drejtpërdrejt familjeve të viktimave".

Ju lutemi dhuroni atë që mundeni. Çdo donacion bën një ndryshim.


Informacion mbi ngjarjen:

"Autobusi që transportonte turistë nga Maqedonia e Veriut përplaset nga flakët në Bullgari, duke vrarë 45" thuhet përmes axhensisë së lajmeve shtetrore bullgare BTA


Sipas një raporti të agjencisë zyrtare bullgare të lajmeve BTA, të paktën 46 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë autobusi në Bullgari. Aksidenti ka ndodhur të martën pak pas mesnate në autostradën Struma rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje, njofton BTA, duke cituar Ministrinë e Brendshme. Mes viktimave ka edhe fëmijë. Disa të plagosur u dërguan në një spital në Sofje.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat