Në familjen time në Çikago dhe filmi “Nëntori i Dytë”

Amerika

Në familjen time në Çikago dhe filmi “Nëntori i Dytë”

Nga: Skënder Karaçica Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 19:00
Skënder Karaçica

Për nder të Festës së Flamurit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntor 1912), në familjen time në Çikago dhe filmi “Nëntori i Dytë”.

Tashmë larg atdheut dhe malli, që, si thoshte Ismail Qemali, e qan gurin, përmes filmit u aktivizua kujtesa e orës së historisë për të bërë Shqipërinë të lirë për shqiptarët; pesëqind vjet luftë, pesëqind vjet vetmi nën Perandorinë Osmane.

Njerëzit e udhës të Ismail Qemalit ishin nisur për në Vlorë për të shpallur Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamuri Kuq e Zi i qendisur nga Marigona, u bë ora e madhe e historisë në vete për popullin shqiptar dhe Shqipërinë tonë!

Për fëmijët, foli Ismail Qemali: Këta do të gëzojnë Shqipërinë e lirë! Në përgjigjën e zotit të konakut ku kishte shkuar me shokët e udhës Ismail Qemalit se nuk bëhet kjameti për të qëndruar edhe pak, ai i mbushur në shpirt me panteonin e atdheut, i thoshte: Kjameti bëhet për një minutë...! Për fëmijët gjumi i rrit, ndërsa një popull që fle, vdes...!

Akti i shpalljes së pavarësisë, nënshkrimi i delegatëve në Vlorë... Kryeministri Ismail Qemali hyri në zyrën e tij dhe duke shikuar në programin e punës, e njoftuan se po vjen Isa Boletini...!

Po vjen Isa Boletini, po vjen Kosova në Vlorë...!Merre Flamurin dhe doli për të pritur Gjeneralin e Maleve të Kosovës. Përqafime dhe përmes Flamurit: Mirë se vjen Isa Boletini. E paçim për jetë Shqipërinë...!Pjesa e fundit e filmit “Nëntori i Dytë” dhe ardhja e Isa Boletinit në Vlorë, ishte skena e filmit që deomos duhet të dalin lotët për orët e historisë kombëtare...!Lotët, që siç thotë fjala e popullit nuk është turp të qash për atdheun...!

Në familjen time në Çikago me filmin “Nëntori i Dytë?” festuam Ditën e Flamurit për Shqipërinë e lirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat