Fëmijët Shqiptar festojnë me krenari Ditën e Flamurit – 28 Nëntorin

Amerika

Fëmijët Shqiptar festojnë me krenari Ditën e Flamurit – 28 Nëntorin

Nga: Beqir SINA – New York Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 20:20
Foto SHBA, janë kaq të larmishme(diversity) dhe të qenit ndryshe është ajo që i bën kaq të veçantë, edhe për fëmijët shqiptarë

Festa e Flamurit, - Dita e Pavarësisë, festohet çdo 28 Nëntor : festë në Shqipëri, Kosovë dhe diasporën Shqiptare. Ajo i referohet Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 dhe ngritjes së flamurit shqiptar në Vlorë, që përkon me ditën në të cilën Gjergj Kastrioti - Skënderbeu heroi ynë kombëtar ngriti të njëjtin flamur në Krujë, më 28 nëntor 1443.

Një bluzë të bukur me ngjyrat e simbolet e flamurit kuq e zi me Shqiponjën dy krenare, të veshur te çdo fëmijë shqiptar, si dhe shenja e dy pëllëmbave të dorës, që simbolizojnë Shqiponjën me dy krena, dhe postmi i tyre në rrjetet sociale, janë sot më 28 Nëntor, gëzmi ynë i përbashkët, që e pjestojmë me fëmijët shqiptar, e cila tregon se sa krenar janë fëmijët shqiptar në diasporë, që janë shqiptar e amerikan me rrënjë shqiptare.

SHBA, janë kaq të larmishme(diversity) dhe të qenit ndryshe është ajo që i bën kaq të veçantë, edhe për fëmijët shqiptarë. Që ata ti tregojnë botës se jemi krenar ashtu si janë edhe këta fëmijë për vendin e tyre, që të mos të humbasin, traditën, historinë klurturën e trashëgimisë tonë kombëtare, me rrënjët e tyre shqiptare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat