28 Nëntori: Shoqata “Ana e Malit” dhe “Kraja” së bashku: Ditën e Flamurit - Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Amerika

28 Nëntori: Shoqata “Ana e Malit” dhe “Kraja” së bashku: Ditën e Flamurit - Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Nga: Beqir Sina, New York Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 06:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Staten Island - New York, dy shoqatat nga e njëjta trevë,« Kraja » dhe « Ana e Malit » me pjesëmarrjen e shumë bashkëatdhetarëve, festoi festën e 28 Nëntorit - 109 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë,  nën moton “Rreth Flamurit të Përbashkuar” .

Festa mbarëkombëtare e flamurit kuq e zi , u mbajt në sallën e lokalit  "Vanderbilt", dhe morën pjesë qindra shqiptar. 

Ky event u moderua nga Albert Dumani Drejtor Programacioni TV Klan, dhe u filmua nga RTSH.

Image

Festa e  "28 Nëntorit", u hapë intonimin e hymnit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Shqipërisë.

Në këtë fest mysafirë nderi ishin edhe diplomatët e dy shteteve tona, Ambasadori i Kosovës Frymëzim Isufaj , diplomatja e Shqipërisë Almona Bajrami ,Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Fatmir Gjeka, dhe Imam Tahir Kukaj, imam Edin Gjoni dhe Imam Isuf Boli.

Pershëndetën festën Kongresistja (Congresswoman)republikane, e New Yorkut, Nicole Malliotakis (NY-11) dhe Anëtari I Asamblesë së New Yorkut, Charles Fall, i cili përfaqëson Distriktin e 61-të të Asamblesë së Nju Jorkut që mbulon Bregun Verior të Staten Island, ku ai ka banuar gjatë gjithë jetës së tij. Fall është deputeti i parë musliman dhe afrikano-amerikan i Asamblesë i zgjedhur nga Staten Island.

Kryetari I Shoqatës Ana e Malit, Safet Lolla, në cilësinë e mikëpritësit, theksojë se përvjetori i 109 i Pavarësisë së Shqipërisë, apo siç e quajm ne Festa e Flamurit, tha ai  na bëri përsëri sëbashku, të festojmë e gëzojmë, mbas asaj periudhe shumë të vështirë që kaluam, madje dikush humbi edhe të afërmit e tyre.

Image

"Më duhet të them se vet kjo mbrëmje na e imponon, të jemi së bashku, ashtu të përbashkuar m, duke ndihmuar dhe përmbajtur  njeri tjetrin , ngase së bashku ne mund të bëjmë edhe më shumë edhe për vendin tonë, u shpreh ai.

"Fillimisht bashkimi ynë nënkuptonë rrespekt, për të parët tanë, që sakrifikuan shumë për këtë ditë. Nënkupton rrespekte për veten tonë,nënkuptonë më shumë dashuri për Atdheun dhe Kombin tonë.Nënkupton dashuri e vizion për  të ardhmërin e fëmijve tane,  për nipat e mbesat tona."

Pra, të qëndrojmë bashkë, të veprojmë bashkë, sepse edhe suksesi ynë është i sigurtë! Po të ndahemi, dhe të mundohemi « veç e veç » si t'a dështojmë njëri tjetrin, humbja do të jetë e sigurtë dhe gjithëpërfshirëse! 

Me pas si Kryetar i Shoqatës Ana e Malit, në këtë mbrëmje mbarë kombëtare, vlerësojë bashkëpunimin dhe unifikimin me Shoqatën Kraja, : " Simotrën tonë, e shohë edhe si sukses të veçantë. Prandaj shfrytëzojë rastin t'a falenderojë përzemërsisht : Përshëndetje mëma Shqipëri!  Përshëndetje Dardani! Përshëndetje Kosova!Përshëndetje Iliriada!, Përshëndetje Malësia! Palava e Gucia!Përshëndetje Ulqini! Përshëndetje Kraja!  Përshëndetje Ana e Malit! Përshëndetje  Shqiptari!", në emër të dy Shoqatave tona, tha ai.

"Kam nderin dhe kënaqësinë që mu dha rasti t'ju përshëndes të gjithëve. Vërtet është privilege të jemi mikëpritës të këtij manifestimi madhështor. " 

Ngaqë Nëntorët janë të Shenjta për ne! Nëntori i parë i Skënderbeut!Nëntori i Dytë i Ismail Bej Vlorës,Rrugëtimi ynë si popull ishte aq i mundimshëm, me sakrifica të mëdha dhe të lavidishme."

Gjejë rastin të përshëndes Kryetarin e Shoqatës Kraja z. Mirsad Kovaçin, mbasi tha Lolla,  " Ishte me të vërtet bashkëpunues , i pa lodhur e kurajoz," Faleminderit Mirsad!

Ndërkohë, ai ka përshëndetur , edhe ata që e bënë të mundur eventin në kremtimin e 28 Nëntori, 109 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë - Ditën e Flamurit :  "Dua po ashtu të faleminderojë edhe sponsoret tanë, se pa ata nuk do të ishte edhe ky aktivitet kan i madh: Albis Party me promotor Naser Nika pë ndihmën e madhe që na ka dhënë për organizimin e kësaj mbrëmje madhështore. Centra Tire - Zaim Lika, Ruki Ajdari,Constraction, Premier Kitchen Holding, Mirsad (Mirso) Milla,AR Constraction - Pietro Calabrate, Rozafa Pro, Isuf Gjoni, Muhamet Nikebi,Nail Çapriqi, dhe Dino Nela"

Urojë të gjithë Shqiptarve kudo janë, ju dhe të gjithë ne, : " Gëzuar Nëntorin e Dytë, 28 Nëntorin e mvetësisë së shtetit Shqiptar. Me shpresën dhe besimin e madh, dhe nevojën mbarëkombëtare edhe për nji Nëntor të Tretë, Shqipërinë Etnike!.përfundojë fjalën përshëndetëse Kryetari i Shoqatës Ana e Malit, zoti Safet Lolla.

 Këtë mbrëmje të madhe festive e bënë edhe më të bukur këngëtarët, të cilët ngjallën shumë emocion dhe nostalgji tek të pranishumit me zërin e tyre të mrekullueshëm të cilët kanë kënduar me dekata të tëra sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Listës së këngëtarëve padiskutim nuk i munguan edhe artistët me një karierë të gjatë në Amerikë,  Sinan Vasalliu, Agim Gerbeshi, por edhe Greta e Valdet Luka.

Gjithashtu , një bukuri e veçantë ishte grupi I valltarë me veshjet e veçanta folklorike të Krajës, të cilët me origjinalitetin e tyre kënduan e vallëzuan valle me motive të dasmës Krajane . 

Kurse grupi i Anes Malit kërcyen dhe kënduan vallen Shota, që të dy grupet e fëmijëve ishin përgatitur nga « Mjeshtrja e Madhe » koreografja Agjelina Nika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat