SHBA: Një grua shqiptare 59-vjeçare vdes pasi u përplas me automjet

Amerika

SHBA: Një grua shqiptare 59-vjeçare vdes pasi u përplas me automjet

Nga: Beqir Sina - New York City Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 21:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grua e kontesë Bergen vdiq të hënën pasi u godit nga një automjet teksa po përpiqej të kalonte Route 46 East në Teterboro, thanë autoritetet.

Autoritetet indetifikuan gruan dhe ajo është Fetije Lickollari, 59 vjeç, nga Garfield, e cila u godit rreth orës 15:30. pranë qendres Industrial Avenue, sipas Richard Behrens, shefit të Departamentit të Policisë Moonachie. 

59 vjeçarja Liçkollari - është shqiptare nga Pogradeci dhe nëna e tre fëmijve (dy djem e një vajzë) të rritur.

Image

Ndërkohë, sipas disa burimeve nga vendngjarja ajo ka ndërruar jetë në vend.

Nga hetimet e para thuhet se “Lickollari po përpiqej të kalonte rrugën Route 46 për te një stacion aoutubuzi në anën tjetër të rrugës, kur ajo u godit nga një automjet që po udhëtonte në linjën e saj në Route 46,” tha Behrens në një deklaratë. 

Ai tha se drejtuesi i automjetit ka qendruar në vendngjarje deri sa ka ardhur policia dhe ka bashkëpunuar me hetuesit.

Deri tani thuhet se asnjë akuzë nuk është ngritur dhe përplasja mbetet nën hetim, tha Behrens.

Image

Policia e Moonachie u asistua duke mbledhur provat ne vendngjarje nga Departamenti i Policisë së Hasbrouck Heights, Njësia e Hetimit të Aksidenteve Fatale të Zyrës së Prokurorit të Qarkut Bergen, Byroja e Hetimit Kriminal të sherifit të qarkut, Skuadra e Ndihmës së Parë të Trageteve të Vogël dhe Departamenti i Transportit i Nju Xhersit.

Një gazet lokale Daily Voice thotë se « dikush » po fsheh emrin e shoferit që autoritetet e konfirmuan se është një anëtar këshilli në një bashkie të Qarkut Passaic , sepse një hetim paraprak nuk gjeti indikacione për « gabim  vozitje » të shoferit.

Megjithatë hetimet thuhet se po vazhdojnë.

Incidenti ishte për her të dytë po në të njëjtin vend po këtë muaj - që një këmbësor goditet dhe vritet në Route 46 në Teterboro. Më 16 nëntor, Mariano Morales-Benitez, 43 vjeç, nga Union City, po ecte nëpër autostradë kur u godit nga një automjet në lindje afër rrugës Fred Wehran Drive, thanë zyrtarët.

Rruga është quajtur «death road-rruga e vdekjes » ku disa herë këmbësorët janë goditur nga makinat dhe vriten gjatë ecjes nëpër autostradë të ngarkuar. 

Skena e përplasjes së djeshme, në veçanti, e ngritur nga policia thuhet se mundet të ketë qenë kalimi për në një stacion autobusi në anën tjetër kalim ky « kundravajtje » që punonjësit nga supermarketi Walmart dhe gjetkë e përdorin zakonisht si vend kalimi. 

Policia dhe dëshmitarët thonë se shumë qytetar në atë vend nuk përdorin vendkalimin e këmbësorëve që është një bllok më larg - por preferojnë të rrezikojnë  « jetën » duke dalë në anën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat