Konsullata e Kosovës në New York, për vizitë në koorporatën më të madhe të transmetimeve televizive në SHBA

Amerika

Konsullata e Kosovës në New York, për vizitë në koorporatën më të madhe të transmetimeve televizive në SHBA

Nga: Beqir Sina - New York City Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 18:03
Pamje nga vizita në New York

E njohur në të gjithë komunitetin shqiptar në SHBA, si “TVALB”, si njëra prej platformave IPTV e “Setplex”, me pronar Lionel Dreshaj, dhe Benjamin Dreshaj (së bashku, “Setplex”), DigitAlb është një korporatë shqiptare e angazhuar në shpërndarjen e programeve televizive të Protokollit të Internetit (“IPTV”) nga disa kanale televizive në gjuhën shqipe.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, Konsulli i Përgjithshëm, Ambasador, Frymëzim Isufaj, diplomatët Lulëzim Krasniqi, Albesiana Iberhysaj, dhe Teuta Hyseni, janë pritur nga gjigandi i transmetimeve në platformën IPTV në ambientet e kompanisë “Setplex”, biznes i vëllezërve Dreshaj, në Yonkers New York.

“Setplex”, si kompani me një përvojë disavjeçare në industrinë e transmetimit, që kur është themeluar, vazhdon të jetë lider në industrinë IPTV/OTT. Industria e inovacionit, e zhvillimit të softuerëve dhe ajo e platformave të shumta, duke përfshirë edhe shërbimin për klientë, janë vetëm disa nga fushat me të cilat operon kjo kompani" thuhet në statusin zyrtar të kësaj konsullate.

Image
Pamje nga vizita

“TVALB”, si njëra prej platformave IPTV e “Setplex”, është transmetuesi më i madh televiziv, i cili përfshin kanalet televizive të të gjitha trojeve shqiptare, duke operuar në SHBA dhe në Evropë.

Vëllezërit Dreshaj janë vetëm një nga shembujt e shumtë të storieve të suksesit të shqiptarëve në këtë pjesë të botës, thotë pas kësaj vizite Ambasadori Frymezim Isufaj, Konsull i Përgjithshm i Republikës së Kosovës në New York.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat