Ky është 26-vjeçari nga Kosova që vdiq në aksidentin tragjik në Amerikë

Amerika

Ky është 26-vjeçari nga Kosova që vdiq në aksidentin tragjik në Amerikë

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 21:02
Kreshnik Kajtazaj

Një ngjarje rrugore i ka marrë jetën një shqiptari në Amerikë.

Bëhet fjalë për Kreshnik Kajtazaj, 26-vjeç, me origjinë nga Kosova, i cili ka humbur jetën sot rreth orës 12:15 (me orën lokale), në Morris Park Avenue.

Në vendngjarje, policia thotë se ka pikasur një shofer 26-vjeçar me lëndime të rënda në kokë dhe një pasagjer mashkull 24-vjeçar me lëndime të rënda në kraharor.

Mediat lokale raportojnë se ata po udhëtonin me një Mercedes Benz ML320 të vitit 1998.

Ata po udhëtonin me shpejtësi të lartë në Morris Park Avenue, thotë policia, kur shoferi nuk arriti të kthehej siç duhet në rrugë dhe automjeti mori para një shtyllë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat