Në Qendrën e të Rinjëve Shqiptar në Greenwich u shfaq Monodrama për fëmijë “Planeti i Gjelbër”

Amerika

Në Qendrën e të Rinjëve Shqiptar në Greenwich u shfaq Monodrama për fëmijë “Planeti i Gjelbër”

Nga: Beqir Sina Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 16:44
Në Qendrën e të Rinjëve Shqiptar në Greenwich u shfaq Monodrama për fëmijë “Planeti i Gjelbër”

"Atje ku dielli shkëlqen, doktori nuk vjen. Fëmijët janë shumë të dhënë pas teatrit andaj le te mblidhemi ne ketë shfaqje për fëmijët tanë në diasporë sa më shpejt" thotë regjisori dhe aktori Kosova, ne SHBA, Diar Xani.

Greenwich Connecticut, Në qendrën e te rinjëve shqiptare "Albanian Youth Center", në Greenwich Connecticut, në kuadër të festave të fund-vitit Krishtlindje dhe Vitin e ri, u shfaq Monodrama për fëmijë e titulluar “Planeti i Gjelber”, me autore Arife M. Haliti, Regjia dhe Loja Diar Xani. Këtë projekt për fëmijët shqiptar në SHBA, e ka financuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe sportit së Republikës së Kosovës, mesojë gazeta jone.

Ndersa, O.J.Q. "ON-art" e cila organizojë këtë shfaqje për fëmijë, pas shfaqjes falenderon këtë bashkëpunim me "Albanian Youth Center" ne Greenwich - Connecticut, filantropistin e njohur z. Richard Lukaj dhe stafin te kesaj qendre.

"Atje ku dielli shkëlqen, doktori nuk vjen. Fëmijët janë shumë të dhënë pas teatrit andaj le te mblidhemi në këtë shfaqje për fëmijët tanë në diasporë sa më shpejt" thote regjisori dhe aktori Kosova, ne SHBA, Diar Xani.

Shfaqja e titulluar “Planeti I Gjelber”, me autore Arife Haliti, Regjisor dhe aktron Diar Xani, e mbajtur në dy termine si premier me shtunën ( date 12.18.2021) në hapësirat e Qendrës Kulturore ne Greenwich Connecticut, nën organizimin e Albanian Youth Center në krye te z. Richard Lukaj dhe stafit profesional te kesajqendre, do te shfaqet shume shpejt edhe per femijet e shkolles shqipe ne Qendren Kulturore Shqiptare ne Riverdale NJ, ne kuader te Krishtlindjes dhe Viti te ri.

"Shfaqja tani me do te shfaqet te merkuren me date 12.22.2021 ne New Jersey, ne qendren kulturore Albanian Cultural Center ne Riverdale New Jersey, ne bashkpunim me kryetarin e kesaj qendre z. Astrit Zhaku. Pas kesaj jam ne bisedime qe edhe ne muajn shkurt te vitit që do vie me e vazhdue me reprizat pasi qetani do te fillojnë edhe festat e fund vitit dhe eëhtë e pamundur me vazhduar për momentin" u shreh Diar Xani pas shfaqjes ne ne Qendren Kulturore per Femije ne Greenwich - Connecticut .

Kurse, realizimi i këtij projekti artistik këtu në SHBA, erdhi si rezultat i punës së regjisorit dhe aktorit Diar Xani me organizatën O.J.Q. ON-art, projektin financiarisht e ka mbështetur Ministria e Kultures, Rinis dhe Sportit te Republikes se Kosoves.

Shfaqja e titulluar “Planeti I Gjelber”, është zhanrrit Monodrame, që luhet me një aktor dhe shumicën e gjërave regjisiori i saj, eshte dashur ti beje vete por edhe me ndihmen artistike te disa kolegve per te cilet ai thote se kam pasur shume konsultime.

Pra Regjine dhe lojen si aktor i ka bere Diar Xani. Ndersa, tekstin e saj e ka shkruar dramaturge Arife Haliti.

Sinopisisi:

Ideja dhe qëllimi i dramës për fëmije "Planeti i gjelbër"

Planeti toke çdo ditë e më shumë po përballet me ngrohjen globale. Edhe pse vetëdijshëm për këtë, asnjëherë nuk janë marre masa konkrete qe një gjë e tille te këtë zgjidhje të përhershme.

Ajri i ndotur, tymi, djegiet e ndryshme te cilat shkaktohen nga vete njeriu, ka ndikuar qe shëndeti ynë të vihet në rrezik.

Shumica e njerëzve si pasojë e ajrit të ndotur vuajnë nga sëmundjet e organeve të frymëmarrjes, përkatësisht te mushkërive.

Prandaj, ideja dhe qëllimi i kësaj drame është thirrje për sensibilizim të të gjithë njerëzimit, pa marre parasysh moshën, gjininë, përgatitjen intelektuale dhe përkatësitë tjera identitare që të kujdesemi për ambientin ku jetojmë dhe veprojmë.

Kjo ide përçohet nga personazhi e dramës i cili si mision e tij human ka marre përsipër t'i prezantoj demet e cilat ia shkakton ajri i ndotur planetit tone, dhe te gjejë zgjidhje dhe mënyra qe një gjë e tille të hiqet apo edhe të reduktohet, ashtu që i gjithë njerëzimi të jetoj në një ambient me te pastër ku e gjelbër është kryefjala e çdo mjedisi i cili na rrethon.

Talenti dhe imigjinata ne shfaqjen “Planeti i Gjelber” per femijet e shqiptarve ne Amerike:

Fëmijët shqiptar kur shohin shfaqjen e parë e këtij zhanrri artistik mendohet se aty vrehet edhe talenti edhe imagjinata e tyre. "Ata shfaqjen e shohin me sy të drejt dhe e kuptojnë shumë drejt. Pra ata nuk mund ti gënjesh. Prandaj ne si profesionist, thotë regjisori e aktori Diar Xani, "kemi kujdes se sa herë që bëjmë diqka për fëmijë, duhet të mendojmë shumë se si do te duket sepse ata nuk mashtrohen, ata e gjykojnë drejt të gjithë ngjarjen se cka shohin"

Image
Image
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat