Policja shqiptare i bën twerk kolegut të saj, më pas pendohet dhe i shkruan gruas së tij

Amerika

Policja shqiptare i bën twerk kolegut të saj, më pas pendohet dhe i shkruan gruas së tij

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Policja me prejardhje shqiptare Vera Mekuli, e cila punon në New York i ka bërë një Twerk kolegut të saj togerit Nick McGarry.

Kjo ka ndodhur gjatë një feste më 15 dhjetor. Disa ditë pas kësaj 26 vjeçarja i ka kërkuar falje gruas së kolegut.

Ajo tha se prej asaj dite nuk ka folur me togerin dhe nuk ka qenë e qetë.

Mekuli theksoi se nuk ka dalur në punë dhe se ka punuar nga shtëpia, raporton TMZ.

Policja shtoi se kolegët e saj policë në stacion kanë qenë mjaft të kuptueshëm, duke e lejuar atë të punojë nga shtëpia.

“Dua t’i kërkoj falje bashkëshortes së togerit, vërtetë më vjen keq. Shpresoj të mos ketë shkaktuar ajo ngjarje shumë dëm në martesën e juaj apo në jetën e juaj personale. E di se duket keq dhe nuk duhej të ndodhte. Unë vërtetë nuk e dija për martesën tuaj”.

Kërcimi ndodhi javën e kaluar në një bar.

Policja i kishte vetëm katër muaj që punonte në Kombinatin 44 para ngjarjes.

Ajo thotë se nuk e kishte idenë se togeri ishte i martuar.

Vera Mekuli tha se ndihet shumë e turpëruar sa nuk ka dalë nga shtëpia që nga publikimi i videos.

As Vera dhe as kolegu i saj nuk përballen me ndonjë akuzë disiplinore.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat