Letër e hapur, drejtuar OKB, UE dhe SHBA - Presidentit Joe Biden

Amerika

Letër e hapur, drejtuar OKB, UE dhe SHBA - Presidentit Joe Biden

Nga: Bahri Ramadani Më: 6 janar 2022 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Ju lutemi për konsideratë. Kjo letër nuk është zëri i një individi apo grupi individësh. Është zëri i Mërgatës shqiptare gjithandej botës – Amerika Veriore, Europa, Australia dhe gjetiu.

Falë padrejtësive historike ndaj popullit shqipëtar, mërgimi ka marrë përmasa jashtëzakonisht të mëdha.

Nuk disponojmë me numrin e saktë por, me siguri, fjala është për 2 deri 3 milionë a më shumë shqipëtarë në mërgim! Duke parë situatën aktuale, si situatë që kërkon zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë e që nuk është e lehtë, ne Mërgata Shqiptare në Botë, shprehim indinjatën dhe shqetësimet tona të arësyeshme, që, çështja gjithëshqiptare me shekuj e pazgjidhur, e në theks të veçantë çështja e Kosovës si shtet i pavarur dhe Sovran, i njohur ndërkombëtarisht nga më shumë se 115 shtete të botës, si dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Stërzgjatja e bisedimeve Kosovë -Serbi, është favorizuese për vet agresorin, njëherit dhe nënshkrimet e ca marrëveshjeve nga persona të palës së Republikës së Kosovës, duke pasur veprimtari të dyshuara në të kaluarën, kanë pasur edhe oferta lehtësuese nga ndërmjetësues të BE, po edhe individë nga SHBA, vetëm që të arrihet ajo çka agresori kishte pikësynim, prandaj tani, me ndërrimin e figurave të palëve biseduese, ritmi është i ngadalësuar, sepse s`mund të realizohen marrëveshje, të cilat dëmtojnë shtetësinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

BE, OKB dhe SHBA në bashkëveprim të ndërsjelltë, urojmë të pastrojnë forumet ku zhvillohen bisedimet nga elemente te cilat kishin lidhshmëri mes veti për të favorizuar marrëveshje tejet të dëmshme për Republikën e Kosovës, njëherit dhe të ushtrohet trysni në Serbi, e cila deklarohet se “kurrë s`do e njohin Pavarësinë e Kosovës”.

Është evidente se me veprime të gjertanishme, siguria rajonale është e rrezikuar, pikërisht nga Serbia agresore.

E para,

Ta shtrini autoritetin e juaj në zgjidhjen e drejtë e të qëndrueshme të çështjes së Kosovës në raport më Serbinë me ndërmjetësim korrekt dhe të paanshëm, që Kosova dhe Serbia të njihen nga njëra-tjetra si dy shtete të barabarta, duke u njohur Kosova shtet i pavarur dhe sovrane në tërë territorin e saj të vitit 1974, të pranuar ndërkombëtarisht dhe me Kushtetutën e ish RSFJ të vitit 1974. Aty ku janë faktet, fjalet dhe negociatat janë të tepërta dhe të panevojshme. Janë vetëm humbje kohe dhe si të tilla janë të dështueshme. Sipas Kushtetutës së ish RSFJ-së e viti 1974, Kosova kishte këtë pozitë Kushtetute: 3.1 Kosova ishte pjesë përberëse e Federatës se ish Jugosllavisë dhe jo e Republikës së Serbisë (neni 1 e 2 i Kushtetutës); 3.2 Kosova kishte territorin dhe kufijtë e vetë, të cilët nuk mund të ndryshoheshin pa pëlqimin e popullit të saj me shumicë shqiptare mbi 95 përqind (neni 5); 3.6.

Me këtë Kushtetutë ishte përcaktuar edhe barazia e kombeve (kombit shumicë shqiptare, dhe kombësive tjera si pakica, siç ishin: serbët, romët, boshnjakët, kroatët, dhe të tjerë (neni 245). 3.20.

Kosova kishte pozitë të barabartë më ish republikat në çështjën e ndryshimit të Kushtetutës së ish Jugosllavisë (neni 398,399, dhe neni 402, paragrafi 2).

E dyta,

Serbia t`i kërkojë falje popullit të pafajshëm shqiptar për luftën, dëmet në njerëz dhe në të mira materiale - kapitale si dhe dëmshpërblim.

E treta,

Gjetjen dhe kethimin e të zhdukurve pa gjurmë dhe nishan nga i pari e deri tek i fundit,

E katërta,

Bashkësia ndërkombëtare t`i ushtrojë padi Serbisë për gjenocid, krimet kundër njerëzimit që u shkaktoi popujve jo sllav të ish Republikave të ish Jugosllavisë si: Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe në fund edhe Kosovës.

E pesta,

Nëse jo, Serbia të shpallet faktor destabilizues ndërkombëtarisht jo vetem në Ballkan, por edhe me gjerë.

E gjashta,

Kërkojmë, që në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim të mos bisedohet lidhur më sovranitetin territorial të Kosovës e as për ndonjë kompromis qoftë edhe me i vogli.

Bisedimet rreth asociacionit të ashtuquajtur të komunave më shumicë serbe as që të bëhet fjalë. Ato janë të rregulluara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe si të tilla, janë në kundërshtim të plotë më të.

E shtata,

Kërkojmë nga BE që dy perfaqësuesit e BE, të caktuar si ndrëmjetësues në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, z. Borell dhe z. Lajçak, të shqyrtohet mundësia e largimit të tyre nga përfaqësimi - ndërmjetësimi në bisedime mes Kosovës dhe Serbisë sepse :

Janë të padëshiruar nga momenti kur ata janë shfaqur të njëanëshem dhe miq tradicional të Serbisë.

Pastaj, ajo çka është e rëndësishme për ta cekur, ata që të dy vijnë nga dy shtete që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Si mund të zhvillohen dhe ndërmjetësohen bisedimet mës Kososvës dhe Serbisë me personalitete të tilla dhe të dyshuimta? Zotëri të nderuar dhe shkelçësia e juaj:

Asnjëhërë gjatë historisë nuk ka ndodhur që krimineli të shndërrohet në viktimë. Së paku deri në këto 20 vitet e fundit. Nëse vërtet Bashkimi Evropian dëshiron dhe e ka vullnetin e mirë të kultivojë demokraci të mirëfilltë duhet ndërruar kursin karshi Kosovës si viktimë që është.

Nuk mund të ketë Evropë demokratike dhe nuk mund të bashkohet ajo me popuj të robëruar e të ndarë në 5 shtete dhe që kufizohen me vetëveten siç janë Kosova, Kosova Lindore, shqiptaret e Maqedonisë së Veriut, shqiptaret e Malit Zi dhe ata të Sanxhakut, pa përfshirë edhe ata në Greqi. Sepse, populli shqiptar është në trojet e veta etnike dhe kanë një gjak, një gjuhë, një kulturë dhe një traditë e një histori. Kanë një gjen, një ADN.

Edhe sa Memorandume, Elaborate, Programe serbe duhet të bëhen për shfarosjen e shqiptarëve për të reaguar Bashkësia Ndërkombëtare, e në veçanti Evropa demokratike?

Edhe sa eksode të shqiptarëve ju duhen nga Serbia?

Ishin shumë, por kjo e fundit ishte e planifikuar, e elaboruar dhe e ekzekutuar në mënyrën më të vrazhdë të mundshme për shfarosje të shiptarëve autoktonë në trojet e veta nën parullën - slloganin serb “Toka e djegur” dhe “Patkoi”.

Andaj zotërinj, shqiptarët nuk kanë çka të japin më shumë se ç`kanë dhënë.

Sa më larg duart nga kompromiset dhe trysnitë për kompromise nga ana e shqiptarëve të Kosovës. Nuk ka Evropë të Bashkuar pa shqiptarë të bashkuar. Nuk ka popuj demokratikë pa u vetëdemokratozuar Evropa, Nuk ka Evropë të bashkuar me popuj të ndarë në pesë- gjashtë shtete të Ballkanit dhe të robëruar.

Nuk ka Evropë të qytetëruar pa e mbeshtetur viktimën dhe dënuar kriminelin.

Duke shpresuar se kjo letër do të pranohet dhe shqyrtohet drejtë,

Më 3 janar 2022

NEW YORK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat