Zjarri i madh në një ndërtesë në Bronx lë 19 persona të vdekur, duke përfshirë 9 fëmijë, thonë zyrtarët

Amerika

Zjarri i madh në një ndërtesë në Bronx lë 19 persona të vdekur, duke përfshirë 9 fëmijë, thonë zyrtarët

Nga: Beqir Sina, New York Më: 9 janar 2022 Në ora: 23:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Burime anonime i thanë Televizionit të Shqiptarve të Amerikës  ALBTVUSA se mund të konfirmojmë se nuk ka asnjë familje shqiptare të prekur nga zjarri tragjik.

Pallati ne East 181 Street është ndërtesë e komplekseve të ndërtesave shtetrore me qira (rent control- shelter & project comercial) zakonisht përdoren për të varfërit , ata që nuk kan të ardhura të mjaftueshme” kështu  tha ai “deri tani nuk kemi dëgjuar të ketë familje shqiptare nëpër këto komplekse ndërtesash” tha për ALBTVUSA një burim me njohuri të drejtpërdrejta nga vendngjarja.

Në një breaking news të gjitha televizionet e qyetit lajmëruan se sot pasdite një zjarr i madh ra në një ndërtesë banimi në Bronx në New York City, duke lënë të paktën deri tani 19 të vdekur, deklaroi kryebashkiaku i ri i New Yorkut Eric Adams.

Ndërsa duke përditësuar detajet nga tragjedia gazetarët nga vend ngjarja raportuan se nëntë prej 19 viktimave janë fëmijë.

Nga zjarri që përfshiu disa apartamente 32 njerëz u dërguan në spitalet për rreth  me kushte kërcënuese për jetën, tha më herët të dielën komisioneri i FDNY Daniel Nigro, duke shtuar se numeri i të lënduarve i kalon 63 persona.

Mbetet e paqartë se çfarë ka qenë shkaku që e filloi zjarrin, por nuk besohet të jetë e dyshimt” tha Nigro.

"Ky është një moment i tmerrshëm, i tmerrshëm, i dhimbshëm për qytetin e Nju Jorkut dhe ndikimi i këtij zjarri do të sjellë vërtet një nivel dhimbjeje dhe dëshpërimi në qytetin tonë," tha Adams.

Rreth 200 anëtarë të Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut ishin në skenën e zjarrit në ndërtesën 19-katëshe në 333 East 181st Street. Zjarri filloi pak para orës 11 të mëngjesit në një apartament dupleks në katin e 2-të dhe të 3-të të ndërtesës dhe është “rrëzuar”, tha FDNY.

Dera e banesës u la e hapur dhe më pas tymi u përhap në çdo kat të ndërtesës, tha ai.

Zjarrfikësit u pritën nga "tymi shumë i fortë, zjarr shumë i fortë" në korridoret.

Viktimat u gjetën në shkallët në çdo kat të ndërtesës, shumë prej tyre në arrest kardiak,” në atë që Nigro tha se mund të ishte një humbje jete e paprecedentë, “Lëndimet ishin kryesisht nga thithja e tymit,”tha ai.

FDNY postoi disa imazhe të skenës që tregonin shkallët që shtriheshin në dritaret e apartamenteve si dhe një numër xhamash të thyer.

"Ky do të jetë një nga zjarret më të këqija që kemi parë gjatë kohëve moderne këtu në qytetin e Nju Jorkut," tha Adams.

"Jam e tmerruar nga zjarri shkatërrues në Bronx sot," tha guvernatori i Nju Jorkut Kathy Hochul në Twitter. "Zemra ime është me të dashurit e të gjithë atyre që kemi humbur tragjikisht, me të gjithë ata të prekur dhe me zjarrfikësit tanë heroikë të FDNY. I gjithë shteti i Nju Jorkut qëndron me qytetin e Nju Jorkut. “ tha guvernatorja e shtetit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat