Lokali në Brooklyn, ku emigrantët shqiptarë sjellin pak aromë dhe shije vendlindjeje

Amerika

Lokali në Brooklyn, ku emigrantët shqiptarë sjellin pak aromë dhe shije vendlindjeje

Nga: Beqir Sina - Brooklyn NYC Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 20:03
"Arbëria" Grill & Cafe - në Brooklyn

"Arbëria" Grill & Cafe - në Brooklyn, lokali ku emigrantët shqiptarë (djemte e Hasit & Gjakovës) të këtij biznesi sjellin pak aromë dhe shije vendlindje.

Bizneset e vogla në pronësi të emigrantëve përbëjnë 48% të rreth 220,000 bizneseve të vogla të qytetit të Nju Jorkut, thonë statistikat e Bashkisë së qytetit për bizneset. 

Duke shtuar se bisneset e emigrantve në qytetin e Nju Jorkut, punësojnë gati gjysmë milioni njujorkezë, dhe kontribuojnë me 195 miliardë dollarë në produktin e brendshëm bruto të qytetit (GDP) çdo vit. 

Image
"Arbëria" Grill & Cafe - në Brooklyn

Këto biznese janë kryesisht brenda komuniteteve të tyre, lagjet e njohura të emingrantëve- veçanërisht në dy anët e rrugve ku janë instaluar korridoret tregtare të dendura nga emigrantët, në Manhattan(NY) Brooklyn, Queens, Staten Island dhe Bronx . Ato jo vetëm ofrojnë mallra dhe shërbime të rëndësishme tregtare, por edhe sjellin kulturën e tyre, nga vijnë dhe krijonë  një hapësirë ​​të këndëshme për bashkëkombasit e tyre, që i frekuentojnë edhe si pika  takimi, dhe që të mblidhen për “një kafe” (shprehje e zakoshme e shqiptareve).

Në Manhattan(NY), Brooklyn, Queens, Staten Island dhe Bronx, më shumë se gjysma e bizneseve shqiptare, qartazi i përkasin kategorizimit biznes i vogël dhe janë të vendosura në korridoret tregatare të bizneseve, shumë afër me lagjet ku më së shumti jetojnë e punojnë familiet shqiptare.

Çdo njeri nga bizneset shqiptare ka zgjedhur vendet ku jetojnë më së shumti shqiptarë. Ndërsa, Brooklyni, Bronxi, dhe Queensi, dallohet pas lidhjeve shumëvjeçare të emigrantve shqiptar me këto tre lagje, me llojin e saj specifik të diversitetit dhe komunitetit. 

Lagjet e emigrantve në Brooklyn, Queens, Staten Island dhe Bronx, dikur të njohura vetem për emigrantët e saj kryesisht ata aziatik, latinë, rusë, hebrejë, polak, grekë dhe italianë, sot kan "xhepa" më të rinj kulturorë, me biznese të vogla nga Bangladeshi, Bosnja, Brazili dhe Lindja e Mesme, natyrisht edhe Shqiptarët (Shqiperia, Kosova dhe trojet shqiptare). 

Biznesset e shqiptarve janë aq shumë, dhe, të suksesshem, në New York City, sa janë bërë me plot gojen edhe "mbretërit" e bizneseve të vogla, në tre dekadat e fundit, ku secili sot konkurron edhe për një terren  në Amerikë.

Image
"Arbëria" Grill & Cafe - në Brooklyn

Biznesset e vogla të shqiptarve janë bërë vend-takime për komunitetin e emigrantëve shqiptar, dhe fenerë të kulturës, suksesit ku pasuria e disa per tyre nuk njeh kufij.

Për shumë prej këtyre pronarëve emigrantë restorantesh, rendja e tyre pas ëndrrës amerikane, natyrisht që ka qenë e rëndë me sfida të cilat janë elementare për çdo emigrant, në lidhje me gjuhën, aksesin në kapital, burokracinë, statusin e imigracionit dhe, fillimet jetes amerikane si emigrant.

Mirëpo, Imagjinoni ku do të ishim ne shqiptarët pa këto biznese! Pa këto restorantet e pronareve shqiptare. Ato për fat të mirë janë vazhdimisht në rritje dhe i gjen në çdo cep të New Yorkut.

Pa ata(suksesin e tyre) shumë pak ose as pak do të njifeshim te amerikanët dhe të huajt që frekuentojnë restorantet e shqiptarve. Vet komuniteti shqiptar do të humbiste hapësira të çmuara për t'u ndjerë si në shtëpinë e tyre, dhe për të komunikuar me bashkatdhetarët me përvoja, zakone dhe vlera të përbashkëta. 

Përtej kësaj, shqiptarët do të ishin jashtë çdo komuniteti, do të privoheshin nga ajo që e bën qytetin New Yorkut, kaq unik dhe kaq spektakolar. Këto biznese sado të vogla janë ato që i japin qytetit të Nju Jorkut atë diversitetin e tij të gjallë dhe të pashembullt.

 "Arbëria" Grill & Cafe - në Brooklyn

Dhe, kur jemi të bizneset e vogla me siguri ju që i keni frekuentuar kudo keni gjetë shtëpinë, rehatinë ose kulturën shqiptare. 

Njeri prej të shumtëve është edhe këtu në Brooklyn, është biznesi familjar: "Arbëria" Grill & Cafe 

 Arbëria - me pronar djemt e Hasit dhe Gjakovës,(Arberia · 2325 65th St. Brooklyn, NY 11204. Bensonhurst.), duket se janë edhe ata pjesë e biznesesve shqiptare që të sjellin pak aromë vendlindje me ushqimet e tyre, edhe në këtë lagje të vjetër shqiptarësh. 

Bruklinin që ka edhe numërin më të madh të biznesve të vogla shqiptare, Pizzeri, klubeve shqiptare, Kafe Bar&Grill, Restorante , dhe (Grocery)shitore të artikujve mallrave të ndryshëme, vetem shqiptare. 

Vizita ose frekuentimi në njërin prej bizneseve që më bëri përshtypje, ose si i themi ne shqiptarët "më çau hundën" nga era e mishit të pjekur në zgar, qebabpve, qofteve, peskavicës, dhe byrekut tradicional shqiptar, ëmbëlsirave me shërbet,e tjer, ishte dhe njëri prej biznesve të vogla, ose biznesit familjar, në Brooklyn: "Arbëria" Grill & Cafe - 

Kështu që "Arbëria" Grill & Cafe, është pikërisht njëri prej atyre biznesve shqiptare që thirren "ëndrra amerikane" e emigrantve shqiptar, të cilët patën fatin t'a realizojnë ëndrrën për sa i përket jetës së tyre. 

Ky është Restorant i ushqimit të shpejtë për të provuar kuzhinën e shijshme shtëpiake ballkanike/shqiptare!, për të cilin në ueb-faqen e biznesit të saj (https://arberia.business.site) shqiptaret shkruajne:

"Kam vizituar shumë vende me kuzhina të ndryshme, veçanërisht për mëngjes dhe është e vështirë të gjesh një vend ku të ndihesh i kënaqur pas një vakti. Këta djem në kuzhinë janë thjesht të mrekullueshëm!! Megjithëse nuk kanë menu mëngjesi në menunë e tyre, ata e bënë atë për mua kur e pyeta nëse e kishin. Ishte e shijshme!! Betohem se është thjesht perfekt! Nëse ju pëlqejnë gjërat me mish dhe jo vegan, shkoni atje, do ta shijoni dhe faleminderit djema! Unë jam klient i rregullti juaj! Unë jam gati të vij për drekë dhe darkë në mëngjes. Mendoj se është biznes familjar? Thjesht mendoje  sepse e shoh që e doni shumë punën tuaj!

"Gjetje e madhe! Rastësisht e gjeta këtë vend dhe tani jamë natyrisht një klient i shpeshtë! Ushqimi është i shijshëm dhe i shkëlqyeshëm! Byreku dhe kofte me spinaq janë të preferuarat e mia dhe tres-leche është embelsira më i mirë që kam ngrënë, seriozisht! Stafi është shumë miqësor dhe është gjithmonë e këndshme të shkosh atje. Shkoni në "Arbëria" Grill & Cafe - në Brooklyn, the nuk do të pendoheni!"

"Ushqim i shijshëm. Çevapi më i mirë dhe Pleskavica në NYC. Bureku ishte i mrekullueshëm. Unë ndjeva shijen e mrekullueshe të byrekut me spinaq që ishte përzier me rikota dhe djathë feta. Staf miqësor dhe i respektueshëm. Patjetër që do të rikthehem !!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat