New York/Bronx: Komuniteti shqiptar në protestë: “Po bllokohet riemërtimi i rrugës për nder të Fan Nolit”

Amerika

New York/Bronx: Komuniteti shqiptar në protestë: “Po bllokohet riemërtimi i rrugës për nder të Fan Nolit”

Beqir Syna, New York Nga Beqir Syna, New York Më 25 shkurt 2022 Në ora: 15:23
Fan Noli për shqiptarët shpërndan kudo një mesazh tepër të ndjeshëm për shqiptaro-amerikanët.

Komuniteti shqiptar në Bronks të New York-ut, ka protestë, për nesër( e shtunë 26 Mars), pasi shkas është bërë simbas organizatorve, një vendim që nuk po u lejon që të emërtojnë një rrugë në lagjen Morris Park, në Bronx, me emrin e Fan Nolit, ish-kryeministrit dhe bashkëthemeluesit të shoqatës “Vatra”.

Image
Mark Gjonaj

Protesta është thirur nëpeërmjet rrjeteve sociale të shqiptarve për neser të Shtunën (26 Shkurt ora 1PM) dhe qëllimi i saj simbas disa burimeve shqiptare në këtë organizim është të kundërshtojë një vendim të Këshilltares Marjorie Velazquez, për ri-emrimin e një segmenti rruge në qytetin Bronxit.

Për këtë reagim të shqiptarve në Bronx -New York, shkruajti edhe konservativja e njohur njujorkeze, “New York Post “ e cila ka mësuar burimet e saj se është anëtarja e re Këshillit Bashkiak Marjorie Velazquez, ajo po bllokon emërtimin e kësaj rruge në ndër të Fan Nolit.

 

“Ajo e ka bllokuar kërkesën e drejtuar nga qytetarët shqiptaro-amerikanë” kanë deklaruar disa të pyetur në lagjen ku ishte planifikuar të riemertohej rruga, për shtypin lokal.

Nisur nga kjo

Image
Disa aktivistë shqiptarë të thirur nëpërmjet rrjeteve sociale kanë bërë të ditur se synojnë të ngrihen në protesta

 

, për të kërkuar që të çojnë në vend vendimin që Këshilli i Bashkisë së qytetit të New Yorkut, miratoi një ligj dhjetorin e kaluar, me mbështetjen e ish-këshilltarit Mark Gjonaj, kur miratoi riemërtimin e segmentit të rrugës me emrin e ikonës shqiptare në diasporë, Fan Nolit.

Por, këshilltarja e re Velazquez, e cila i “mori” vendin në zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit të kaluar këshilltarit Mark Gjonaj, (edhe ai nga partia demokrate), thuhet se më parë se të merrte këtë vendim të paktën ajo zyrtarisht duhet të paraqesë një kërkesë në Departamentin e Transportit të qytetit, për të vendosur tabelën me emëritimin e ri të rrugës.

Gjë, që deri tash nuk e ka bërë këtë, i thanë gazetës në Bronx.

Madje gazeta "The New York Post", ka pyetur një aneëtare të këtij komuniteti, Ornela Beshirin, e cila është një banore e qytetit të Bronx-it me origjinë shqiptare, e cila ka pohuar se ky është diskriminim: " Këshilltarja,(Velazquez) po "shpërfill" komunitetin shqiptaro-amerikan këtu. Nuk e di se çfarë ka ajo në mendjen e e saj .Por, ajo(Marjorie Velazquez), nuk po e përfaqëson komunitetin shqiptaro-amerikan në mënyrën e duhur, atë që e meritojnë shqiptarët”.

Image
Emërimi aktual i rrugës

Po ashtu këshilltarja Majorie Velazquez, ka reaguar në shtypin lokal mbasi ka parë reagimin e shqiptarve për protestë.

Ajo ka thënë se hedh poshtë idenë se nuk po “bëjë” asgjë në ri-vendosjen e emrimit të rrugës, dhe pretendon se :

Bashkëemërimet e rrugëve të këshillit zakonisht ndodhin në muajt e ngrohtë, kështu që ne mund të organizojmë një ngjarje të tillë në natyrë, që të kremtojnë kulturën e organizatës sponsorizuese".

Velazquez, simbas shqiptarve që banojnë në Bronx, po e përdor “politikisht” reagimin e saj, në mënyrën alternative, duke bërë simbas tyre “lojra fjalësh” se gjoja kërkesa për riemërtimin e rrugës erdhi me shumë “vonesë” dhe duhet zgjedhur sesioni, sikur do të shkohet në plazh.

Madje, simbas shqiptarve ajo nuk është konsultuar fare me komunitetin shqiptar në distriktin që ajo mbulon, duke mohuar se po shkelte të drejtat e zgjedhësve shqiptarë, në Distriktin 11-të në Bronx.

Këshilltaria Marjorie Velazquez, duket se po mundohet të justifikojë “gabimin” e saj me komunitetin shqiptarë, në Bronx, edhe në një komunitet që janë shumë të ndjeshëm me çështje kombëtare, duke deklaruar për shtypin lokal se :

“ Ky emërtim është iniciuar nga paraardhësi ynë( aludon për ish këshilltarin Gjonaj, kolegut që ajo ja mori vendin vitin e kaluar), dhe, ne po sigurojmë një tranzicion të qetë. Mezi presim të organizojmë një veprimtari, që do të nderojë kontributet e shumta që komuniteti shqiptar ka dhënë për qytetin tonë”, ka thënë ajo.

 

Gjonaj, ish-këshilltari i Bashkisë, e ka quajtur Fan Nolin një hero, një ikonë, dhe figurë emblematike e diasporës shqiptare në Amerikë:

”Të hiqet ky moment krenarie kulturore dhe të kapet pas politikës është një “pordhosje” e pajustifikueshme e çdo zyrtari në këtë bashki. Mbasi Fan Noli për shqiptarët shpërndan kudo një mesazh tepër të ndjeshëm për shqiptaro-amerikanët. Të cilët kontribuojnë aq shumë për qytetin tonë, sa nuk kanë të “shpërblyer” në këtë qytet që është krenar me komunitetin shqiptar”, pohon ish zyrtari i Bashkisë së New Yorkut, që i shërbeu vet me shumë zell, përgjegjësi e përkushtim New Yorkut, për më shumë se një dekadë,në zyrat e larta.

Image
Një rrugë në Bronx

Me sa duket i befasur me këtë që po ndodh me shqiptarët, ka qenë në dekleratën e tij, edhe një mik i shqiptarve në New York, pikërisht anëtari i Asamblesë së New York-ut Michael Benedetto, i cili përfaqëson zonën e Morris Park, ku jeton dhe punon komuniteti më i madh i Shqiptar, në qytetin e Bronxit.

Ai ka dalë në krah të shqiptarve, duke thënë se është për të ardhur keq që riemërtimi i rrugëve nuk po bëhet:“Do të ishte një gjë e mrekullueshme për komunitetin shqiptaro-amerikan. Nuk e di pse ka një pengesë”, thotë Benedetto.

Megjithatë, tani që gjithëçka duket e përfunduar Qyteti i Bronxit të shtunën(pra neser) do të përballet me protestën e shqiptarve , pasi këshilltarja e re me origjinë portorikene, Majorie Velazques mësohet se bllokoi riemërtimin e rrugës për ikonën shqiptare Fan Noli

Image
Flamuri i Shqipërisë dhe ai i SHBA-së

Protesta do të mbahet (e Shtunën 26 Shkurt ora 1PM), pikërisht ditën që Federata PanShqiptare Vatra, po zhvillon konventën e saj dyvjeçare në zonën e Morris Park, te “Qendra e Mirëqenies “Illyria Communty”, Jacobi Hospital, në Pelham Parkway Bronx NY, -  në cep të rrugës Morris Park Avenue dhe Tenbroeck Avenue, përkatësisht aty ku ishte në plan që të zbulohej shenja e sinjalistikes emërtimi i rrugës "Fan Noli Way”, me një emrim të veçantë për Shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat