Diaspora shqiptare në Amerikë apel për bashkim të të gjithë shqiptarëve në zgjedhjet për Komunën e Ulqinit

Amerika

Diaspora shqiptare në Amerikë apel për bashkim të të gjithë shqiptarëve në zgjedhjet për Komunën e Ulqinit

Nga: Beqir Sina Më: 26 mars 2022 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Të dashur vëllezër e motra, bashkëqytetarë të Ulqinit

Të nderuar anëtar të spektrit politik shqiptar në Ulqin

Si kurrë më parë po e përcjellim me vëmendje të posaçme procesin zgjedhor në Komunën e Ulqinit.

Duke patur në mendje rëndësinë historike, kulturore, politike dhe ekonomike të komunës së Ulqinit për shqiptarët në Mal të Zi e jo vetëm, vullneti i shumicës së banorëve të Ulqinit është që partitë nacionale shqiptare do të duheshin të garonin në një platformë politike unike dhe të bashkuar në këtë fazë shumë të rëndësishme zgjedhore.

Edhe këtë radhë politikanët shqiptarë në Ulqin nuk e morën parasysh dëshirën e elektoratit por vazhduan me avazin e vjetër duke e ndarë votën shqiptare në koalicione të ndryshme jo në favor të votuesve shqiptarë që ata përfaqësojnë por vetëm për pozita dhe përfitime personale.

Flitet, pak edhe me të drejtë se shqiptarët në diasporë nuk mund të vendosin për fatin e bashkëvendasve tanë në vendlindje deri sa ata jetojnë jashtë vendit, por është e pamundur të qëndrojmë indiferent ndaj keqpërdorimit të votës shqiptare nga elita politike shqiptare në Ulqin.

Mbase Mali i Zi nuk e bën të mundur që ne vullnetin tonë ta shprehim me anë të votës por ne na mbetet që të jemi kritik ndaj tyre dhe të shprehim pakënaqësinë tonë në këtë mënyrë. Është e pa pranueshme që të ndahet vota shqiptare, interesi shqiptar, e ardhmja e shqiptarëve në Ulqin.

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, këtë radhë entuziazmi i rinisë në këtë proces zgjedhor të jep shpresë për një të ardhme më të mirë, më të ndritur dhe më të begatë. Fakti se koalicionet parazgjedhore përbëhen nga dinosaur politik që në të kaluarën nuk kanë dhënë asnjë progres pozitiv për banorët e Ulqinit me rrethinë, ka gjasa se edhe ky “fillim i ri” do të mbetet vetëm zhgënjim i ri. Ju lutemi si vëllezër e motra: Vendosni të parin interesin e shqiptarëve tuaj, njerëzve tuaj, vendit ku ju dhe fëmijët tuaj projektoni ëndrrat dhe jetesën.

Pse duhet që shqiptarët të jenë ato që gjithmonë ndërtojnë ura për kombësitë e tjera ne rajon ndersa ato vetëm vendosin mure për shqiptarët?

Mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bën këtë apel të fortë te bashkëvendasit tanë: Votën tuaj hidheni te partitë nacionale shqiptare se vetëm aty mund të tregohet fuqia e votës sonë. Vota garanton të ardhmen tuaj, sigurinë tuaj, progresin e qytetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe politik.
Votoni për Ulqinin tonë historik dhe shumë të vlefshëm, për ju që punoni dhe jetoni aty, por edhe per ata që nuk pushuan kurrë duke i ndihmuar Ulqinit nga mërgata shqiptare në Amerikë e kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët.

Pjesë e Apelit:

Mark Gjonaj – Former NYC Council Member

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra

Albanian American Associacion Ulqini

Albanian American Community Associacion

Albanian American Council

Albanian American Common Sense Political Club

Albanian American Educators Associacion

Albanian American Humanitarian Foundation

Albanian American National Organization - AANO

Albanian American PAC

Albanian American Puka Community Associacion

Albanian American Writers Associacion

Albanian Business Network

Ansambli Folklorik Bashkimi Kombetar

APEN – Albanian Professional Entrepreneur Network

Albanian Community & resource center

AAACE

Bajraktari House Foundation

BashkeRia

Batalioni Atlantiku

Fondi Humanitar Trieshi

Fondacioni Humanitar shqiptaro-amerikan Trojet Tona

Fondacioni Plavë e Guci

Gazeta Dielli

Illyrian Business Organization

Komuniteti Hasan Prishtina Waterbury

Lukaj Foundation

Mother Teresa GolfOuting

Sons of Illyria – New York- New Jersey- Milwaukee

Shoqata Ana Malit

Shoqata Atdhetare Dibra

Shoqata Atdhetare Kraja

Shoqata Humanitare Open Hands Associacion

Shoqata Malesia e Madhe - New York

Shoqata Peja

Shoqata Rugova

Shoqata Shpresa

Shoqata Shqiptaro-Amerikane Skenderbej Inc

Apelit po i bashkohen nga momenti në moment edhe shumë organizata e shoqata shqiptare në të gjithë Amerikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat