New York/Bronx, u kremtua 111 vjetori i kryengritjes së Malësisë së Madhe

Amerika

New York/Bronx, u kremtua 111 vjetori i kryengritjes së Malësisë së Madhe

Nga: Beqir Sina Më: 5 prill 2022 Në ora: 06:47
New York/Bronx, u kremtua 111 vjetori i kryengritjes së Malësinë e Madhe

Kryengritja e Malësisë së Madhe, i parapriu shpalljes së Pavaresisë kombëtare, më 6 prill në Bratilë 111 vjet më parë është ngritur flamuri ynë Kombëtar, Flamuri i Kastriotit.

Bronx - New York : Në kuadër të shënimit të 111-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, në Bronx- Neë York , Shoqata e Malësisë së Madhe, me një manifestim tradicional shënojë këtë datë historike për mbarë kombin Shqiptar. 

Rreth 300 bashkëatdhetar nga Malësia , Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare morën pjesë në këtë aktivitet që u mbajt të Shtunën(2 Priill 2022) në lokalin e njohur “Eastwood Manor” në Bronx New York.

Me këtë rast Prefektura e Westchester (NY) , deputeti David Tubiolo, e nderoi Shoqatën e Malësisë së Madhe,  me një Proklamat.

Manifestimi për shënimin e 111 Vjetorit filloi me intonimin e himnit kombëtare Amerikan kënduar nga J. Junçaj, dhe atë Shqiptar kënduar nga Gjystina Boja.

Në ndërkohë në shenjë kujtimi,  dhe respekti gjithashtu me një çast heshtje pjesëmarrësit nderuan të gjithë dëshmorët kombëtar shqiptar.

Meshtari Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike “ Zoja e Shkodrës” , sipas traditës, bekojë këtë manifestim dhe njëhereshit e përshëndeti  111-vjetorin e Kryengritjes së Malesisë të Madhe.

Kurse, poeti malësor, Nosh Rroku Camaj, recitojë një poezi të tij dedikuar kësaj dite.

Kryetari i Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe në New York, Shaqo Gjokaj, ish gazetari i Zerit të Amerikë- Gjek Gjonlekaj (Publicist dhe pronari i Gjonlekaj Publishing), dhe Shefki Mexhuani Drejtor Egzekutiv i Fondacionit “ Vendlindja Thërret”, përshëndetën me fjalë rasti 111 vjetorn e kryengritjes së Malësinë e Madhe .

Zotëri  Zef Ujkaj, Magjister i Historis, nenkryetar i Shoqates Malesia e Madhe, në cilësinë e folësit kryesor në shënimin e 111 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, të organizuar në New York nga Shoqata Malësia e Madhe, paraqiti kumtesën :

“Kujtojmë 111- vjetorin e Kryengritjes së Malësisë, një prej ngjarjeve më të rëndësishme historike jo vetëm për Malësinë, por edhe për historinë e popullit shqiptar në tërësi.”

Mbrëmja festive për të shënuar 111 Vjetorin  së Kryengritjes së Malësisë së Madhe, ngjarjes historike, që i parapriu shpalljes së Pavaresisë kombëtare, më 6 prill në Bratilë, duke e ngritur flamurin kombëtar, Flamurin e Kastriotit vazhdojë më tej me një program të pasur muzikor.

Programin e muzikor, të udhëhequr nga këngëtari i mirënjohur në komunitetin shqiptar Fran Vulaj, dhe muzikanët e grupit të tij.

Po ashtu, për në fund të këtij aktiviteti organizatori kishte pregaditur edhe  lojën e fatit  - 

Lotarin e sponsorrnve: 

“One if by land Two if by sea” Zef Gjelaj (çertifikat 200$) “Tesoro Restaurant” Pjeter Lucaj(çertifikat 200$), Heir on Hudson salon - Venera Gorvokaj(çertifikat 200$), Ciao Restorante, Zef Gjelaj, (çertifikat me vlerë 200$)Shoqata Malësia Neë York, (1 box me verëra) dhe , një kolazh me libra të përzgjedhur, autor të huaj dhe shqiptar, nga Gjonlekaj Publishing me vlerë 400$)  për këtë manifestim e cila u drejtua nga Leonardo Berishaj.

Manifestimin në përkujtim të 111 Vjetorit të Kryengritjes së Malsisë e moderoi Gjystina Boja.

Kryetari i Shoqatës Shaqir Gjokaj në cilësinë e kryetarit të Shoqatës Malësia,  iu uroi pjesemarresve mireseardhjen dhe foli për rëndësinë e madhe të kësaj ngjarjeje , ndërsa në fokus të fjalës së tij, ai u përqendrua rreth veprimtarise së Shoqates “Malësia e Madhe”. 

"Ngase, për vlerat historike të kryengritjes së Malësisë më 1911, do të flasë Prof. Zef Ujkaj, uneë do të flas për Shoqatën kryesimin e së cilës unë sapo e kam marrë," tha zoti Shaqo Gjokaj.

“Shoqata jonë, u krijua 28 vjet më parë dhe funkccionon deri tani me përkrahjen e madhe të donatoreve, të gjithë nga Malësia e Madhe. Shoqata Malësia e Madhe nuk e harrojë asnjëherë vendlindjen e saj. Me ndihma ajo ashtu si nuk e harrojë as luftën e Kosovës.. Me mundësit e saj - malësorët në Amerikë, nuk janë kursye kurr, madje duke dhënë kontributin e madh edhe për vendlindjen e tyre. Shoqata jonë ka shpërndar bursa për më shume se 800 studenta. Po ashtu janë ndihmuar skamorët, dhe kemi ndihmuar në rinovimin e Shkollave , ndërsa kemi ndihmuar edhe në rindërtimin e shtëpive. Por, edhe kemi përkrahur bashkimin e partive Shqiptare, për formimin e Komunës së pavarur të Tuzit. Dhe, përsëri ata do të kenë përkrahjen ton, deri ditën që të jenë së bashku për interesat e Malësisë. Ne nuk do të përkrahim asnjë individ ose parti që bie ndesh me interesat e vet malësorve, përkatësisht të gjithë ata që fusin vetëm përçarje në Komunënë tonë në Malësi. Si në Komunën e Tuzit, ne do të përkrahim të gjitha Partitë Shqiptare, në Mal të zi, të gjithë ata që luftojnë për interesat e shqiptarve, në Ulqin, Kraj dhe Plavë e Guci.”

Dom Pjeter Popaj u shpreh në mbrëmjen përkujtimore se data e kryengritjes së Malësisë së Madhe, është një ditë e guximshme e lirisë e pavarësisë së kombit shqiptar.

“Në këtë flamur paraqitet qëndrimi i pa tundur i burrave fisnik shqiptar ndër luftra të tmerrshme duke mbrojtur vendin tonë trashëguar brez pas brezit. Këta burra sakrifikuan jetën e tyre duke luftuar dhe vdekur me nder dhe lavdi. Ata ranë dëshmor por nuk vdesin kurrë, janë gjithmonë në mendjet e kujtimet tona në çdo përvjetor” u shpreh ndër të tjera Dom Pjetër Popaj, Famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës në New York.

Fjalimi gazetaresk i ish gazetarit të Zerit të Amerikës- Gjek Gjonlekaj (Publicist dhe pronari i Gjonlekaj Publishing), përcolli mesazhin që në këto kohë luftrash populli shqiptar duhet të jetë sa më i bashkuar. Ai foli rreth veprimtarisë patriotike të komunitetit shqiptar në Amerikë, dhe po ashtu u bëri thirrje të rinjve që të angazhohen maksimalisht në Shoqatën “Malesia e Madhe”: 

Në vitin 1976, e kishin ftuar Ismail Kadaren, të marrë pjesë në 65 vjetorin e Kryengritjes së Malsisë, i cili nuk mori pjesë por në pamundësi, ai dërgojë një kumtesë në të cilën ai thoshte se :

“ Kryengritja e Malsisë në 1911, është vepër fisnike dhe historike e malësorve të Amerikës, që dinë ta nderojnë këtë ditë 6 Prillin 1911. “ Skëndërbeu, është fillimi i luftës, prologu i saj, kurse Ded Gjo Luli është epilogu i fitores kundër perandorisë otomane”.

Meqënse, sot është koha e nderimeve heroike, gjejë rastin të përshëndes Dom Pjetër Popaj, i cili tash dy vjet, së bashku me klerikët e tjerë të komunitetit, të fesë Islame, Ortodokse, kanë qenë në linjën e parë të Pandemisë së tmerrshme që kaluam.

“Dom Pjetër Popaj, nga dita e parë e saj, nuk qëndroje vetëm brenda mureve të Kishës, por ai në çdo rast, u gjend në çdo familje shqiptare, që përjetojë atë dhimbjen e madhe që shkatojë Covid-19, me lutje dhe predikime, në mesha , e ceremony të tjera, duke u sakrifikuar përballë atij virusi që mori jetën e milona njërëzve, dhe shkatërrojë shëndetin e qindra milonave të tjerëve që i mbijetuan”.

Më tje ai tha se : "Për mendimin tim ashtu siç po shpallen pas kësaj tragjedie në SHBA, “Heronjët” e vijës së parë, të luftës kundra Pandemisë, mendojë të shpallet edhe Dom Pjetër Popaj, “Heroi” I Komunitetit Shqiptar të Amerikës. “I tillë, mesa di unë, ka qenë edhe Patër Anton Arapi, i cili ka dalë nga kisha nè Dukagjin në kohën e “Virusit Spanjoll”, duke ndihmuar njërëzit".

Gjonlekaj, duke folur për atë që ai e quajti se jemi duke jetuar në këtë kohë luftrash, tha se: “Populli shqiptar duhet të jetë sa më i bashkuar. Është më se e domosdodhme dhe është nevojë e çdo njerit nga ne të jemi të bashkuar”

Po ashtu ai u bëri thirrje të rinjve që të angazhohen maksimalisht në Shoqatën “Malesia e Madhe”, duke marrë si shembull edhe disa të rinjë të shkolluar, që janë aktivizuar në këtë shoqatë..

“Më gëzon fakti, që sot është një pjesëmarrje e madhe e shqiptarve, malësorëve edhe përkundrejt vështërsive të masave ndaj pandemisë dhe vështërsive të tjera. Por, përkundrejt , çdo vështërsie shoqatës Malësia, i janë bashkëngjitë vëllezërit Ujkaj, Driton Sinishtaj, Ilir Çunmulaj, e të tjer, ndjes për ndonjë emër që nuk e kujtojë për momentin e tjer. E cila, ka nevojë për me u forcuar, ngase edhe lufta që ka shpërthyer mes Rusisë dhe Ukrainës, ka për të sjell dëmë të mëdha ekonomike e strategjike, mbarë botës".

Dje, e ka komentuar edhe Edd Fridman,i New York Times, që ndoshta Putini, do të provokojë edhe krizën ekonomike më të madhe në botë. Madje më të madhen që pas Luftës së Dytë Botërore. Ku edhe, Malësia, natryisht që ka për të kaluar ditë të vështira, sidomos, për ata që nuk janë në gjendje të mirë ekonomike.

Krizat e mëdha janë afër,. Lufta e Ukrainës do të zgjasë edhe më shumë sesa parashihet dhe do të ndodhin ndryshime të mëdha, tha ai.

“Ndoshta, kjo luftë do të sjellë edhe bashkimin e përjetëshëm të popullit shqiptar. Për arsye se aty ku janë sot shqiptarët është Natoja ( Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali I zi). Pra, po veprohet në atë mënyrë që të bashkohet populli shqiptar. Ngase, edhe mbrojtja Amerikane, është vendosur në tokat Shqiptare, kundra Rusisë. Andaj ne duhet të jemi të sigurt të vepromjë ngaqë dëmet më të mëdha që i kan ardhë shqiptarve prej Marksit & Engelsit, që e kanë vënë në praktik komunizmin rusë. Më pastaj erdhën Lenini e Stalini dhe tani , është Putini. Kështuqë, veprimet e tyre kanë qenë në kundërshtim me interest e bashkimit, lirisë dhe demokracisë së popullit Shqiptar.”

Kumtesa e plotë e historianit Zef Ujkaj, në shënimin 111 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, të organizuar në New York nga Shoqata Malësia e Madhe eshte nè liknkun : http://www.malesia.org/2022/04/03/111-vite-nga-kryengritja-e-malesise-se-madhe.

Prof. Zef Ujkaj- historian , n/kryetar i Shoqatës Malësia e Madhe në New York,  ndër të tjera e kujtoi me nje kumtes 111 Vjetorin e Kryengritjes së Malësisë: 

“Më 6 prill, pas luftimeve të ashpra, malësorët morën Deçiqin dhe po atë ditë në majën e Bratilës, Nikë Gjelosh Luli do të ngrinte për herë të parë, pas kaq shekujsh robërie flamurin në emër të të gjithë shqiptarëve. Ngritja e flamurit, do të shërbente si një tregues i qartë, se qëllimi i Kryengritjes së vitit 1911 ishte mëvetësimi i Shqipërisë. Shpirti i kësaj kryengritjeje ishte Dedë Gjo’ Luli, ky burrë energjik, me karakter të fortë, që kurrë nuk bëri asnjë kompromis në kurriz të të drejtave të shqiptarëve. Lajmin e ngritjes së flamurit në Deçiq e botoi fillimisht gazeta e kolonisë shqiptare në Sofje “Liria e Shqipërisë” Aty thuhet: “…malësorët luftojnë me flamur t’kuq me shqiponjen e zezë me dy krena, …. me bajrakun e Skënderbeut” citoi historian Zef Ujkaj. 

Sot kujtojmë 111- vjetorin e Kryengritjes së Malësisë, një prej ngjarjeve më të rëndësishme historike jo vetëm për Malësinë, por edhe për historinë e popullit shqiptar në tërësi.

Dua të sjell në vëmendjen tuaj disa nga momentet më kyçe të kryengritjes:

• ngritjen e flamurit kuq e zi më 6 prill në Bratilë të Deçiqit, për herë të parë pas pesë shekujsh robërie në trojet shqiptare,

• vendimet e Kuvendit të Greçës, duke i ofruar Rilindjes Kombëtare Shqiptare një memorandum, i cili do të bëhej programi bazë i luftës për liri e pavarësi të Shqipërisë,

• marrëveshjen e Podgoricës të 2 gushtit, nga e cila mësojmë se turqit u detyruan të ulen në tryezën e bisedimeve, duke i marrë në konsideratë kërkesat e shqiptarëve.

Pas luftrave të shumta përgjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, shqiptarët kishin realizuar disa prej pikësynimeve të tyre në rrafshin kombëtar, kulturor e politik, por ardhja e xhonturqve në pushtet dhe masat antishqiptare si mbyllja e shkollave shqipe, klubeve apo gazetave; përndjekja e mësuesve dhe veprimtarëve shqiptarë; mohimi i kombësisë, mbledhja me dhunë e taksave të vjetra dhe vendosja e taksave të reja; çarmatimi, rekrutimi etj., shkaktuan pakënaqësi të madhe në mesin e tyre, dhe sollën shpërthimin e kryengritjeve pothuajse në të katër vilajetet. Xhonturqit nuk qëndruan duarkryq, por dërguan Shefqet Turgut Pashën për të shtypur kryengritjen e Kosovës dhe të Malësisë së Madhe, e cila ishte më e tensionuar se sa në krahinat e tjera. Nga terrori i egër i ushtrisë turke, shumë shqiptarë u detyruan të kërkonin strehim në Mal të Zi.

Malësorët themeluan Komitetin e Podgoricës me në krye Sokol Bacin, Komitet, i cili shënoi pikënisjen për organizimin e kryengritjes antiosmane dhe bëri të mundur sigurimin e armatimeve, strehimin e emigrantëve dhe prezantimin e çështjes shqiptare nëpër qarqet diplomatike, si dhe afrimin e shumë patriotëve shqiptarë.

Ndërkohë Krajl Nikolla synonte që lëvizjen e shqiptarëve ta shfrytëzonte për interesat e Malit të Zi. Kur malësorët nuk bënë kompromis ai iu ndërpreu ndihmat ushqimore dhe i detyroi të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Të pranishmeve në nder të përkujtimit të kryengritjes së Malësisë së Madhe, iu drejtua edhe ish drejtori ekzekutiv i Fondit “Vendlindja therret” për SHBA dhe Kanada, z. Shefki Mexhuani.

Ai i cili u ndal të aftësitë e Dedë Gjo Lulit si organizator, prijës luftarak e udhëheqës popullor, tha Mexhuani, duke vijuar se ne shqiptarët me heronj si Skendërbeu, Ded Gjo Luli, Adem Jashari e mijëra heronj të tjerë, jemi simbol guximi, heroizmi dhe frymëzimi. 

“Sot, jemi mbledhur për të rikujtuar sakrificat e atyre, që në kohërat më të vështira, i dolën zot atdhuet, lirisë dhe dinjitetit kombëtar!.

Kujtojmë Malin e Hotit, një vatër historike, ku lindi e riti burra e gra që i dolën zot atdheut të tyre. Pikërisht aty, Ded Gjo Luli, i frymëjzuar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ideali i lirisë nuk u shua kurr, a jetoj deri në frymën e fundit me thënjen e tij : Mundi dhe gjaku i Skënderbeut, është beteja më e madhe.

"Aftësit e Did Gjo Lulit si organizator, prijës luftarak dhe si udhëheqës popullor, u shfaqën para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Që nga udhëheqjet e kryengritjes anti Osmane, duke korrur suksses të rëndësishëm kundra forcave osmane në Hot, e Grudë, edhe pas shpalljes së Pavarësisë, për shkak të gjendjes së krijuar nga luftërat Ballkanike, e vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Dedë Gjo Luli iu desh, megjithse në mosh të thyer, të vazhdonte luftën për mbrojten e vendit dhe bashkimin Kombëtar.”, tha ndër të tjera ish drejtori ekzekutiv i Fondit “Vendlindja therret” për SHBA dhe Kanada, z. Shefki Mexhuani.

Në fund me pak fjalë të shkurtëra, (Shqip dhe pak Anglisht) nga ligjvenesi i Westchester County David Tubiolo i cili e nderoi Shoqatën e Malësisë së Madhe, me një Proklamat, u mbyllen fjalimet pershendetse.

Mbrëmja festive vazhdoi me një program të shkëlqyer artistik me pjesemarrjen e disa recituesve dhe këngëtarit Fran Vulaj, i cili e ofroi falas shërbimin e tij në këtë natë festive për të gjithë të pranishmit, dhe Loja e Fatit organizar nga Leonardo Berisha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat