Kongresi amerikan nderon dy shqiptarët nga Ulqini, babë e bir të cilët u shpallën heronj të New York-ut

Amerika

Kongresi amerikan nderon dy shqiptarët nga Ulqini, babë e bir të cilët u shpallën heronj të New York-ut

Nga: Beqir Sina Më: 5 prill 2022 Në ora: 15:05
Arkiv
QUEENS NY :  Një pronar picerie Queens dhe babai i tij u nderuan për guximin dhe heroizmin e tyre për ndihmën që I dhanë javën e kaluar një gruaje aziatike, nga Korea, gjatë një grabitjeje jashtë biznesit të tyre.
 
"Pa hezitim dhe pa u menduar dy herë, ata u hodhën në veprim - duke e vënë veten në rrezik për ta shpëtuar atë," tha kongresistja Grace Meng e cila mbajti një ceremoni të veçantë për nder të tyre. : “Ata janë heronj të vërtetë, dhe unë dhe shumë njujorkez në Queens dhe në pjesënt  tjetër të qytetit të Nju Jorkut duam vetëm të them faleminderit dhe të përshëndesi aktin e vetëmohimit dhe guximin e tyre.”
 
Louie Suljovic, 37 vjeç dhe babai i tij 68-vjeçar, Qazimi, u goditën disa herë me thikë të shtunën e kaluar, teksa po përpiqeshin të ndihmonin një grua aziatike 61-vjeçare, e cila u sulmua nga tre rinjë jashtë picerisë Louie's në Elmhurst. 
 
Qazimi është ende duke u rikuperuar nga plagët e tij në spitalin Elmhurst.
 
Babai dhe djali ishin në gjendje të mbanin dy nga të dyshuarit derisa policia mbërriti dhe i arrestoi ata.
 
Meng i dha të premten Suljoviçit të ri një shpallje dhe certifikatë njohjeje nga kongresi.
 
"Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për ta dhe kurrë nuk do të harrojmë sakrificat që ata bënë për sigurinë e tyre për të ndihmuar një bashkëkombës njujorkez," tha kongresistja republikane e Nju Jorkut, Grace Meng.
 
731 mijë dollarë në ndihmë të dy shqiptarve që u goditjtën me thikë
 
Melanie Brussat, organizatore e mbledhjes së ndihmave,  as që e kishte menduar se per një javë, nëpërmjet GoFundMe, do të mblidheshin 731,380 dollarë të mbledhura nga qëllimi 75,000 dollarë. Lista e donatorëve numéron mbi 15.8 mijë donacione kryesisht aziatik që po organizojn këtë mbledhje fondesh në emër të dy shqiptarve nga Queens (NY), babë e birë Qazim dhe Louie Suljoviç.
 
Shumë banorë të Jackson Heights/Elmhurst e njohin dhe e duan lokalin më të njohur të kësaj lagjeje Louie's Pizza në Baxter Ave. e cila dallohet për ushqimin e shijshëm dhe stafin miqësor. 
 
Gazeta e televizionet e Nju Jorkut, njoftuan se Pizza Restaurant "Louie's Pizza" qëndroi i hapur gjatë gjithë pandemisë, duke siguruar shërbimin dhe ushqimin e nevojshëm për punëtorët heroikë të spitalit aty pranë Elmhurst, per stacionin e Policisë "NYPD 110th Precinct" për të mos përmendur shpërndarjen e paketave të ushqimeve të panumërta për ata që ishin në nevojë, familjet e pa punë që qëndronin në shtëpi. 
 
Këdo që të pyesje, për rreth lokalit të tyre, do të dëgjojë keto fjalë : "Ne e dinim që pronarët ishin heronj, por trimëria dhe heroizmi që ata treguan mbrëmë ishte vërtet jashtëzakonisht i pa imagjinueshem. Një akt kaç të guximshëm dhe me risk të madh pir jetën, vetëm këta njerëz e bëjnë" u shprehen amerikanët banorë të lagjes, kur mësuan ngjarjen nëpërmjet ekranit.
 
Mbrëmë, një grup prej tre burrash goditën me thikë dhe grabitën një grua koreane 61-vjeçare para Louie's dhe pronari, Louie Suljovic dhe babai i tij, Cazim, dolën jashtë dhe ndërhynë. Në mënyrë të tmerrshme, ata të dy u goditën disa herë me thikë duke nënshtruar dy nga sulmuesit. Pavarësisht plagëve të rënda, ata kanë arritur t'i mbajnë në këmbë derisa ka mbërritur policia dhe i ka arrestuar. Louie dhe Cazim po shërohen të dy në spitalin Elmhurst aty pranë, pikërisht në vendin ku ata ndihmuan në mbështetje gjatë ditëve më të këqija të pandemisë Covid.
 
Ky grumbullim fondesh është për të ndihmuar me shpenzimet e tyre mjekësore dhe për të ndihmuar në pagesën e stafit ndërsa restoranti ishte i mbyllur.
 
 Melanie Brussat, organizatore shkruajti në statusin e GoFundMe, se : "Kanë kaluar vetëm tetë ditë nga sulmet, dhe historia e trimërisë së Louie dhe Qazimit është përhapur në të gjithë vendin, madje edhe ndërkombëtarisht. Veprimet e tyre heroike për të ndihmuar një person tjetër, me kosto të madhe për veten e tyre, kanë prekur zemrat e shumë njerëzve. Edhe një herë, ata janë të mahnitur dhe të përulur nga gjithë bujaria dhe fjalët tuaja të mira, dhe më kërkuan t'ju përcjell mirënjohjen e tyre të thellë, that ajo.
 
Ndërkohë, ajo spjegon se Louie doli nga spitali në fund të javës së kaluar dhe është mirë në shtëpi. Mirëpo, fatkeqësisht, babai i tij që është goditur 9 hert me thikë, Qazimi, ndodhet ende në spital dhe do të përballet me një rrugë më të gjatë drejt shërimit. 
 
"Mbështetja juaj ka bërë një ndryshim kaq të madh për ta, pasi ata mund të marrin kohën e tyre për të bërë një rikuperim të plotë dhe nuk duhet të shqetësohen për nxitimin për të rihapur restorantin (megjithëse e di që ne vendasve na mungon!). Dhe fjalët tuaja të mbështetjes ndihmojnë shumë në procesin e shërimit."
 
Melanie në fund në emër të organizatës the Minkwon Center in Flushing,s faleminderojë të gjithë për mbështetjen dhe për ndarjen e historisë së pabesueshme të guximit vetëmohues të Louie dhe Qazim.
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat