Emocionet e një rruge diturie: Në vend të një urimi për mjekun me origjinë nga Bujanoci Genti Memeti

Amerika

Emocionet e një rruge diturie: Në vend të një urimi për mjekun me origjinë nga Bujanoci Genti Memeti

Nga: Beqir Sina - New York Më: 6 prill 2022 Në ora: 16:40
Genti Memeti

(Bota Sot: 6 Prill 2022): Kur doja të bëja një portret të shkurtër të studentit të degës së stomatologjisë me origjinë nga Bujanoci dhe të arritjeve më shkoi në mendje një medim i vyer që kërkon të tregojë rëndësinë e diturisë në jetën e një njeriu apo dhe të mbarë shoqërisë.

“Rrënjët e diturisë janë mjaft të thella, po janë shumë të ëmbla frytet e saj".

Gent Memeti është student në vitin e dytë, në Fakultetin e Mjekësisë, dega e Stomatologjisë në Medëast në Glandel të Arizonës. Këto ditë ai merr pjesë në Organizatën e Stomatologëve Amerikanë ADAS në Capitol Hill në Washington.

Gent Memeti ecën në traditën profesionale të familjes së tij dhe me punën e tij, me zellin e studimeve të tij, kërkon që të dërgojë më lart këtë traditë.

Babai i tij, Adem Memeti, ka kryer stomatologjine në Timishuara te Rumanisë. Nëna e tij Evgjenije Daci Memeti, kur ka qenë studente e mjeksisë në Universitetin e Prishtinës, bashkë me babain e Gentit, emigruan në Amerikë. Me dashuri sakrificë po dhe me krenari prindërore, shkollojnë fëmijët në universitetet më të njohur amerikane. Edhe motra e Gentit, Eniana, vazhdon punën në degën e Stomatologjisë në Hjuston te Texasit.

Gent Memeti këto ditë ka qenë i zgjedhuri i universitetit që përfaqësoi me dinjitet aftësitë profesionale në kryeqytetin amerikan. Urojmë që mjeku i ardhshëm të kontribuojë edhe për vendlindjen e tij.

Jam i sigurt se në gëzimin e tij e të familjes së tij, i bashkohet edhe mbarë komuniteti I mjekëve të Luginës që shohin tek ai modelin e një studenti të pasionuar pas profesionit të tij human.

Image
Genti Memeti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat