Në Vatër, u prezantuan veprat e Nusret Pllanës, filmi dokumentar, dhe, u promovua libri “Mos Harro Kurrë”

Amerika

Në Vatër, u prezantuan veprat e Nusret Pllanës, filmi dokumentar, dhe, u promovua libri “Mos Harro Kurrë”

Nga: Beqir SINA – Bronx New York Më: 7 prill 2022 Në ora: 21:19
Nusret Pllana

Në shtëpinë e Vatrës, në Nju Jork, të martën(5 Prill 2022) u prezantua libri i Nusret Pllanës “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999”, ribotimi i shtatë i tij, e i përkthyer në shtatë gjuhë të ndryshme, si dhe u shfaq filmi dokumentar “Kush i vret fëmijët”.

Po ashtu, një veprimtari e veçantë me këtë rast iu kushtua në shtëpinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, edhe promovimit në sallën qendrore të librit : “Never Forget – Mos Harro Kurrë”, me autorët Nusret Pllana dhe Agim Aliçkaj.

Promovimi në Nju Jork, i këtij libri simbas organizatorit u bë në nder të përkujtimit të Epopesë së UÇK-së , dhe në shenjë respekti e falënderimi për NATO-n e Amerikën me moton: “Përulemi para luftëtarëve të lirisë”. 

Veprimtaria promovuese e organizuar nga Vatra, tërhoqi vëmendjen e vatranëve, veprimtarve të komunitetit, studiuesëve, gazetarëve, shkrimtarve, miq dhe dashamirëve, që u bënë pjesë e saj.


Këtë veprimtari e hapi dhe e drejtojë, shkrimtarja, dhe studiuesia e njohur nga Shkodra, (në SHBA), Prof. Leonora Laçi, e cila fillimisht ka falenderuar Vatrën dhe kryetarin e saj, për organizimin e promovimit si dhe të gjithë pjesmarrërsit, që iu përgjigjën mjaft mirë ftesës, për t’u bërë pjesë e kësaj veprimtarie, në shtëpinë e Vatrës.


Në cilësine e mikëpritësit në këtë veprimtari, e cila u mbajt në kujdesin e Vatrës, kryetari i saj Elmi Berisha, tha se: “Profesor Pllana, me veprat e tij, i ka "betonuar" faktet e vërteta që flasin me fotografi dhe me shifra mbi krimet dhe gjenocidin serb, në veprat e tij. Në ndërkohë, libërthi "Never Forget - Nuk Harrohet Kurrë”, është një botim i vogël – por me një rëndësi të madhe, në këtë kohë, pasi që ky libër xhepi na njeh leht e shpejt çdo kend me krimet e mëdha të serbve ndaj shqiptarve në periudha të ndryshme. Ku kësaj radhe, ai me bashkëautor mikun tonë, vatranin e përkushtuar Agim Aliçkaj, duket se po, tregojë edhe një here, se Profesor Pllana dhe Aliçkaj - nuk dinë të ndalen për asnjë moment,” tha zoti Elimi Berisha, Kryetar i Federatës Pan-Shqiptare Vatra.

Ndërkaq, “President Nderi" i Vatrës, zoti Agim Rexhaj – pos që përgëzojë autorët, e librit “Mos Harro Kurrë”, foli edhe për rëndësinë e madhe të këtyre veprave të Nusret Pllanës, sidmos në këtë kohë.

“Me këto vepëra ju, jo vetëm zgjuat ndërgjegjen tonë kombëtare, dhe atë ndërkombëtare, por, e "ngritët në këmbë botën, për t’i thënë të vërtetën e atyre krimeve barbare, që u bënë  tre shekuj me radhë ndaj popullit shqiptar, dhe, së fundmi edhe atë më barbaren, vrasjen e 1932 femijëve gjatë luftës në Kosovë”, tha Rexhaj, duke përgëzuar me këtë rast veçanërisht edhe mikun e tij të vjetër magister Agim Aliçkaj - njëhereshit edhe bashkëautorin e librit të xhepit"Never Forget - Nuk Harrohet Kurrë", dhe Prof.Dr. Nusret Pllana. 

Drejtuesja e këtij aktiviteti, profesrore Leonora Laçi, pasi i urojë mirëseardhjen të prnaishmëve, u ndal tek promovim i suksesshem i disa ditëve më parë e që ky liber pati mjaft jehonë në Prishtinë, promovuar në Biblioteken Kombëtare të Prishtinës.

“Ky libërth i botuar nën përkujdesen e prof.dr.Nusret Pllana, në bashkautorësi me magjistër shkencash z.Agim Alickaj, na sjell edhe një herë ndërmend - ngjarje të së kaluarës jo shumë të largët që populli shqiptar i Kosovës, që përjetoi në token e vet, pra, gjenocidin serb. Një libër që dëshmon me fakte me anë të fotove gjenocidin serb ndaj shqiptarëve 1844-1999 e ndarë mjaft mirë në pesë etapa. Etapa parë 1844-1912, etapa dytë 1912-1914, etapa tretë 1918-1941, etapa katërt 1945-1966, etapa e pestë 1989-1999.” tha në fillim të fjalës së saj – moderatorja Leonora Laçi.

Fjalën më pas moderatorja ja përcolli profesorit i ardhur nga Prishtina, posaçërisht për këtë aktivitet.Dr.sc. Nusret Pllana - shkrimtar, studiues, publicist e gazetar.

Profesor Pllana, pasi falenderoj organizatorët e promovimit u ndal në tre pika kyqe : Vrasja e fëmijëve. “mbivlerësimi” më të teprtë i të huajve, dhe harresa jonë kombëtare : “Ne jemi një popull harrimqar – tha ai. Dhe, foli në vija të përmbledhura se sa vite i është dashur për të punuar librat e tij për terrorin serb ndaj shqiptarve dhe sa e vështirë ka qenë kjo nismë.”

Faleminderit ‘VATRA’!

"Faleminderit të gjithë Juve vëllezër e motra, për prezencën Tuaj dinjitoze, në këtë promovim të rëndësishëm për shkencën shqiptare, aty ku për të satën herë e denoncuam fuqishëm barbarinë dhe mizorinë serbe mbi shqiptarët!" e mbylli fjalën e tij Dr.sc. Nusret Pllana - shkrimtar, studiues, publicist e gazetar.

“Kur është Kosova - keq dhe ai është keq” – do thoshte duke prezantuar veprimtarin e njohur të komunitetit moderatorja Leonora Laçi .

“ Z.Alickaj, tha ajo mbështet çdo shqiptar të mirë që mundohet të punojë për Kombin, pa dallime politike. z.Aliçkaj nuk është kursyer financiarisht, fizikisht e mentalisht që çdo nismë t’a realizojë si duhet, qoftë në kontributin si anëtar bordit të Keshillit Ekzekutiv të Ligës Qytetaro -Shqiptaro Amerikane, qoftë si anëtari i këshillit të Vatrës. Veprimtaria e tij mund të ngjaj me atë filmin që ne shohim aktorët teksa e realizojnë skenarin, por puna e tyre nuk mund të kishte sukses pa prapaskenën e një ekipi njerëzish që e çojnë drejt sukseseve, pa marrë merita dhe pa pritur merita.”

Më tej moderatorja duke portretizuar Z.Aliçkaj, tha se ai, është dhe një publicist i thukt, që e mpreh lapsin për çdo padrejtësi që i bëhet Kosovës qoftë nga politikanët e vet por dhe nga ndërkombetarët. Ai nuk frikësohet nga reagimet kundër sepse Amerika i ka ofruar gjithësecilit të shprehë mendim e tij në mënyrë të lirë dhe të pavarur, theksojë ajo.

Më pastaj zoti Aliçkaj - tregoi se i lindi ideja për këtë libër dhe pse është i rëndësishëm ky libër të njihet nga mbarë bota.

"Ne zgjodhëm mbas promovimit të këtij libri fillimisht, në Prishtinë, dhe një ditë para udhëtimit të gjatë nëpër Amerikë, që do të nisi me Biblotekën e Kongresit, dhe qytetet ku më së shumti jetojnë shqiptarët në Amerikë, Detroit, Çikago, dhe Dallas, Vatrën, e shqiptarizmit," tha Aliçkaj.

“Dhe, jo pa qëllim e bëmë këtë në një mendje unë e profesor Pllana, miku im, ngaqë, medeomos menduam se nuk ka kërrkund ma bukur dhe ma mirë që këtë libërth xhepi "Never Forget - Nuk Harrohet Kurrë”, t’a promovojmë pikërisht këtu në Shtëpinë e Vatrës, që për mua dhe ju të gjithë që keni ardhë në këtë promovim - per të gjithë shqiptarët do të thoja kudo janë ta mbajmë me vete, të mos harrojmë dhe të tregojmë se “ Nuk mundet, dhe nuk kemi si të ndalemi kurr!” tha ai. 

Aktiviteti në Vatër, ku u prezantuan veprat e Nusret Pllanës, si dhe filmi dokumentar “Kush i vret fëmijët”, dhe, u promovua libri “Mos Harro Kurr”  u mbyll me një koktej ofruar nga z.Toni Musaj dhe foton e përbashkët në ambientet e Vatrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat