Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, lëshon këtë propozim për presidentin Meta

Amerika

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, lëshon këtë propozim për presidentin Meta

Më: 9 prill 2022 Në ora: 19:52

Që  sa më parë t’i dekorojë me medalje meritore kombëtare, patriotike dhe shtetërore 11 futbollistët e Kombëtares Kuqezi, të cilët (edhe pse nuk qenë politikëbërës e as liderë politikë)por vetëm sportistë, por me edukatë dhe vetëdije të lartë kombëtare dhe atdhetare,   u dëshmuan më të vendosur, më trima, më patriotë, më vizionar sesa shumë kryeliderë politikë të derisotëm të “formatit” Ilir Meta dhe Edi Rama…, sepse pa u hamendur dhe pa hezituar ditën të mbrojnë nderin e kombit, të flamurit, të atdheut dhe të identitetit të Shqipërisë Etnike në Beograd, më 14 tetor 2014.-Ata janë heronj të vërtetë të kombit dhe të Shqipërisë Etnike. Prandaj, presidenti Ilir Meta, duhet t’i shpallë heronj të kombit.

Ta rikujtojmë presidentin Ilir Meta, se të gjithë jemi në dijeni se, futbollistët e Kombtares Kuqezi, të cilët para  8 vitesh (2014-2022), u ndeshën në Beograd me reprezentacionin shtetëror të futbollit të Serbisë për kupën e kampionëve të Evropës (UEFA), por u pritën me armiqësi, me sharje, me gurë, me copa betoni. me tulla …etj., për shkak se ishin më të mirë në lojën disaminutshe  të pjesës së parë. Ky ishte shkaku i ndërprejes së lojës, jo droni me Flamur kombëtar shqiptar, që simbolizonte Shqipërinë Etnike me dy kolosët e saj historikë kombëtarë shqiptar, Isa Boletini dhe Ismail Qemali.

Me të rënë në fushën e lojës, këtë flamur, i pari e kapi një fotbollist serb, por, pas ca minutash, këtë ia rrëmbejnë, Cana, Xhaka dhe lojtërat e tjerë të Kombëtares Kuqezi dhe e shpiejnë  brenda në dhomën e zhveshjes në stadium. Me këtë rast, lojëtarët tanë derisa ishin në terren, duke luftuar për shpëtimin e Flamurit Kombëtar, u përplasën jo vetëm me futbollistët srbë, por edhe me forcat e sigurisë dhe të rendit.Mirëpo, ata , me gjithë dhunën fizike (me gurë, me tulla dhe me mjete të tjera të forta)  të egër të sulmuesve serbë, rrezikuan jetët e tyre për mbrojtjen e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë Etnike.

Pa dyshim se, ky veprim i 11-shes së Kombëtares Kuqezi të Futbollit, ishte një vtëdije e lartë kombëtare dhe, një akt i guximshëm heroik në mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Pikërisht ky akt i lartë heroik dëshmoi se, për ta mbrojtur idenitetin, atdhedashurinë, kombin, atdheun dhe shtetin tënd, nuk do të thotë, të jesh vetëm “politikan dilingji” sikurse Ilir Meta, i cili, dikur në Athinë (2003)në takimin me Zoran Gjingjiq (ish-kryeministër, tanimë ndjerë) pati deklaruar se “Në Ballkan nuk ekziston çështja e hapur shqiptare”.  Në këtë mënyrë Ilir Meta pati demantuar Kushtetutën në fuqi (1998) të Shqipërisë dhe Platformën  për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku thuhet : “…Gjysma e trojeve etnike shqiptare ndodhet ende nën zgjedhën e disa shteteve të huaja. Si rrjedhim, çështja kombëtare shqiptare është një çështje ende e pazgjidhur.” (f.50).

Duke mos llogaritur edhe gabimet e minusat e   tjerë  politik të deritashëm, Ilir Meta, kurrë nuk do të duhej të zgjedhej President, as kryeministër e as ministër i Shqipërisë, sepse ka gënjyer ish-homologun e tij, Zoran Gjingjiq, se  më “nuk ekziston çështje e hapur shqiptare në Ballkan” !/

Së fundi, para se ta linte kolltukun e presidentit, Ilir Meta, duhet të kërkojë falje për gënjeshtrën e thënë Zoran Gjingjiqit në Athinë (2003), sepse çështje koloniale shqiptare në Ballkan ende  nuk është zgjidhur, ashtu siç ka vlerësuar me të drejtë edhe Akademia Shkencave e Shqipërisë  në Platformën e saj (f.50).

Së këndejmi, prsidenti Ilir Meta për të “zbutur” rrenën e tij, (duke mos pritur Zoran Gjigjiqin, se ai më nuk do rigjallet, kot e prêt që t’ia rikujtojë rrenën e bërë në Athinë), në kuadrin e autorizimeve dhe të kompetencave ligjore dhe kushtetuese, duhet t’i dekorojë  me Medaljen më të laratë Kombëtare të Skënderbeut ose të Ismail Qemalit  11 futbollistët e Kombëtare Kuqezi, të cilët e mbrojtën dhe ia zbardhën fytyrën Shqipërisë Etnike dhe Kombit Shqiptar në Beograd, duke e mbrojtur me guxim dhe me heroizëm Flamurin Kuqezi të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit., sepse duke rrezikur jetët e tyre nuk lejuan, që ky të shkilet, të griset dhe të digjet nga bandat çetniko-fashiste në stadiumin “Partizan” në Beograd. Ky ishte heorizëm  si dielli, kjo ishte vetëdija e lartë  dhe sakrifica e pakursyer se si mbrohet identiteti kombëtar shqiptar, jo allisheverishet, drekat dhe darkat politike, tergtare etj. të atyre liderëve politikë, të cilët po koketojnë dhe po bashkëpunojnë me Serbinë, se gjoja në “Ballkan nuk ekzison çështja e hapur shqiptare” !?

Të gjithë ata liderë politikë, që mbështesin këtë gënjeshtër dhe shpifje të presidentit Ilir Meta, populli nuk duhet t’i votojë  as si president, as si kryeministra e as si ministra, sepse ata që e rrejnë, e mashtrojnë dhe shfrytëzojnë popullin, nuk e meritojnë ta udhëheqin popullin dhe shtetin e tyre. Rrencat se kanë vendin as në presidencë, as në qeveri, as në parlament, as në teqe, as në kishë e as në xhami, por vetëm në “klubet politike” të tyre jashtë pushtetit shtetëror, do të thotë, atje ku bëjnë pazare, ku ju “shitën” gënjeshtrat, demagogjitë, mashtrimet dhe manipulimet e tyre për të grabitur pushtetin me nga 10, 20 e 30 vjet, për të bërë pasuri enrome dhe për të ndërtuar vila luksoze “demokratike” vetëm për familjet e tyre, në emër të lirisë, të demokracisë dhe të pluralizmit , e për shumicën dërrmuese nuk iu "ha bash palla”. Këtë të vërtetë e provuam, jo më pak se 30 vjet.

Për Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Artevem Nju-Jork:

Akademik  Prof.Dr.Skënder Kodra (kryetar),

Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni (nënkryetar)

Nju-Jork, më 9 prill 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat