Kryqëzimi i një Rruge në Bronx - New York me tabelën simbolike “Fan Noli Way”

Amerika

Kryqëzimi i një Rruge në Bronx - New York me tabelën simbolike “Fan Noli Way”

Nga: Beqir SINA - Bronx New York Më: 10 prill 2022 Në ora: 15:55
Rrugë në Bronx - New York me emrin “Fan Noli”

Urime shqiptaro-amerikanëve për kurorëzimin e punës së tyre për vendosjen në Nju Jork të kësaj shenje simbolike me domethënie të madhe!shkruan Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Bronx New York (9 Prill 2022): Tashmë është zyrtare, një kryqëzim rruge në qytetin e  Bronx-it në New York - prej sot në tabelën e sinjalistikës do të mbajë edhe një tabel simbolike,  me emrin e eruditit të Kombit Shqiptar dhe Amerikan Fan Noli.

Nisma është e ndërmarrë nga ish-Këshilltari në Bashkinë e New Yorkut dhe ish Ansambleisti në Shtetin e New Yorkut Mark Gjonaj me aktivisten Ornela Beshiri, më në fund u finalizua dje.

Ky emrim me këtë tabel erdhi mbas shumë përpjekjeve  të komunitetit shqiptar, dhe u shënua me zbulimin e tabelës “Fan Noli Way”-  ditën e Shtunë në datën 9 prill në një ceremoni që u zhvillua me pjesëmarrjen e dhjetra bashkëatdhetarve, veprimtar dhe lider të komunitetit , pikërisht në shtyllen e kryqëzimit të rrugës Trenbroeck & Morris Park Ave, në Bronx,New York.

Siç dihet ky segment rruge ishte parashikuar të bëhej në muajin mars gjatë konventës së “Vatrës’ por për shkaqe “burokratike” , zyrtarë të bashkisë e mbajtën të bllokuar, ndërsa shqiptarët akuzuan  edhe me një protest - pasardhësen e ish këshilltarit shqiptar në Bashkinë e Qytetit të New Yorkut, Mark Gjonaj , Marjorie Velazquez. 

Për çka komuniteti shqiptar në Bronx zhvilloi edhe  protestën më 15 Mars, ku kundërshtoi me fjalime dhe një “notë” proteste vendimin e saj si të “pakuptimtë”, dhe shigjetojë vazhdimisht këshilltaren - e cila u justifikua me procedurën zyrtare të qytetit mbi emrimin e rrugve.

Shqiptarët thanë se Fan Noli (1882-1965) ishte një studiues, diplomat, politikan, historian, kryeministër, udhëheqës dhe themelues i kishës ortodokse Shqiptare në Boston- SHBA, Kyepeshkopatës ortodokse shqiptare në Amerikë, ish editor i gazetës Dielli dhe ish kryetar i - Federatës Panshqiptare e Amerikës,Vatra.

Ceremonia e përurimit nisi me lutjen e bërë nga At Igumen Nikodhim – “Kancelar i përkohshëm i Kryedioqezës Shqiptare” në Boston, i cili kishte udhëtuar së bashku me priftërinjët e kësaj kishës Shën Gjergji kishën që e themeloi At Fan Noli dhe një grupi bashkëatdhetarësh nga Bostoni.

Me komunitetin shqiptar amerikan në këtë ngjarje historike  u bashkuan edhe miqtë tanë amerikan - autoritete zyrtare të qytetit të Bronxit, duke festuar dhe vlerësuar kontributin që komuniti shqiptar ka dhënë për qytetin, shtetin e New Yorkut, dhe Shtetet e Bashkuara tē Amerikës.

Ceremonia e vendosjes së tabeles së sinjalistikes “Fan Noli Way” u mbajt me një ceremoni fetare, këndimin e liturgjisë dhe bekimin (sperkatjen)me ujin e bekuar nga një grup priftërinjësh nga Kisha e Shen Gjergjit Boston dhe Kishës Ortodokse Shqiptare në Queens, si dhe fjalimet e oratorve dedikuar figurës së Nolit dhe vleresim per kontributin e komunitetit Shqiptar.

Ceremonia zyrtare për të përuaruar rrugën tabelën e sinjalistikes  “Fan Noli Way”,  u hap me marrshin e policisë , parakalimin një skuadroni të policve shqiptar nga NYPD,  Shoqata “Ilyria” e Oficerëve të Zbatimit të Ligjit, në New York, e cila përfaqëson shqiptarët në Forcat e Ligjit, me në krye Presideten e re Oficeren e Policisë Jacqueline Marku.

Ceremonia zyrtare , filloi me intonimin e himnit kombëtare Amerikan kënduar nga Mikele Nonaj, dhe atë Shqiptar kënduar nga këngëtari i njohur Gëzim Nika.

Ndërsa e drejtojë atē nënkryetari i Vatrës Pashk Camaj, i cili pos që prezantojë oratorët foli edhe vet  per figurën e Fan Nolit.

Përurimin tabeles  Fan Noli Way e përshëndetën me  fjalime Senatori Chuk Shumer, ish këshilltari Mark Gjonaj, Ambasadoria Floreta Faber, Ambasador Ferit Hoxha, asambleisti i New Yorkut, Mike Benedeto, Kryetari i Vatrës Elmi Berisha, kandidati per kongresist Vedat Gashi dhe Imam Tahir Kukaj.  

Në emër të meshtarit At Pjetrit foli nënkryetari i Kishës Zoja së Shkodrës.

Kurse fjalimin kryesorë në përurimin e tabeles së kryqezimit të rrugës “Fan Noli Way” e mbajti - Ish Drejtori i Divizionit Europian Frank Shkreli - i cili ka qenë gazetar dhe redaktor në “Zërin e Amerikës”, seksioni shqip .

 Shkolla Shqipe Fëmijët e Shqiponjës – Drita Gjongecaj Drejtoreshë, recituan poezinë :”Hymni I Flamurit “poezi nga Fan Noli – interpretuar nga nxënsja Emma Saliasi dhe Luka Vuksanaj -Anes lumenjve – poezi nga Fan Noli – interpretuar nga Joana Koka

Në fund ceremonia e përurimit të tabelës “ Fan Noli Way “ u mbyll me preformancën artistike nga Grupi i vallëtarve”Rozafati” me koregrafe Agelina Nika, dhe Shkollës Shqipe në Bronx “AlbaLife” të cilët interpretian disa valle nga trevat shqiptare.

“Një moment i madh feste dhe kujtimi për komunitetin shqiptaro-amerikan teksa zbuluam tabelën Fan Noli Way në seksionin Morris Park të Bronksit, shkruajti në statusin e tij Mark Gjonaj - duke vijuar se ky emrimim u bë në nderim të një lideri, shkrimtari, studiuesi, diplomati dhe themeluesi shqiptar të Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe Vatrës. , Federata Pan Shqiptare e Amerikës”.

Në ndërkohë Kryeminstri i Kosovës Albin Kurti me një letër përshëndeti emrimin simbolik te rrugës me tabelën Fan Noli Way nē Bronx - New York, dhe aktivitetin e komunitetit  shqiptar:

“Përkujtimi i këtij rilindësi, njeriut të letrave dhe figure historike shumëplanëshe, me anë të emërtimit sot të një rruge në Nju Jork, është një ngjarje simbolike e përbashkuese e komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili vijon veprimtarinë e tij patriotike me të njëjtin gjallëri e përkushtim si edhe brezat e mëparshëm. Në sajë të kësaj veprimtarie mbahet gjallë e pasurohet identiteti shqiptar në ShBA, si edhe forcohet aleanca e shkëlqyeshme e kombit shqiptar me kombin amerikan. “

Në fund Kryeministri Kurti urojë shqiptaro-amerikanëve për kurorëzimin e punës së tyre për vendosjen në Nju Jork të kësaj shenje simbolike me domethënie të madhe!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat