Përjetësoi “Fan Nolin” në New York/ Mark Gjonaj: Ky është një moment i madh feste

Amerika

Përjetësoi “Fan Nolin” në New York/ Mark Gjonaj: Ky është një moment i madh feste

Nga: Beqir Sina Më: 10 prill 2022 Në ora: 20:05
Përjetësoi “Fan Nolin” në New York

Pas ngjarjes historike të emërtimit të rrugës ‘Fan Noli” në New York qëndron një emër i njohur për komunitetin Shqiptar.

Mark Gjonaj ish këshilltari në Bashkinë e New York-ut është njeriu që ndërmori këtë nismë, ceremonia inauguruese e të cilës duhej të ishte bërë në fillim të muajit shkurt por sipas shtypit lokal në New York procedurat e nisura nga Gjonaj në kohën kur ishte ende në funksion si këshilltar bashkiak u penguan nga pasardhësja e tij, Marjorie Velazquez.

Megjithatë dje nisma u finalizua“Një moment i madh feste dhe kujtimi për komunitetin shqiptaro-amerikan teksa zbuluam rrugën Fan Noli në seksionin Morris Park të Bronksit, për nder të një lideri, shkrimtari, studiuesi, diplomati dhe themelues i Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe Vatrës, e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës”, ka shkruar Gjonaj në “Facebook” duke mbajtur premtiminin e bërë gjatë protestës së komunitetit shqiptar në shkurt.

“Ne ende nuk kemi një tabelë tani, por ne do të kemi tabelën dhe shenjën tonë, që do të jetë shenjë dallues, “Rruga Fan Noli” u shpreh  gjatë protestës Mark Gjonaj dhe sot New York-u ka një rrugë që nderon kujtimin e Fan Nolit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat