“Plumbi kaloi nëpër pantallonat e mia”/Shqiptari tregon si i shpëtoi agresorit në New York: Ishte ulur pranë meje

Amerika

“Plumbi kaloi nëpër pantallonat e mia”/Shqiptari tregon si i shpëtoi agresorit në New York: Ishte ulur pranë meje

Më: 13 prill 2022 Në ora: 11:56
Fitim Gjeloshi

Mëngjesin e të marte, 20-vjeçari me origjinë shqiptare Fitim Gjeloshi pati fatin e keq të zinte një vend pranë njeriut që pak minuta më vonë do të qëllonte me armë në metronë e Bruklinit, Nju Jork.

“E shikova dhe pashë që ai po fliste me veten për një kohë, kështu që e shikova përsëri dhe thash me vete, ky djalë duhet të jetë i droguar”, tha i riu për NY Post pasi u intervistua nga policia.

Kur metroja u largua nga stacioni në Rrugën 59, i dyshuari nxori një maskë gazi nga një prej valixhet e tij.

“Ai hapi një nga bombolat e tij të gazit dhe tha: “Upss, gabimi im”.

“Nxorri një sëpatë e hodhi, pastaj nxorri një armë dhe filloni të qëllonte.”

Fitimi thekson që burri i drejtoi armën dhe e qëlloi, por fatmirësisht plumbi nuk i preku trupin. Përdoruesit e tjerë të metros, në të njëjtin vagon nuk ishin aq me fat.

“Fillova të vrapoj”, tha Gjeloshi, i cili jeton në Bensonhurst, Brooklyn. “Ai më synon fillimisht. Unë pata fat, plumbi kaloi nëpër pantallonat e mia.”

Gjeloshi tha se ai u bërtiste të gjithëve që të lëviznin shpejt në një vagonin R përtej platformës. Ishin dy persona që u plagosën rëndë dhe kishin nevojë për ndihmë, kujton ai. Ai e kuptoi se kishte vrima në pantallonat e tij vetëm pas përfundimit të sulmit.

“Një djalë qëllohet pranë meje. Ai thotë: ‘Ndihmë! Ndihmë”, tha Gjeloshi. “I them dikujt që ta ndihmojë, t’ia mbulojë gjakun. Kërcej, i bie derës dhe e godas me këmbë”, tha Gjeloshi.

Kur metroja më në fund mbërriti në stacionin e Rrugës 36, vagoni ishte plot me të lënduar dhe tym. Autori ka shfrytëzuar konfuzionin e turmës për të shpëtuar nga vendi i ngjarjes.


Në total, 10 persona u qëlluan dhe 19 të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët. Për mrekulli, askush nuk ka pësuar lëndime të rrezikshme për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat