SHBA/New York: Teuta Ibriqaj nga Kosova, në instalacionin e Projektit të Flamurit në Rockefeller Center, pjesë e familjes së Kombeve të Bashkuara

Amerika

SHBA/New York: Teuta Ibriqaj nga Kosova, në instalacionin e Projektit të Flamurit në Rockefeller Center, pjesë e familjes së Kombeve të Bashkuara

Nga: Beqir SINA – New York City Më: 14 prill 2022 Në ora: 17:08

Projekti Flamur është rikthyer! Këtë vit ne kemi bashkëpunuar me Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Muzeun e Klimës në Nju Jork për t'u fokusuar në atë që ka vërtet rëndësi - "Vetëm një tokë", thotë organizatori.

Një instalacion i ri i artit publik "Projekti i flamurit", me 193 flamuj të sapodizenjuar që shfaqin dashurinë për qytetin e Nju Jorkut, filloi shfaqjen e tij një mujorë në sheshin e mahnitshëm njujorkez “Rockefeller Center”, në zemër të qytetit të Nju Jorkut, Shtetet e Bashkuara, dy javë meë parë - më 1 Prill 2022.

Më shumë se 1000 dizajner nga e gjithë bota sipas organizatorit dorëzuan punimet e tyre të krijuara posaçërisht për këtë event, duke fituar artistë, njerëz të thjesht, nxënësit e shkollave të të gjitha cikleve, deri te punëtorët aktiv e në pension.

Image
"The Flag Project - Projekti i Flamurit"

Prezantimet e modeleve të flamujve të "Projektit të Flamurit - The Flag Project"" shihen nga mijëra vizitorë në sheshin për-rreth Qendrës Rockefeller në Nju Jork, ku flamujt që tregojnë dashurinë e tyre për qytetin e Nju Jorkut, dhe të paraqesin veprat e tyre të artit duke festuar kulturën e larmishme të qytetit, energjinë e gjallë dhe forcën.

Çdo dizajn i këtyre flamujve është i përzgjedhur në një flamur (8 foot me 5 foot), duke u ngritur së bashku me flamujt në 193 shtizat e flamurëve që rrethojnë Qendrën Rockefeller Plaza.

"Projekti i Flamurit" është një ekspozitë pa pagesë në natyrë dhe mund të shikohet nga publiku në çdo kohë. Për shumicën e vitit, flamujt që rrethojnë Qendrën Rockefeller Plaza përfaqësojnë flamujt e kombeve të njohura nga Kombet e Bashkuara në New York.

Image
"The Flag Project - Projekti i Flamurit"

Por, ka edhe disa raste të veçanta!

Dhe, e veçanta është Kosova, e cila ende nuk ka një flamur të saj në Kombet e Bashkuara, ngaqë ajo ende nuk është anëtare e saj.

Mirëpo, është artistja Teuta Ibriqaj, nga Kosova, e cila në instalacionin e Projektit të Flamurit në Rockefeller Center, është bërë pjesë e familjes së Kombeve të Bashkuara.

Me ç’rast flamuri i saj “Earth and Sea”, valvitet në mesin e 193 flamurëve nga i gjithë planeti, - në instalacionin e Projektit të Flamurit në qendrën Rockefeller Center nga 1 Prill deri në 6 Maj.

Image
"The Flag Project - Projekti i Flamurit"

Artistja Teuta Ibriqaj e cila është paraqitur me veprën e saj në formën e instalacionit, që përmban titullin “Earth and Sea”, në kuadër të #TheFlagProject, ka folur për disa media shqiptare, për të treguar pjesëmarrjen e saj, në mesin e tyre ajo ka flour edhe për portalin e njohur të artit e kulturës nga Prishtina, KultPlus.

E pyetur se si erdhi ideja për realizimin e këtij intalacioni, Ibriqaj për KultPlus, ajo thotë se ndonëse ajo gjithmonë paraqet diçka në formë abstrakte në një mënyrë moderne që është e dukshme për publikun dhe që i jep mundësi asaj që të flas në një mënyrë artistike, kësaj radhe ajo ka vendosur që të shfaq diçka ndryshe nga e zakonshmja.

“Doja të shfaqja diçka tjetër në një pikturë dhe të paraqes Tokën dhe bukurinë e saj, edhe pse unë jam në një proces të një skice të krijimit të Tokës me bukurinë e saj, ende vazhdoj të krijoj. Ideja më erdhi si: “Tokë dhe Deti”, ku shtrova pyetjet si: Si ta duam?, Si ta ruajmë?, Si ta çmojmë më tepër vendin?”, thotë Ibriqaj.

Sipas saj, në vepër është shpalosur një sipërfaqe që ndahet në dy ngjyra të bukura, atë krem në të kaft të hapur që paraqet Tokën në një mënyrë të pastër, ndërsa në anën e djathtë shihet ngjyra e gjelbër në të kaltër të hapur që paraqet bukurinë e ujit të kristaltë, për të shprehur kështu harmoninë e jashtëzakonshme të Tokës dhe Detit.

Image
"The Flag Project - Projekti i Flamurit"

“Unë krijoj në vazhdimësi dhe ajo më jep kënaqësi të tejskajshme. Që të kam mundësinë të shpreh në mënyrë artistike atë qe kam si artiste dhe se si e shoh atë bukuri përmes syve te mi në këtë pjesëmarrje, po më bënë të lumtur shumë. Por ndihem e lumtur edhe që po prezantoj popullin shqiptar me një vepër arti mu në zemër të New York-ut, dhe aq më tepër nëpërmjet një projekti të madh ndër artistë të shkëlqyer”, thotë Ibriqaj për KultPlus.

"The Flag Project - Projekti i Flamurit"

“The Flag Project” është i krijuar në vitin 2020 si një mënyrë për të festuar forcën dhe qëndrueshmërinë e njujorkezëve gjatë pandemisë COVID-19, në qendrën “Rockefeller Plaza” në zemër të New Yorkut, e cila zëvendësoi flamujt amerikan, dhe ata nga 193 vende të botës, që rrethonin sheshin duke i zvendesuar ata me art për herë të parë në historinë e kësa Qendre që vizitohet çdo ditë nga dhjetra mijëra vizitor amerikan e të huaj.

Ky instalacion për një muaj nga 1 prilli deri më 6 maj dhe më 5 qershor për nder të Ditës Botërore të Mjedisit ,ekspozon në të 193 shtizat e flamurit që zakonisht valojnë flamujt e vendeve të njohura nga Kombet e Bashkuara, në Rockefeller Center vepra arti që pasqyrojnë temën e këtij viti : "Vetëm një tokë".

Ky edicioni i parë jashtëzakonisht dhe tashmeë i popullarizuar" Projekti Flamur" mori mbi një mijë aplikime për të përzgjedhur 193 vendet e disponueshme, thotë organizatori i "The Flag Project”.

Dy edicionet e kaluara shfaqën flamuj të dizajnuar nga artistë dhe stilistë të famshëm si Jeff Koons, Marina Abromovich, KAWS, Christian Siriano, Elliott Erwitt, Tyler Mitchell dhe Ryan McGinley, por ky edicion pranveror i këtij këtë vịt sigurisht nuk është i kufizuar vetëm në artistë të njohur. Në të vërtetë, janë 193 artistë të përzgjedhur nga 1000 konkurent nga e gjithë bota, dhe nga të gjitha sferat e jetës që paraqesin punën e tyre në shtizat e flamurve të Rockefeller Center.”

Projekti i Flamurit të këtij viti prezantuar nga Tishman Speyer, Drejtor zhvillues i Qendrës Rockefeller, në qytetin e New Yorkut, është realizuar në partneritet me Muzeun e Klimës dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin - UNEPD:

“ Aty janë në instalacion vepëra arti origjinale që na tregojn se çfarë do të thotë mjedisi për njerëzimin, si të jetojmë në mënyrë të qëndrueshme dhe në harmoni me natyrën dhe hapat e përditshëm që ndërmerrarin njerëzit kryq e tërthor drejt veprimit pozitiv ndaj klimës”, thuhet në faqen e #TheFlagProjcet,.

Modelet e flamurëve që valëviten në sheshin e njohur Rockefeller Center janë flamuj miqësorë me mjedisin, të biodegradueshëm që do të valëviten nga 1 prilli deri më 6 maj dhe më 5 qershor për nder të Ditës Botërore të Mjedisit, ndërkohë që Flamujt do të jenë një pikë qendrore e programimit publik falas të Qendrës Rockefeller për Ditën e Tokës.

Image
"The Flag Project - Projekti i Flamurit"

"Vetëm një tokë".

Projekti i Flamurit në Rockefeller Plaza thotë : “Ne jemi të kënaqur që jemi partnerë me UNEPD dhe Muzeun e Klimës për të trajtuar kërcënimin global të ndryshimeve klimatike këtë vit me art frymëzues nga artistë nga e gjithë bota. Projekti i Flamurit është bërë shpejt një nga ngjarjet më të dashura të Rockefeller Center. Është një mundësi për artistët e të gjitha moshave, afër dhe larg, të ndajnë vizionet e tyre për tokën tonë të vetme, " ka thënë EB Kelly, Drejtor Menaxhues dhe Drejtor i Qendrës Rockefeller, në një deklaratë.

Edicioni i këtij viti i Projektit të Flamurit përkon me Stokholm+50, një takim ndërkombëtar mjedisor që do të mbahet në Stokholm më 5 qershor për të diskutuar qëllimet e OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm, duke përfshirë Marrëveshjen e Parisit, Axhendën 2030 dhe Biodiversitetin global pas 2020.

Image
Teuta Ibriqaj
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat