Besimtarët katolikët shqiptar në Amerikë e Kanada, festuan me madhështi Pashkët

Amerika

Besimtarët katolikët shqiptar në Amerikë e Kanada, festuan me madhështi Pashkët

Nga: Beqir Sina Më: 18 prill 2022 Në ora: 17:02
Foto nga vendi i ngjarjes

KANADA - SHBA : - Mijëra besmitarë katolik Shqiptar u mblodhën në Kishat e tyre të dielën në mesdrek për të kryer shërbimet e Pashkëve, duke festuar ringjalljen e Jezu Krishtit.

Kishat e shënuan kështu ditën e Pashkëve me meshën e mesdrekës, dhe më pas një sërë shërbimesh të ndryshme, duke përfshirë shërbimet në natyrë, në të gjithë qytetet, ku më së shumti jetojnë shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada

Kështu simbas traditës besimtarët shqiptarë të besimit katolik, në Toronto, Detroit, Washington, Florida, Kalifornia, Chicago, Kenektiket, Pensillvenia dhe zonën e Tri-Shteshit, Nju Jork, kremtuan Pashkët, duke ndjekur procesionin ritual të kësaj kremte të madhe .

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Besimtarët e shumtë në numër, me familijet e tyre, u lutën dhe këndonin himne të shtunën dhe të dielën në kishat në qytetet ku më së shumti jetojnë besimtarët katolik shqiptar : 

Kishën Katolike Shqiptare “Shën Palit”,(Meshtar Father Freddy -English language Easter Celebration Mass night as usual with Fr. Marko.) Kisha Katolike “Zoja Pajtore", në Detroit,(E Diela e Pashkeve në Kishen e Zojes Pajtore me Meshën  Dom Lush Gjergjin) Kisha Katolike Shqiptare “Zonja e Shkodrës” Nju Jork,( Meshtar Father Don Pjetër Popa) Kisha Katolike Shqiptare në Toronto, e të tjera.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Kjo, panoramë e bukur festive pasqyrohet mjaft mirë edhe në informacionin e përcjellur në faqet e interrnetit, rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Tweeter, të këtyre kishave shqiptare katolike në SHBA, ku tregohet se celebrimet dhe kremtimet, kudo ishin përplot me besimtar e besimtare katolike shqiptare, duke iu bashkuar kështu kremtimeve në të gjithë botën katolike, kryqëtërthor rruzullit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe viset shqiptare dhe diasporë.

Java e madhe për besimtarët të krishterë, Shqiptarë në SHBA, e Kanada u shoqërua me një sërë celebrimesh rituale të kësaj kremte të madhe, :

Të Enjtën e Madhe - Darka e Mbrame ,Themelimi i Euharistisë së Shenjtë - Të Premtën e Madhe: Udha e Kryqit 

- Adhurimi i Drurit të Kryqit , Të Shtunën e Madhe: - Uratët e Mëngjezit, Bekimi i bukëve të Pashkëve, dhe sot të Dielën Vigjilja e Pashkëve- Bekimi i bukëve”.

Në orën e ringjalljes, të gjithë besimtarët ndezën qirinjtë të cilët simbolizojnë dritën e shenjtë, ndërsa ata që i gëzuan jashtë mase këtyre Pashkëve, ishin edhe fëmijët e vegjel me prindërit e tyre, dorë për dore, shkuan në Kishë, me shportat e vezve dhe gëzonin Pashkët në oborrin e kishës në ritin e tyre “Eastern Egg Hunt!”.

Kudo besimtarët e shumtë shqiptarë përcollën mes tyre urimin e përbashkët :” Për shumë mot Pashkët. Krishti u ngjall. Vërtetë u ngjall! Vdiq dhe u ngjall për krejt njerëzimin, andaj, të gjithëve, pa dallim, Me shëndet dhe për shumë mot! Gëzuar Pashkët! Krishti është ringjadhur! Jeta e ka mundur vdekjen!Deshmojeni ringjadhjen e Krishtit ne zemrat tuaja, me shume paqe, mirësi dhe dashuri per njeri-tjetrin! Amen!”

Ndërkohë, që të shtunën në mbrëmje,  dhe të dielën Ditën e Pashkëve, 17 Prill, në kishën e parë shqiptare në Amerikë, Kishën Zoja e Shkodrës, në Hartsdale -New York, si nga hera Meshtari Dom Pjetër Popaj, dhe ndihmësit e tij, kremtuanë së bashku me qindra besimtarë, meshat në, sipas traditës së kësaj kremte të madhe.

Çka, ajo duket qartë edhe në pamjet filmike( webstreem ) , ku e njëjta atmosfer ishte ashtu si në Kishën “Zoja e Shkodrës edhe në Detroit në kishën “Saint Paul Church” dhe “Zoja Pajtore” për të celebruar së bashku Pashkët, mbledhur mijëra besmitarë katolikë shqiptarë, të cilët mbasi kan qendruar deri vonë në meshat madhore për Pashkët në Kishat e tyre Katolike , gjatë ditës u mblodhën së bashku me fëmijët e tyre në të Dielën e Vigjiljeve të Pashkëve.

Ku, simbas traditës, dhe kryerjes së këtij riti fetar katolik në liturigjinë e meshtarve– thuhet ndër të tjera se :

”Ndihma jonë është në emër të Zotit, i cili krijoi Qiellin dhe Tokën! O Zot dëgjoje britmen time dhe ajo të mbrrijë tek Ti! O Ati Ynë bekojë gjithë këtë ushqim, bukën, vezët dhe djathin dhe ushqimet e tjera që kemi përgatitur për këtë festë dhe na bën që në dashuri me gëzim t’i kremtojmë këto Pashkë – Na përmbush me fuqin tande që qysh tani te jetojmë me Krishtin dhe duke u ringjallemi me Të, që jeton dhe mbretëron në shekuj të shekujve. Amen!”

 “Zoti qoftë me Ju! ju bekoftë Hyji i gjithpushteshëm: Ati e biri e Shpirti Shenjt. Zoti ju ruajtë dhe për shumë mot dhe më gëzime – për shumë vjetë dhe Gëzuar Pashkët! të gjithë besimtarëve”,

Kurse, në fund të meshës famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj, tha se :”Meqënse, kjo natë është nata e felënderimit – dhe falënderojmë Zotin për ringjalljen e Krishtit prej së vdekurit që është shëlbimi ynë, shpresa jonë për jetën e amshueme. 

“Dhe, ne ju falënderojmë të gjithë ju besimtarëve, sikur meshtarët e juaj, për shembullin e mirë që jepni, për inspirimin që keni ndaj një feje të dallueme tuajën, që vazhdimisht e tregoni me bujarinë tuaj të pashterrshme, solidaritetin dhe besnikërinë tuaj “

– Shumë ju falëminderit, ne sikur meshtarët tuaj – shërbëtorët tuaj gjithmonë e ndijemë veten edhe më të gëzueshëm kur ju shohim ju të gëzueshëm dhe jeni aq afër Zotit dhe aq afër njëri tjetrit. Dhe një falënderim të posaçëm të gjithë atyre që kan ndihmuar këtë Meshë të Madhe dhe për shumë vjetë dhe Gëzuar Pashkët! të gjithë besimtarëve”.

Pashkët të cilët simbas riteve nisën ditën e Ejte, ndërsa të Dielën, kan vazhduar me dy mesha të Shejta dhe gjatë gjithë ditës, besimtaret shkëmbejn dhe thyejn vezët mes tyre – deri tek banketet e shtura dhe të mbushura përplot me ushqime, të ndryshme në mjediset familjare, drekën e Pashkës – një drekë e veçantë, kjo e cila dallohet për gatimet tradicionale të krishtera – vazhduan më pas me daljet familjare nëpër pikniqe në parqet e qyteteve për reth qendra të banimit dhe vizita tek njëri tjetri.

Të cilët kan zgjedhë diçka argëtuese sipas traditës së Pashkëve, për të bërë edhe më të bukur dhe kremtuar së bashku me prindërit e tyre të Dielën e Pashkëve. Ku përfshihen fëmijët e veshur bukur me shportat me vezët me të gjitha ngjyrat, e kan bër këtë ditë festive të Pashkëve edhe më gazmore – më të mrekullueshme, për të gjithë fëmijët katolik Shqiptar në Shtetet e Bashkuara e Kanada .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat