Lamtumirë Zef Balaj

Amerika

Lamtumirë Zef Balaj

Nga: Prof. Dr. Muhamet Mustafa Më: 18 prill 2022 Në ora: 20:03
I ndjeri Zef Balaj

Këto ditë ndërroi jetë zotni Zef Balaj, duke lënë të pikëlluar dhe me dhembje familjen e tij fisnike , Ligen Qytetare Shqiptaro – Amerikane dhe miqtë e shumtë.

I goditur nga shtrëngesat dhe represioni I regjimit Stalinist,arratiset në kohen e rinisë së hershme nga Mirdita e tij në Kosovë dhe më vonë shpërngulet në SHBA ku zhvillon bizneset e tij dhe bëhet pjesë e rëndësishme e aktivitetit të mërgatës sonë patriotike dhe krah i djathtë i ish Kongresistit Joe Dioguardi në aktivitet e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

. E njoftova në vitet e pasluftës. Pash te ai kombinimin më të mire të tipareve kombëtare të standardeve të larta etike, traditës kombëtare dhe nevojës për zhvillimet demokratike.

Ai qe një shtyllë e rëndësishme e shqiptarëve në New York duke mbështetur dhe ndihmuar secilin shqiptar që kishte nevojë dhe duke bërë punë të mëdha për Kosovën.

Ai qe I lidhur shumë me Kosovën, po aq sa edhe me Shqipërinë.

Ai kreu misionin e tij njerëzor e kombëtar dhe la pas vetës veprën e tij te çmueshme kombëtare dhe familjen fisnike. Zoti e shpërbleftë! Ngushëllime familjes , LQSHA , miqve të tij të shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat