Bruno Ceka jep dorëheqje nga Kongresi Panshqiptar Amerikan

Amerika

Bruno Ceka jep dorëheqje nga Kongresi Panshqiptar Amerikan

Nga: Beqir Sina - New York City Më: 22 prill 2022 Në ora: 00:27
Bordi i KPA-së zgjodhi Dr. Eglantina Kica dhe Genc Mulliqi si bashkë-kryetarë të përkohshëm

18 muaj pasi mori kryesimin e organizatës lobiste Kongresi Panshqiptar Amerikan (PAAC), dhe, 5 muaj mbasi u zgjodh Kryetari Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane të Texasit, dorehiqet kryetari Bruno Ceka.

Kështu të paktën shkruajti ai vet në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, duke i justifikuar të dy dorëheqjet me arsyen e njëjtë se tani ai ka për të shpenzuar më shumë kohë me familjen.

"Të dashur Bashkatdhetare dua t'ju njoftoj se sot më datën 19 Prill 2022 jap dorëheqjen si Kryetar i Kongresit Pan Shqiptarë në Washington D.C. për të shpenzuar më shumë kohë me familjen. Zoti ju Bekoftë!"

Në, ndërkohë, sipas satusit për të mos krijuar "vakum" nga dorëheqja e "papritur" e zotit Ceka, Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA), reagoi menjëherë duke ndërmerr hapin e ardhshëm, dhe paralajmëruar Kuvendin Zgjedhor.

Në dekleratën e saj KPA, thotë Drejtorët e Kongresit Panshqiptar Amerikan mbajtën takimin e Bordit në të cilin vendosën për të lëvizur dhe përparuar organizatën në shërbim të kauzave në SHBA dhe tokat shqiptare në Ballkan.

Drejtorët u pajtuan t'a caktojnë mbajtjen e Kuvendit gjatë gjysmës së dytë të majit. Në Kuvend do të zgjedhen Kongresistët e rinj që do të përfaqësojnë segmente të larmishme të komunitetit shqiptar në Amerikë. KPA do të bëjë të ditur datën e saktë pasi të jenë kryer të gjitha parapërgatitjet.

KPA në dekleratë falënderoi Z. Bruno Ceka, për punën e deritashme dhe pranoi dorëheqjen e tij nga të gjitha fuksionet në organizatë.

Njëhereshit, Bordi i KPA-së beëhet e ditur se zgjodhi Dr. Eglantina Kica dhe Z. Genc Mulliqi si bashkë-kryetarë të përkohshëm deri në Kuvend.

Në dekleratën e saj, organizata lobiste Kongresi Panshqiptar Amerikan (PAAC), fton të gjithë aktivistët dhe bashkëatdhetarët nga komuniteti shqiptaro-amerikan dhe përtej të bashkangjiten për të promovuar dhe çuar përpara vlerat dhe interesat e popujve amerikanë dhe shqiptarë si në SHBA ashtu në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat