Gërvalla: Insitucionet e Kosovës të bëjnë trysni ndaj Serbisë, që t’i dorëzojë kriminelët përgjegjës të këtij krimi sa më shpejt

Amerika

Gërvalla: Insitucionet e Kosovës të bëjnë trysni ndaj Serbisë, që t’i dorëzojë kriminelët përgjegjës të këtij krimi sa më shpejt

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 25 prill 2022 Në ora: 23:21
Pamje nga homazhet në Nju Jork

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla - Schwarz, e cila këtë fund javë përfaqësojë Kosovën në takimin e radhës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, gjatë qëndrimit në Nju Jork, zhvillojë disa takime me komunitetin Shqiptar të zonës së Tri-Shteshit. 

Shefja e diplomacisë kosovare e shoqëruar nga zëvendëskryeministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, së bashku me pjestarët e kabinetit të saj, bënë homazhe te varrezat në Yonkers, New York, aty ku nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pushojnë  në amshim  vëllezërit Mehmet, Agron dhe Yll Bytyqi, dëshmorë të kombit, të cilët brutalisht u vranë nga pjesëtarë të MUP-it serb, në qershor të vitit 1999. 

Prindërit e tre vëllezërve dëshmor, Ylli, Agron, e Mehmet Bytyqi, babai Ahmeti dhe nëna Bahrije, me disa nga pjesëtarët e batalionit “Atlantiku”, erdhën te memoriali i tre vëllezërve dëshmorë të kombit, duke iu bashkuar me këtë rast delegacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, të kryesuar nga ministrja Donika Gërvalla - Schwarz. 

“Vepra e tre vëllezërve Bytyqi, nuk do të harrohet asnjëherë. Neve, si insitucione të Kosovës, na mbetet të punojmë dhe të bëjmë trysni ndaj Serbisë, që t’i dorëzojë kriminelët përgjegjës të këtij krimi sa më shpejt, ndërsa veprën dhe sakrificën e tyre ta kujtojmë gjithmonë”, u shpreh Gërvalla.

Ajo kujtojë se është rritur me këto dhimbje të mëdha -  e rritur me këto varreza, dhe kuptonë shumë mirë, dhimbjen dhe vendimin prindërve dhe bashkëluftëtarve të Batalionit Atlantiku, për t’i kthyer arkivolet e tyre në Amerikë. 

“Ky është një vend pelegrinazhi ku shqiptarët kthehen dhe e kuptojnë se sa shtrejtë është liria, sakrifica sublime  që bënë këta tre djemë. Këtu në këtë vend vijnë per çdo vit shqiptarët për t’u përmbushur me më shumë dashuri për vendin e tyre, dhe shprehur një respekt për këta tre dëshmor të lirisë së Kosovës. Por, edhe per të ndarë së bashku me familjen dhe bashkëluftëtarët atë dhimbjen e madhe, që kemi per të ngushëlluar sado pak së pari ju si prindër, që keni humbur tre djemëtë, dhe, çdo bashkëlutëtar të Batalionit Atlantiku, që la Amerikën, dhe gjitha të mirat e saj, për të shkura e luftuar duke iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çlirimin e Kosovës".

Shefja e diplomacisë së Kosovës, ju drejtua prindërve të tre dëshmorëve të Kosovës, se: “Ju vertet humbët tre djem, por keni tashti djem edhe vajza plot, keni gjithë Kosovën.”

Ndërkohë, ajo tha po ashtu se institucionet e Republikës śë Kosovës, duhet të jenë më të zëshme, më kërkuese, më insistuese në përpjekjet e tyre për sqarimin e këtyre vrasjve, dhe gjetjen e të zhdukurve. 

“Vëllezërit Bytyqi- janë  heronjtë e lirisë së Kosovës, heronjë nga ata që nuk vdesin kurrë", tha Uk Lushi ish bashkëluftëtari i tre vëllëzërve Bytyqi, Agron, Ylli dhe Mehmet, duke folur në emër të ish luftëtarve të Batalionit Atlantiku.  

Lushi, duke evokuar aktin e tyre sublim tha se  janë pikërishtë tre epitafet e shënuara në gurët e varrit të tre vëllezërve Bytyçi, ato çka i bënë të pavdekshëm heronjët e lirisë:

“Secila, nga këto pllaka memoriale, ka nga një citim(epitaf të veçantë)( të cilat janë përzgjedhur nga ish bashkëluftëtari i Batalionit Atlantiku Arbër Muriqi), me një qëllim të qartë : Të cilat fillojnë me fjalët e Primo Levit, fjalët e të mbijetuarit të Holokaustit, ku thuhet: “Mbani këto fjalë në zëmrat tuaja dhe kurr mos thoni jemi”, tha ai. 

Mesazhi tjetër, u shpreh Lushi, është për ç’donjerin që sa her vjen të vizitojë këtë memorial, dhe kur lexon një strofë të himnit tonë kombëtar, që thotë: “Se Zoti vet e tha me gojë, që kombet shuhen përmbi Dhe, po Shqipëria, do të rrojë për të luftuam Ne!” 

Ai tha se kjo do të thotë pavarësisht ndonjë dallimi, mes vetit çdo shqiptar duhet ta ketë të qart se nuk ka dallim se nga jemi,: Shkupi, Prishtina, Tirana, Dibra, Malësia, Çamëria, Ulqini, Plava e Gucia, Lugina e Preshevës, dhe ne diaspora, të gjithë jemi bashkë, kemi qenë e dotë mbetemi të tiillë, sa të jet jeta. 

Në fund, z. Uk Lushi, lexojë epitafin e njërit prej vëllezërve Bytyqi – Ylli Bytyqit, ku shkruhej: “ Në qoftë se çmimi i Lirisë ishin Jetërat tona – Ne nuk mundëm të japim më shumë!”. Çka tregon kjo?, pyeti Lushi, duke u vet/përgjigjur: “Se të gjithë kur të shkojmë në atë botë, nuk do të marrim kurr një gjë me vete…..!Nuk ka një gjë më të lart dhe më të çmuar se sa sakrfica sublime për vendin tënd”.

Uk Lushi, e mbylli fjalën e tij, me një thirrje, që është e të gjithë ish luftëtarëve të Batalionit Atlantiku, – Shoqatës, Atlantiku, ku në mënyrën më diskrete, ata kërkojnë nga të gjithë udhëheqësit tanë, Prishtinë e Tiranë, personalitetet politike e të tjerë, sa herë të vizitojnë Nju Jork-un, të vijnë në këtë vend peligrinazhi, të shprehin një respekt, dhe bërë një nderim para këtij memoriali – kushtuar tre vëllezërve dëshmor, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi. 

Në fund Babai i tre vëllezërve, Ahmet Bytyqi, i falënderoi  ministren Gërvalla, che zvendës ministren Gashi për homazhet dhe u shpreh se është i nderuar që ky institucion në emir të qeverisë së Kosovës, nderojë veprën e bijve të tyre.

Image
Pamje nga homazhet në Nju Jork
Image
Ministrja Donika Gërvalla
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat