Karine Jeane - Pierre, sekretaria e re e shtypit në Shtëpinë e Bardhë

Amerika

Karine Jeane - Pierre, sekretaria e re e shtypit në Shtëpinë e Bardhë

Nga: Beqir SINA - New York Më: 6 maj 2022 Në ora: 20:18
Karine Jeane - Pierre

Presidenti Biden me emrimin e ri ngjall shqetësime të « konfliktit të interesit » për marrëdhëniet sekretares së re Jeane Pierre me Suzanne Malveaux të CNN.

WASHINGTON DC. - Zgjedhja e presidentit Biden për sekretaren e tij të re të shtypit tashmë,  po akuzohet për « përhapjen » e konflikteve shqetësuese të interesit në Shtëpinë e Bardhë,  për shkak të marrëdhënies së sekretares së re  me reporteren e yllit të CNN, Suzanne Malveaux, kështu të paktën thotë sot shtypi amerikan .

Karine Jean-Pierre – e cila dotë të marrë podiumin e zëdhënses së Presidentit Biden javën që vjen (të Premten 13 Maj),  do të jetë edhe personi i parë me ngjyrë dhe homoseksual i parë, që do të mbajë postin kyç të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, thanë televizionet amerikane.

Zëdhënsja e re e shtypit e Presidentit Biden  Karine Jean-Pierre – e cila ka lindur në Haiti,  në moshën pesë vjeçare erdhi në SHBA, dhe u vendos me familjen e saj në Washington D.C. 

Sekretarja e re shtypit në Shtëpinë e Bardhë ka  "përvojën dekadashe" tha në dekleratën e saj Paski.

Duke vazhduar : « Jean-Pierre, ka punuar në Uashington, për fushatat Obama-Biden dhe gjithashtu si këshilltar për një kohë të gjatë për Presidentin Biden. »

Prezantimi i saj sot në konferencën e fundit të saj nga Shtëpia e Bardhë, nga Jen Psaki u pasua me disa monente  mjaft emocionuese .

Mbasi Jen Psaki, e cila po largohet nga Shtëpia e Bardhë - uroi  zëvendësuesen e ardhshëme Karine Jean-Pierre,  në konferencën për shtyp të fundit tê saj ,  mbasi ajo do të largohet për « arsye » personale,  shkruan shtypi amerikan ajo tregojë edhe një kujtim të saj.

Ajo tregoi kështu një nga bisedat e para që pati me Jeanne-Pierre, në të cilën ato vendosën së bashku se donin të kishin një vend pune në një « pozicion të lartë » në DC,si,  "pa drama" dhe "duke rindërtuar besimin me publikun".

Po ashtu Paski,  tha se : Siç e dini të gjithë, ajo do të jetë gruaja e parë me ngjyrë, personi i parë LGBTQ - që do të shërbejë në këtë rol, gjë që është e mahnitshme sepse përfaqësimi ka rëndësi," tha ajo .

Duke konkluduar në dekleratën e saj për zëvendsuesen e re,  Psaki - tha se :  "Ajo do t'u japë një zë kaq shumë njerëzve dhe do t'u tregojë kaq shumë atyre se çfarë është « e vërtet dhe e mundur » - kur punoni shumë dhe ëndërroni shumë, dhe kjo ka rëndësi shumë."

Jean-Pierre, i cili emigroi në Shtetet e Bashkuara nga Haiti si fëmijë, do të jetë personi i parë me ngjyrë, e para homoseksuale , që do të zërë postin e sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa,  zgjedhja e saj e cila nga shtypi amerikan u quajt novatore nga Presidenti Biden, u festua gjerësisht, u tha se ajo gjithashtu la disa pikëpyetje për paanshmërinë e çiftit Jean - Pierre dhe partneres së saj  - ylli i gazetarisë së CNN-it, Suzanne Malveaux, veçanërisht duke pasur parasysh skandalet e tyre në CNN.

Me mjaft kritika është pritur zgjedhja e sekretares së re të Presidentit Biden, nga krahu i djthatë, ai konservator Republikan.

"Ky është një nga shembujt e shumtë atë të mediave të korporatave të majta që mbulojn qeverinë amerikane, totalisht sot ," shkroi në Twitter Alex Marlow, kryeredaktor i gazetës së krahut të djathtë Breitbart.

Ai tha se kishte ngritur tashmë shqetësime për marrëdhënien e çiftit Jean - Pierre dhe partneres së saj  - yllit i gazetarisë së CNN-it, Suzanne Malveaux në librin e tij, të sapo botuar :  “Breaking the News: Exposuring the Establishment Media’s Hidden Deals and Secret Corruption”, vuri në dukje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat