Në Departamentin e Shtetit, Haxhi Dauti u takua me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar

Amerika

Në Departamentin e Shtetit, Haxhi Dauti u takua me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 6 maj 2022 Në ora: 23:09
Foto nga takimi

Presidenti i Këshillit Shqiptar Amerikan Haxhi Dauti është takuar sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar në zyrën e tij në Departamentin e Shtetit.

Takimi i sotëm  ishtë planifikuauar gjatë një takimi muajin e kaluar - kur zoti Dauti me gazetarët Radio Televizionit Shqiptar pati takuar  Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar para vizitës së tij në Ballkanin perendimor, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Serbi.

Njoftimin mbi këto takime u bënë  në statusin zyrtar në Facebook të oraganizatës lobiste Albanian American Council - ku Presidenti i saj dhe themeluesi zoti Haxhi Dauti , shprehu respektin  që u pritë nga në zyrën e  Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar,  dy herë brenda një kohe një mujore.

"Kisha nderin dhe respektin të takoja përsëri në Departamentin e Shtetit zyrtarin e lart  -Z.Gabriel Escobar! Biseda jonë miqësore, politike, ekonomike dhe sociale,   ju kushtua tërësisht Shqipërisë, Kosovës, dhe shqiptarve në Maqedoni, Malit të Zi dhe Luginën e Preshevës", shkruajti në një status të tij shoqëruar me fotografinë e takimit Haxhi Dauti.

"Ishte kënaqësi të dëgjoje nga zyrtari i lart i Departamentit të Shtetit zoti Escobar se Shqipëria , tani është edhe më e rëndësishme si një aleate e SHBA-së dhe NATO-s në rajonin e Evropës Qendrore, për shkak të zhvillimeve të fundit në përputhje me krizën aktuale në Ukrainë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat