Shkolla dhe prindërit

Amerika

Shkolla dhe prindërit

Nga: Skënder Karaçica Më: 7 maj 2022 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Të nderuar prindër,ndihmojeni shkollën dhe arsimin shqip në Kosovë!

Në një aksion policor në shkollën fillore dhe të mesme në Vushtrri, janë gjetur sende të armës së ftohtë (thika,boksa të hekurit,shufra metali) dhe të gjitha janë asgjësuar nga, arsenali luftarak, të nxënësve në këndin e devijimeve të tyre.

Kjo nismë policore në Vushtrri, jep alarmin para institucioneve arsimore dhe për prindërit në Kosovë, që, në relacionet e devijmeve të nxënësve më ,,arsenalin luftarak,,(siç) në shkollë të nis aksioni për luftimin e dukurisë shkolla pa armë të ftohta dhe, shkolla për dije e edukim të brezave të rinj shqiptarë për të sotmën dhe të ardhmën e shtetit të Kosovës.

Në këtë nismë, u bëhet thirrje prindërve të nxënësve që të ndihmojnë shkollën dhe arsimin shqip në Kosovë, ku, fëmijët e tyre në shkollë të marrin librat dijes e jo armën e ftohtë të ,,arsenalit luftarak,,(sic!).

Për nxënësit problematik do të ishte mirë që Ministria e Arsimit me një ligj në parim të vendosë vijat e qarta dhe,në të gjitha shkollat e Kosovës të kemi klasat mësimore për natyrën devijuese të nxënësve për të tejkaluar problemet aktuale të armës së ftohtë në duart e nxënësve. Një përvojë të kësaj natyre arsimore e kam parë nga afër në gjimnazin LTH në Çikago ku kam punuar për disa vjet.

Shkolla dhe arsimi shqip në Kosovë të zhvillohet me ritmin normal dhe me programet edukativo-arsimore pa armët e ftohta, ku, roli i prindërve dhe bashkëpunimi më shkollën është më se i domosdoshëm.

Të nderuar prindër, ndihmojeni shkollën dhe arsimin shqip në Kosovë!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat