Komuniteti shqiptaro-amerikan e organizon eventin “Pse të investohet në Kosovë?”, i pranishëm edhe Kurti

Amerika

Komuniteti shqiptaro-amerikan e organizon eventin “Pse të investohet në Kosovë?”, i pranishëm edhe Kurti

Më: 8 maj 2022 Në ora: 22:09
Kryeministri, Albin Kurti

Këshilli për Çështjet Botërore në Dallas “Fort Worth” në bashkëpunim me komunitetin shqiptaro-amerikan më 12 maj do të presin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eventi i quajtur “Pse të investohet në Kosovë?” do të zhvillohet në Westin Galleria, duke filluar nga ora 17:30.

“Do të diskutohet fuqia e këtij shteti ballkanas dhe rritja ekonomike e përjetuar që nga pavarësia e tij në vitin 2008, së bashku me sigurinë energjetike, mundësitë e biznesit dhe partneritetet”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Për të marrë pjesë në këtë event njerëzit mund edhe të regjistrohen,  për të parë linkun.

I pari i qeverisë, duket se këtë vizitë do ta vazhdojë edhe për një javë ku më 14 maj do të mbajë një ligjeratë publike në Universitetin DePaul në Chicago, organizuar nga Departamenti i Studimeve Shqiptare.

Kurti, vizitën zyrtare e nisi më të premten, ndërsa të dje bashkë me ministren Rizvanolli nisën negociatat me MCC-në për një projekt energjetik, vlera e të cilit pritet të jetë mbi 200 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat