Fan Noli i panjohur!

Amerika

Fan Noli i panjohur!

Nga: Beqir Sina Më: 9 maj 2022 Në ora: 17:08
Arkiv

New York - 5 Maj 2020

Meritat letrarë të Fan Nolit, dhe ato në themelimit e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqipëtare, janë mjaft të njohura në boten shqipëtare, dhe nuk është nevoja që unë të shkruaj për to. Kurse biografia e tij në aktivitete tjera, si ato politike, është e mbajtur e mbëshefur dhe e panjohur, me qëllim të caktuar.

Fan Noli ka lindur në Ibriktepe në Turqi në një mahallë me një komunitet Ortodoks Shqiptar me origjine nga Korca me emrin Theofanis Stylianos Mavromatis me 6 Janar, 1882. Ka punuar si mësuas në Athinë, dhe mandej në Alexandi. Pastaj ka shkuar në Rusi, në Odessa, ku ka punuar si actor dhe përkthyes. Erdhi në Amerikë në vitin 1906. Punoj në një fabrikë druri në Qytetin Buffalo të New York-ut, dhe në një fabrikë ku nëgjitëshin etiketë nëpër taza për ushqim, në qytetin Boston të Massachutess. Artitjët e Fan Nolit në aspektin personal janë të mëdha: shkrimtar, poet, përkëthyes, diplomat, fetar, politikan, dijetar, etj. Kurse në arenën politike, Fan Noli ka qënë antikombëtar.

Shum është folur dhe shkruar për demokracinë e Fan Nolit, gjë që nuk ka egzistua kurr. Fan Noli e ka marrë pushtetin në Qërshor të 1924 më një puq ushtarak të organizuar dhe financuar nga Bollshevikët e Rusisë për të pushtuar Shqipërinë e për t’a shëndrruar ate në një Federatë Sllavo Komuniste në Ballkan, duke përmbysur qeverinë legjitime të asaj kohe të zgjedhur nga parlamenti, e të kryesuar nga Ahmet Zogu. Nuk janë bërë votime fare në atë kohë, kështu që as lëvizia e tyre, as qëveria që u formua, nuk mund të quhët demokratike. Permbysja e qeverisë u drejtua nga Kolonel Kasem Qafëzezi nga Rregjimenti i Gjirokastres, dhe Kolonel Rexhep Shala, Rregjimenti i Shkodrës. Libri i Arben Putos me titullin “Demokracia e Rrethuar” dyhët të ishte quajtur “Demokracia e Paegzistuar”. Lëvizja Noliste nuk ka qënë as kombëtare, as demokratike, dhe as përparimëtare. Ajo ishte në kundërshtim të plotë me idetë e nacionaliznmit Shqipëtar, dhe të rilindësave tonë. Qëllimi Rus në formimin e Federatës Sllavo-Komuniste të Ballkanit ishte eliminimi i plotë i kombit Shqipëtar dhe shkrijimi i tij në sllavizëm. Këtë rrugë e zbatoj më vonë edhe Enver Hoxha. Kështu, ai ne 1946 sugjeroj që Kosova të mbetët në Jugosllavi dhe shqiptarët Kosovës të vëllazërohëshin me popujt sllav, sepse qëllimi ishte që të gjithe shqipëtarët të sllavizohën.

Revolucjoni i Qershorit të 1924 qe organizuar dhe financuar nga Rusia e madhe, me ndihmën e agjentave të tyre shqipfolës. Dhe më miratimin e Britanisë, dhe Francës, në mledhjën e mësheftë që ata mbajtën ne vitin 1904 të quajtur marrëveshtja e përzemërt. Por tash Britania e kishte ndërruar mendjën sepse ishte

krijuar Bashkimi Sovjeti që synonte të përhapej në tërë botën. Në këtë kohë agjensia e zbulimeve Britanike e këshilloj Zogun që të shkojë në Jugosllavi, dhe në anën tjetër e udhëroj Jugosllavinë t’i çilte rrugë Zogut që ai të organizoj një force ushtarake për rreximin e qeverisë së Fan Nolit. Financat per këtë i ka paguar Kompania Anglo-Persiane e vajit, me kondita që ajo të merrte kontratën e shtetit Shqipar për punimin e vait në Shqipëri, dhe kështu ndodhi.

Në vitin 1920 Rusia krijoj organizatën e quajtur Federata e Shenjtë Sllavo-Komuniste Ballkanike, ku u mbjellën farat e para për të pushtuar Shqipërisë. Qëllimi i kësaj lëvizje ishte eliminimi i kombësisë Shqipëtare. Kjo ide e ka pasur aprovimin e Anglisë dhe Francës që nga mbëledhja e fësheftë që ata bënë me 8 Prill të 1904, ku qëne caktuar kufijtë e Evropes Lindore. Dy mbëledhje tjera qënë mbajtur në vitin 1907 mes tri fuqive të mbëdha: Anglia, Franca, dhe Rusia, ku ranë në dakord për caktimin e kufijëve të Evropës Lindore, dhe ku trojët shqipëtare do mbetëshin nën sferën e Rusisë. Fan Noli me shokë e pranuan këtë ide. Miqët e ngushtë të fan Nolit, si Llazar Fundo, Ali Kelmendi, Sejfullah Malishove, Koço Tashko, etj. perfunduan si cellule të komunizmit kur u këthyen nga Moska, ku kishin shkuar për studime, të inkurajuar nga Fan Noli. Në kohën kur Fan Noli mori qeverinë në dorë, Italja në këtë kohë anoj nga Rusia, duke menduar që ata do të shkëputëshin diçka nga ky ndryshim. Edhe në Luftën e Dytë Boterore Komunizmi u përhap shum edhe në Itali, dhe në Francë, aqë sa po të mos hynte Amerika, si fuqi e katërt e botës, këto dy shtete do të përfundojshin nën sundimin e Rusisë.

Fan Noli ështe shprehur haptazi kundër bashkimit kombëtar të teritorëve dhe pjesëve të kombit që mbetën jashtë kufijëve të shtetit duke e quajtur atë një luks për shqipëtarët. Edhe më tepër, në periudhën e qeverisjës së Nolit dhe nolistëve, pjesët e kombit që mbetën jashtë kufijve politik të shtetit shqipëtar, u trajtuan vetëm si minoritete dhe probleme të brendshme të Gerqisë dhe Serbisë. Në marrëdhëniet me Jugosllavinë e Greqinë që kishin aneksuar pjesë të teritorëve dhe të kombit shqiptar, nolizmi u nis nga ideja e marrëdhënjeve të fqinjësisë së mirë. duke folur për çeshtjën çame, Noli thotë: “Ne nuk duam të ndërhyjmë në punët e brëndshme të Greqisë.

E njejta “demokraci” si ajo e Fan Nolit u realizua fillë pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, kur qevërinë e muar në dorë Enver Hoxha. Mik i sigurtë i Jugosllavëve, Grekëve, Rusëve, dhe padronëve të tjerë. Enverizmi ka qënë antinacjonalizëm shqiptar. Siq ishte edhe fanolizmi. Enveri ka qënë njeri i shitur tërë jetën nga një agjenci e spiunazhit ose tjetrës, e shum herë spiun i dyfishtë, trefishtë, etj.

Noli e përkrahu plotësish lëvizjen “Nacional Çlirimtare” edhe gjatë luftës, edhe pas

Luftës, duke pranuar luftën civile të cilën komunistet e përdorën për të marrë pushtetin në dorë me forcë. Nuk ka asnjë vend në botë ku komunizmi ka fituar me

Vota. Kjo ka një domethënie të madhe. Kur e takuam Nolin për here të prë në 1956, e gjetëm atë entuziast të qeverisë barbare të Enver Hoxhes. Ai ishte takuar me gjitha delegacionet e Shqiperisë që vizitonin Organizatën e Kombëve të Kashkuara.

Së pari me Tuk Jakoven në Shtator të 1946. Atëherë me Mihail Priftin, dhe Behar Shtyllen në 1950. Në Dhjetor të 1964, me ministrin Behar Shtylla në Stacionin e trenit, Pennsylvania. Kur e pytën organizatat americane të informacionit Fan Nolin, se pse mirrësh aqë shum me komunistat e Tiranës, ai u tha: ata janë djemët tanë. Kurse djemët e shum Vatranëve kishin luftuar në Itali, dhe Francë për lirimin e këtyre Vendëve nga fashizmi dhe nazizmi, dhe për shpëtimin e tyre nga këthedrat Sovjetike, sipas politikës së SHBA.

Miq kryesorë të shqiptarëve, Noli i konsideronte sllavët, grekët, dhe ballkanasit në përgjithësi. Lidhjët e Nolit me Rusinë ishin të herëshme dhe më vonë u vazhduan edhe me Bashkimin Sovjetik. Mbas ramjës të pushteti të tij, ai u bë mik i Bashkim-it Sovjetik. Si antar i një delegacioni të popujve të shtypur të Ballkanit, Noli kërkoi që të propagandohën arritjët e Bashkimit Sovjetik në rregjimin bollshevik. Një krah i nolistëve si Ali Kelmendi (një injorant komunist i çmendur-gp), Halim Xhelo, Riza Cerova, Koço Tashko, etj. kaluan plotësisht në pozita komuniste. Edhe nolizmi, edhe enverizmi kanë qënë lëvizje të antinacionalizmit shqiptar. Lista e praktikave dhe ideve politike noliste, të kundërta me nacionalizmin shqiptar është e gjate. Por këtu mund të përmendet veprimtaria e tij kundër Hasan Prishtinës e Ismail Qemalit në 1912, si edhe sentimetet negative kundër shqiptarëve të Shqipërisë së Veriut dhe të Kosovës (malokëve dhe kosoviotëvë). Noli u zotua para Beogradit se do të merrte masa e do të ndalonte veprimtaritë e“kosoviotëve.” Si shembull për të bindur Beogradin se ky zotim nuk është vetëm vepër boshe, Noli përmend masat për ndalimin e Komitetit Kosova dhe shkatrrimin e Bajram Currit. Në të vërtetë, Bajram Currin, politikisht e vrau Noli, mbas kësaj, Noli e vajtoj Bajram Currin me një elegji shum të bukur. E vërteta është që Bajram Curri ka vrarë vehtën. Ka qënë rrethuar nga Kadri Mehmeti me xhandarët e tij, por nuk është vrarë nga ata, as nga askush tjetër. Daja i im Isen Selman Bardhoshi i Qarrit të Vogël të Hasit, së bashku

me Mehmet Bajraktarin e Vlahnës kanë shkuar dhe e kanë marrë trupin e mikut të

tyre, Bajram Currit, në Dragobi dhe kan prurë e vorrosë në Krumë. Edhe biografia e Bajram Currit është e ekzagjeruar. Bajram Curri mendonte që Lenini ishte një “Myhyd” i madh, se kështu i kishte thënë Fan Noli.

Më rrëzimin e qeverisë së tij nga Ahmet Zogu, në Djetor 1924, Fan Noli me shokët e tij i u largua nga vendi me një anije ushtarake Italiane. Shumica e tyre shkuan në Vijenë dhe Gjarmani. Me 1925 Noli me shokë krijuan Komitetin Revolucionar të Federates Komuniste të Ballkanit. Në vjenë, edhe në Gjermani, Noli ka pasur mikun e tij Koço Tashkon si sekretar. Tashko eshte ay i cili e ka rekurtuar Enver Hoxhen në

partj, po jo si thot ay.

E vetmja praktikë e qëndrueshme noliste në llogjikën nacionaliste shqiptare, është përpjekja për pavarësimin e Kishës Ortodokse Shqiptare nga Kisha Ortodokse Greke.

Kur Enver Hoxha i arrestoj miqët, dhe kolegët e Fan Nolit: Bahri Omarin, Kol Tomaren, Aqif Permretin, Llazar Fundon, dhe Kristo Kirken, Noli Heshti. Katër i puashkatoj, dhe një vdiq në burg nga torturat. Kost Çekrezi i dergoj Fan Nolit dy antarë të shoqërisë Vatra, Qemal Veiselin, dhe Shefqet Bençen, për t’i kërkuar që ai, në emër të Vatres, të ndërhyrte tek qeveria e Tiranës për t’i shpëtuar. Fanoli u tha: “Nuk prishëm unë me governën e Tiranës për ca politikanjë të falimentuar.

Në Shqipëri para luftës së II-të Botërore ka pasur dy qëndra me cellule komuniste, Korça dhe Shkodra. Grupi i korçës drejtohej nga agjent komunist të Francës, dhe Fanolist shqiptar si Koço Tashko, Ali Kelmendi, Sejfulla Malishova, etj. Kurse grupi i Shkodrës drejtohej nga komunistët Jugosllav të Malit të Zi. Kurse në Kosovë qëndra

ishte në Gjakovë nën kontrollin e komunistëve të Malit të Zi. E veçanta e lëvizje komuniste në Korçë është se, ka ardhur nga Franca dhe Bashkimi Spvjetik, ndryshi nga rrymat tjera, ajo filloj, e u përhap dhe gjeti mbështetës, veçanërisht në elementin joshqiptar në Shqipëri: në radhët e elementit vllah e sllav. Kështu, në të tre grupet kryesore komuniste, në grupin komunist të Shkodrës, në grupin komunist të Korçës dhe në grupin komunist të të Rinjve, elementi joshqiptar zinte përqindjën më të madhe, madje një përqindje shumë të madhe në krahasim me pjesëmarrrrjen në përbërjen e popullesisë. Përqindje të madhe të elementit vllah dhe “shule” kishte veçanërisht Grupi i Korçës, i cili ishte grupi më i madh komunist.

Grupi komunist i Korçës luajti rolin kryesor jo vetëm në themelimin Partisë Komu- uniste Shqiptare, por edhe në të gjithë jetën e saj të më vonëshme. Për këtë arsye

përmendja e disa karakteristikave të tij është e randësishme për kuptimin e mëvo-

nshëm të enverizmit dhe të të gjithë veprimtarisë së komunizmit në Shqipëri.

Grupin e Korçës etnikisht e mbizotëronte elementi vllah dhe maqedonas, si Miha Lako, Sotir Lubonja, Koçi Bako, Koçi Xoxe, etj. Nga pikëpamja fetare mbizotëronte element ortodoks, përveç tre anëtarëve të Grupit, Xhevdet Doda (nga Prizreni). Enver Hoxha (nga Gjirokastra) dhe Sadik Premtja.Todi Lubonja spjegon se, sipas Koço Tashkos, pranimi i Enver Hoxhes në Grupin komunist të Korçës, është bërë pikërisht për të zbutur përshtypjen që bënte mbizotërimi i “Kiçove e Koçeve” (sinonim i përdorur prej tij për ortodoksët) dhe si karrem për të tërhequr edhe Shqiptare muslimane, e cila qëndronte më larg ideve komuniste. Shif pra, megji-thëse Enver Hoxha e menjanoj dhe futi në burg Koço Tashkon, ai prap nuk ka treguar të vërtetën. Tashko e ka ditur shumë mirë biografinë e Enver Hoxhes që më kohë. Dukët që Hoxha mbeti deri në fund, edhe në kulmin e “fuqisë së tij” instrument në duart e elementit vllah, ortodoks, jugor. Nga pikëpamja krahinore, mbizotëronte elementi jugor antigegë. Me këtë spjegohën shum sjellje të partizanëve të udhëhequr nga PKSH, si djegie fshatrash, pushkatime masive, etj. Në këtë grup mbizotëronte një ndjenje progreke aq e tepruar, sa u kritikua edhe ne mbeledhjen themeluese të PKSH, si zell i tepruar progrek.

Lista e antëtarëve të Grupit të Korçës: Miha Lako, Pilo Pelisteri, Gaqo Pelisteri, Petraq Titani, Nesti Titani, Raqi Themeli, Llambi Themeli, Stefo Graboçka, Llambi Dishnica, Koço Tashko, Sotir Vullkani, Koçi Bako, Sptir Gurra, Petro Papi, Foni Thano, Koçi Xoxe, Gaqi Nasto, Kristo Mushi, Niko Xoxe, Anastas Lula, Sotir Lubonja, Ilo Dardha, Enver Hoxha, Xhevdet Doda, Sadik Premtja, etj.

Në luftën italo-greke në vitin 1943, Grupi Komunist i Korçës mbajti anën e Greqisë: anëtarët e tij dëzertuan nga ushtria italiane dhe, megjithëse Korça mbeti dy ditë e lirë, pa praninë e asnjë ushtri të huaj, anëtarët e grupit të Korçës , “në vend që të merrnin iniciativën e të krijonin një administratë shqiptare dhe armët e lëna nëpër depot nga italianët t’ia danin popullit, ata u bënë rojtarë të depove dhe armët ia dorëzuan ushtrisë greke. Vetëm pak ditë pas pushtimit, qeveria greke shpalli aneksimin e Korçës dhe të Gjirokastrës.

Në vitin 1904, më 8 Prill, qe bërë marrëveshtja e mbësheftë mes Britanisë së Madhe, dhe Francës, e cila u quajt Marrëveshtje e Përzemërt, që kishte për qëllim një bashkëpunim mes këtyre dy Perandorive, dhe caktimin e kufijëve të Evropës Lindore. Në këtë mbëledhje Shqiperia qe caktur të mbetët në lindje, nën tutelën e Rusisë.

Më 31 Gusht vitin 1907 u bë një marrëveshtje mes Britanisë së Madhe, dhe Rusisë e quajtur Marrëveshtja e dyfisht, në Shën Petersburg. Pak më vonë po në këtë vit u bë marrëveshtja e tretë mes Britanisë së Madhe, Rusisë, dh Francës, e quajtur Marrëveshja e Trefisht. Këto tri fuqi botërore caktuan kufinjët e Evropës Lindore, ku Shqiperia qe caktuar prap të bëntë pjesë nën përandorinë e Rusisë. Ky qëllim i fuqive të mbëdha nuk u arrit në luftën e Parë Botërore, por u arrit në luftën e Dytë Botërore.

Më 1916 u shkrua kënga e luftës së shënjt sllave me titullin “Svyashchemaya Voyna” (Luftë e shenjtë) e shkruar nga Alexander Adolfoviç Bode dhe më muzikë të Alexander Vasileviç Alexandrov. Kjo këngë fort e randësishme për sllavët, është kënduar gjithënjë në paradat ushtarake të Bashkimit Sovjetik, çdo vit me 9 Maj, dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite kur bëhën parada ushtarake në Moskë. Kjo këngë u ripunua në vitin 1941.

Balkanizmi

Me 1844, në Beograd, kryeministri serb, Ilia Garashanin, hodhi parullën “Ballkani, popukve të Ballkanit! Ndërsa njëqind e dyzetekatër vjet më vonë(1988), ministry i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Reiz Malile, hodhi po në Beograd parullën “Ballkani, duhet t’u takoj vetëm popujve të tij!

Mbi këtë bazë, një numër i madh veprimtaresh politik dhe jo politik mbajnë etiketën “ballkanike” si “Lidhja Ballkanike”“Beograd, 1866-68), Konferenca Socialdemokrate Ballkanike (Beograd, 1910), “Luftërat Ballkanike”, (1912-13), “Lidhja Ballkanike” (1912), “Federata Komuniste Ballkanike” (Sofje, 1930), “Pakti Ballkanik” (1912), “Federata Komuniste Ballkanike” (Sofje, 1930), Pakti Ballkanik” ose Antanta Ballkanike” (Athinë, 1934), “Lojërat ballkanike” (1910-1940), gazetat dhe revistat “Ballkan”, La Federation balkanique”, etj., etj.

Në fillim ideja e bashkimit të të gjithë popujve të Ballkanit në një shtet të përbashkët në formën e një federate ose konfederate u paraqit si një mundësi e zgjidhjes “çeshtjes lindore” mbas rënies së Perandorisë Osmane dhe largimit të saj nga Ballkani. Krijuesi i “panballkanizmit” konsiderohet ministri i Punëve të Jashtme

të Rusisë , Adam Czartoryski, i cili nga fundi i vitit 1804, parashikonte që në rast të rënies së Perandorisë Osmane, të gjithë popujt e Ballkanit të bashkoheshin në një federate të përbashkët në të cilen vendimtar do të ishte ndikimi i Rusisë.

Në kohën kur po formësohej përfundimisht nacionalizmi shqiptar, serbët (1930) dhe grekët (1930) kishin krijuar shtetet e tyre të pavarura. Të dy këto shtete, në politikat e tyre zyrtare e jozyrtare, luftonin kundërçfarëdo ekzistencetë shqiptarëve, qoftë si ekzistencë kombëtare, qoftë si ekzistencë politike-shtetënore. Për politikën serbe dhe greke, shqiptarët nuk ekzistonin si komb dhe prandaj as nuk duhej të kishin njësinë e vet politike. Serbia dhe Greqia e luftuan ekzistencën e shqiptarëve në tri drejtime: ekzistenca e tyre si komb, ekzistenca e tyre si njësi politike, ekzistenca e tyre fizike. Për politikën zyrtare greke, shqiptarët nuk ekzistonin si komb, për shkak se sipas tyre shqiptarët muslimanë ishin turq, ndërsa shqiptarët ortodoksë ishin grekë. Këtë qëndrim të tyre propaganda politike dhe diplomatke greke u përpoq tbëntë përftyrim mbizotërurues, edhe në Politiken ndërkombëtare, edhe në opinionon European përdhithësisht. Për politikën zyrtare serbe vërtetë ekzistonte një etnitet joserb në jug të tyre, por ai ishte popullsi “e egër malore”, “e paaftë për t’u organizuar në shtet” dhe se misioni serb ishte ta qytetëronte ate. Mbi këto arsyetime të dy politikat, slave dhe greke, nxirrnin përfundimët se ekzistenca e një njësie politike shqiptare ishte e papërligjur dhe se një njësi e tillë nuk duhej të ekzistonte. Në mfund, të dy këto shtete filluan edhe spastrimin etnik të territorëve periferike shqiptare dhe zhdukjeë fizike të tyre.

Në këto kushte, për nacionalizmin shqiptar mbetëshin dy zgjidhje të mundëshme: e para të fillonte luftën e armatosur njëkohësisht kundër të gjithë armiqve që pengonin pavarësinë e tyre; kundër Serbisë, Mali të Zi, Greqisë edhe Perandorisë Osmane. Me Këtë, duhej llogaritur se “u shpallnin luftë” edhe gjashtë Fuqive të Mëdha, të cilat në atë përiudhë ishin për ruajtjene status-quosë dhe Perandorise Osmane në Ballkan, ndërsa Rusia në mbrojtje të drejtëpërdrejtë të Malit të Zi dhe Serbisë, Anglia, e deri diku, edhe Rusia, në mbrojtje të Greqisë, për arsue të ortodoksizmit.

Konspiracjoni shovenist për asgjesimin e kombit tonë, dhe falsifikimi i historisë në përgjithësi kundër nesh, ka ekzistuar shekuj më rradhë. Duhët të jemi të vetëdijëshëm që këto manovra të agjensive të spiunazhit të shtetëve të ndryshëme do të vazhdojnë edhe në të ardhëshmën, më metoda edhe më të sofistikuara. Neve duhët të pregaditëm që t’u bëjmë ball atyre, dhe t’i mësojmë të rinjët tanë se atdheu është shpirti i njeriut. Dhe kemi njërzë të tillë, dhe kemi pasur gjithëmonë.

Problemi i jonë ka qënë, dhe është që udhëheqësat tanë i kanë zgjedhur të tjerët, shpesh bash armiqët tonë (siq ndodhë edhe sot). Neve, me plot të drejtë jemi krenar që jemi populli më i lashtë i Evropës, si edhe për kontributët tona shummijëvjeqare fort të njohura ndaj Evropës dhe botës.

Ideja e Ballkanizmit është ide Ruse, dhe ideja më e rrezikëshme për kombin shqiptar. Qëllimi i kësaj ideje ka qënë dhe mbetët asgjesimi i plotë i kombit shqiptar.

Ideja për zhdukjën e kombit shqiptar është një marrëzi. Zhdukja e kombit shqiptar, dhe mohimi shummijëvjeqar i kontributëve të këtij populli në të gjitha fushat e perparimit botëror, si edhe krijimin e gjuhëve të tjera, dhe shtetëve të tjera, do të paraqitëte një krim të pafalëshëm ndaj së vërtetës, ndaj historisë, dhe ndaj civilizimit botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat