Albin Kurti, arriti në Dallas, pritët nga shqiptarët e Teksasit

Amerika

Albin Kurti, arriti në Dallas, pritët nga shqiptarët e Teksasit

Nga: Beqir SINA - Dallas Tx Më: 11 maj 2022 Në ora: 18:35
Albin Kurti

Komuniteti shqiptaro-amerikan e organizon sot një aktivitet me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i cili ndodhet për një vizitë një javore në SHBA.

Ky është takimi i parë i tij tha Kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, z.Nazar Mehmeti i cili ka konfirmuar mbështetjen dhe gatishmërinë e tij të plotë për të marrë pjesë në tubimin me kryeministrin Kurti me bizneset shqiptare dhe amerikane në Teksas   takimin : “Pse të investohet në Kosovë?”, ku i pranishëm është edhe Kurti

Mikëpritës i këtij takimi simbas burimeve tona nga Teksasi është  Këshilli për Çështjet Botërore në Dallas “Fort Worth” në bashkëpunim me komunitetin shqiptaro-amerikan të cilët do të presin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktiviteti  i quajtur “Pse të investohet në Kosovë?” do të zhvillohet në Westin Galleria, duke filluar nga ora 17:30.

Po ashtu simbas organizatorit të këtij aktiviteti thuhet se : «  Do të diskutohet fuqia e këtij shteti ballkanas dhe rritja ekonomike e përjetuar që nga pavarësia e tij në vitin 2008, së bashku me sigurinë energjetike, mundësitë e biznesit dhe partneritetet”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat