Kryeministri Kurti vizitoi kompani të mëdha globale dhe bashkëbisedoi me profesionistë të suksesshëm të mërgatës në Kaliforni

Amerika

Kryeministri Kurti vizitoi kompani të mëdha globale dhe bashkëbisedoi me profesionistë të suksesshëm të mërgatës në Kaliforni

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 12 maj 2022 Në ora: 13:31

Kurti u prit mbrëmë me entusiazëm të madh nga komuniteti shqiptar në Dallas - Teksas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me komunitetin shqiptar të Teksasit  në Dallas të shtetit të Texasit në vazhdën e udhëtimeve të tij nëpër Amerikë - mbajtu takimin në Qendrën Kulturore Shqiptaro Amerikane e Texasit ku fillimisht ai ka njoftuar bashkëatdhetarët tanë rreth vizitës së tij dyditore në Kaliforni.

“Sapo përfunduam vizitën dy ditore në San Francisko të Kalifornisë në Silikon Valley ku zhvilluam një sërë takimesh me kompani të mëdha globale si Linkedin, VMWare, Airbnb, Mircosoft dhe Uber. Por edhe me firma investuese Andreessen Horowitz dhe Sumeru Equity Partners për të ofruar qasje në financa për për talentet kreative të Kosovës. Jemi takuar edhe me qendra të inovacionit teknologjik dhe social si dhe me profesionistë të teknologjisë të inovacionit dhe informacionit në kuadër të dialogut me mërgatën e të cilët punojnë në Oracle, Facebook,Amazon, Apple, Netflix e shumë të tjera. » tha Kurti.

Ndërkohë që sqaroi se qëllimi kryesor i vizitës në shtetin e Kalifornisë ka pasur për fokus vendosjen e Kosovës në hartën botërore në investimeve në sektorin e teknologjisë dhe informacionit. 

« Kompanitë me të cilën u takuam i kemi njoftuar për progresin ekonomik, teknologjik dhe demokratik në Kosovë. Për planet e qeverisë për të ardhmen dhe për mundësitë e pasura për investim në vendin tonë”, tha Kurti.

Ndërsa njoftoi se gjatë qëndrimit dyditor në San Francisko, ai ka vizituar Luginën e Silikonit, qendrën amerikane të teknologjisë informative dhe ka rrëfyer edhe për vizitat që ka zhvilluar në disa kompani të tjera të mëdha amerikane.

Po ashtu Kryeministri  i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tregoi se në Kaliforni ai është pritur nga profesionistë të suksesshëm të mërgatës sonë, të cilët bashkëpunojnë me kompani me renome botërore siç janë Oracle, Facebook, Amazon, Apple, Netflix dhe shumë të tjera.

Ai foli pak edhe për atë që e quajti një bashkëbisedimi me mërgatën shqiptare në SHBA, në kuadër të iniciativës së Qeverisë, « Dialogu me Mërgatën » . 

« Nga digjitalizimi te Fondi Sovran, nga diplomacia publike te shkolla shqipe, nga investimet në Kosovë te kodimi në shkolla, ishin vetëm disa prej temave të trajtuara që janë të paimagjinueshme pa pjesëmarrjen e profesionistëve nga mërgata. »

Kryeministri Kurti,  theksojë se në takimet në Kaliforni duke i falënderuar pjesëmarrësit për përkushtimin e tyre ndaj Kosovës, Shqipërisë dhe ShBA-ve,  ai i ka inkurajuar ata që të ndajnë aftësitë e tyre të konsiderueshme për ta bërë Kosovën dhe jo vetëm, një shtet edhe më të suksesshëm dhe më të përparuar.

Ndërkaq mbrëmë Komuniteti shqiptaro-amerikan ei Teksasit i rezervoi një pritje të jashtëzakonshme Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në  në Qendrën Kulturore Shqiptaro Amerikane e Texasit.

Raportin mbi takimin në Dallas me një foto album të gjerë  do ta ndiqini në vazhdim të takimeve të Kurtit në vizitën e tij disa ditore në SHBA.

Image
Foto nga vendngjarja
Image
Foto nga vendngjarja
Image
Foto nga vendngjarja
Image
Foto nga vendngjarja

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat