​Nju Jorku bëhet me rrugën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Amerika

​Nju Jorku bëhet me rrugën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Më: 16 maj 2022 Në ora: 18:26
Gjergj Kastrioti Skenderbeu

hqiptarët në Nju Jork do të kenë rrugën me emrin e heroit tonë të madh kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Përurimi i rrugës është bërë dje në Bronx dhe në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams dhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Me këtë rast shqiptarët në Nju Jork kanë organizuar një tubim me muzikë shqipe e flamuj për nder të kësaj ngjarjeje.

Një ditë e mrekullueshme dje në Nju Jork, me komunitetin fantastik shqiptar atje, për të përuruar rrugën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, së bashku me kryebashkiakun Eric Adams. Jam kaq i lumtur që Fan Noli, i cili shkroi Historinë e Skënderbeut dhe Skënderbeu, që bëri historinë e lavdishme të kombit shqiptar, janë bashkë në rrugët e Nju Jorkut. Krenar”, ka shkruar Veliaj në Facebook.

Ndërsa kryebashkiaku Eric Admas ka thënë se shqiptarët në Nju Jork janë punëtorë të palodhur dhe të devotshëm.

“Kur flas për njujorkezët e mirë, e kam fjalën për komunitetin e shqiptarëve. Ju përfaqësoni njujorkezët e mirë, punëtorë të palodhur, të përkushtuar dhe të devotshëm”, ka thënë ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat