U largua nga kjo botë Dalip Graca

Amerika

U largua nga kjo botë Dalip Graca

Nga: Neki Lulaj Më: 18 maj 2022 Në ora: 22:08
Poeti Neki Lulaj dhe gazetari Dalip Greca gjatë një takimi në Vater.

Në orët e parat ë mëngjesit të datës 16 majit ne New York zemra e mikut ton shqiptaro-amerikani i dashur dhe të çmuar Dalip Greca ndaloi përgjithëmonë .Gazetari i shquar u nda nga kjo jetë.Ikja e pa pritur dhe e befasueshme na preku thellë ne shpirt. Largimin e tij fizik u pritë me keqardhje dhe me një dhimbje te thellë.

Pata rasitn ta njoh pëe se afërmi një herit apat disa disa takim me me te. Ai ishte një veprimtar i shquar me një taban kombëtar i cili dha kotribut të vyer shumëvjeçar si gazetar,publicist drejtues mediash. Ishte mik i dashur i mërgatës shqiptare ne atdhe -Shqipëri në SHBA dhe ne Europë.

Dalipi ishte i afërt i dashur shumë i përpikët shumë i ekuilibruar korrekt i zellshëm dhe shumë i respektuar ndaj vizitoreve qe vizitonin Vatren.

Kam pas rastin të lexoi fjalët e vatranit Agim Karagjozi, i cili kishte thenë“Dalipi ka ardhur si dhuratë nga qielli për gazetën Dielli.

Editoroi epokal i gazetës Dielli 2009/2021 vatran i shkëlqyeshëm dhe i veçantë.I cili shëndrriti dritë dielli plotë 12 vjet në gazetën, duke mos kursyer asgjë nga vehtja e tij dhe duke dhënë një kontribut shembullor.Ishte i qetë i arsyeshëm shumë fisnik dhe njeri i cili nuk e dinte kah buron lodhja.

Bota shqiptare ne Shqipëri,Kosovë,Iliridë, Luginë,Mal të zi,flasin me admirim për gazetarin Dalip Greca.I cili ishte një penë e spikatur për mërgaten shqiptare duke trasmetua vlera dhe vyrtyte te larta mediatike të kohës.

Sot mora lajmin e trishtë për largimin fizik lajm, të cilin e prita me keqardhje dhe dhimbje te thellë, po kujtoj në heshtje i përmalluar sjelljët e tia modeste mikpritjën e ngrohët ne Vater dhe njeriun e pa kursyer për te ofruar çdo gjë qe kërkoja, gjera nga Arhivi i pasur i Vatrës dhe nga biblioteka. Punën e tij të pa lodhur shumëvjeqare në Arhiv në radhitjën e gjerave shumë me vlerë historike e kam përcjellë me vite gjatë korrespodencave tona miqësore.

Ne takimet e mia te kohëpas kohëshme edhe para luftës se Kosovës Dalipit, i pata propozuar qe „Vatra të jetë Ambasada e gjithë shqiptarëve e ne veçanti e kosovarve“I cili me tha Vatra është porta e hapur dhe oda e ngrohët për çdo shqiptarë qe e shkelë tokën e bekuar dhe të premtuar të Amerikës.

Dalipi kishte shpirt njerëzor: I dashur me këdo. Në shpirtin e tij s’kishte kurrë urrejtje, ishte altruist, përherë i gatshëm për të dhënë gjithçka për këdo që ia kërkonte ndihmën.

Andaj me plotë te drejtë mund të them se Dalip, jo ju nuk keni vdekur as nuk do te vdesni kurrë, hija e jote e vargjeve ka ndezë qiririn e përjetshëm ne botën shqiptare !...Hija e vargjeve ka mbetur mbi mijëra fletë si qiri i ndezur ne memorjen tonë.

Nuk ka kalorës qe do ti kalojë me trokun e kalit vargjet dhe Intervistat tuaja të gjata dhe me vlerë.

Dalip Grecës i takon gjithëmonë Mirënjohja për dashurinë qe rrezatoi gjatë gjithë punës dhe jetës se tij.Lum ti miku im për punën dhe veprën tende !...

Lamtumirë i dashur Dalip, do ta ndiejmë gjithëmonë mungesën tënde !..

Lamtumirë !

Shpirti yt i mrekullueshëm do endët gjithë andej Shqipërisë,Kosovës,Iliridës,Luginës se Preshevës,Malit të zi dhe gjithë andej nëpër botë ku jeton dhe frymon mërgata shqiptare !...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat