Kryeministri Kurti vendosi lule dhe bëri homazhe te Memoriali i vëllezërve Bytyçi në New York

Amerika

Kryeministri Kurti vendosi lule dhe bëri homazhe te Memoriali i vëllezërve Bytyçi në New York

Nga: Beqir Sina Më: 22 maj 2022 Në ora: 15:37
Beqir Sina

Gjatë vizitës dy javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ditën e fundit u ndal në New York.

Vizitën e tij në New York, Kryeministri Kurti, e ka nisur në memorialin e tre vëllezërve Bytyçi në Yonkers-duke vendosur lule të freskëta dhe ka bërë homazhe te varret e tre vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi , “Dëshmor të Kombit” 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Dr. Rifat Latifi, Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi, ambasadori i Kosovës në Uashington Ilir Dugolli, shefi i kabinetit të kryeministrit Luan Dalipi, konsulli i Kosovës në Nju Jork Lulzim Krasniqi, dhe ekipi i diplomatëve së bashku me anëtarët e Batalionit "Atlantiku", kanë bërë homazhe në Memorialin e "Tre vëllezërve Bytyçi" në Yonkers-New York.

Në këto homazhe me vendosjen e luleve të freskëta ishin të pranishëm edhe prindërit e tre dëshmorëve të kombit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, babai i tyre Ahmet Bytyçi dhe nëna Bahrije Bytyçi.

Kryetari i Shoqatës Atlantiku, komandat Gani Shehu, duke folur në këtë homazh në emër të ish luftëtarve të Batalionit Atlantiku, kujtojë dhe kontributin e madhe të mërgatës shqiptare për çështjen kombëtare.

Ai tha se “ Mërgata shqiptare në Amerikë, për dekada me radhë bëri shumë në shërbim të kombit dhë çështjes sonë kombëtare, ndërsa, për luftën për lirinë e Kosovës, ajo ka bërë edhe një avacim të kontributit dhe sakrificës së saj par kombin Shqiptar, me krijimin e Batalionit “Atlantiku”, në Amerikë, duke mbledhur rreth vetes djemë e vajza nga Amerika per t’ju bashkuar Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës - UÇK-ës, për çlirimin e Kosovës”.

Ndërkohë, ai duke folur për sakrificën sublime të tre vëllezërve Bytyçi ish pjestar të Batalionit Atlantiku, u shpreh se lufta dhe sakrifica e saj sublime ka një çmim ,  “i cili, ishte per ne shqiptarët e Amerikës, të japim tre djem tre dëshmorët e kombit, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi”.

Më pas ai tha se : “Duke ardhë në këtë vend të bëjmë homazhe ne të gjithë. së bashku kujtojmë dëshmorët tanë, luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës, tha Shehu, duke theksuar se “Rënja e tyre dhe sacrifica e të rënve, për lirinë e Kosovës, çlirimin e saj është edhe krenaria jonë mbarë kombëtare, kështu që ne  me plot krenari do t’a vlerësojmë, dhe do ta çmojmë si shumë të shtrejtë, çdo sakrficë të djemëve dhe vajzave që luftuan për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.”

Po ashtu komandat Gani Shehu, tha se janë duke e përcjellur me vëmendje çdo zhvillim në Kosovë, për rreth saj dhe rajon, madle si e theksojë ai me shqetësim e kan parë edhe çdo vendim të Gjykatës Speciale, të marrë deri tani ndaj organizatave të luftës, komandatve dhe çdo pjestari të UÇK-ës.

 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e çmojë dhe e vlerësojë sakrificën sublime të të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës, dhe veçojë me këtë rast edhe rastin e tre vëllezërve Bytyçi, nga SHBA.

 “Vëllezërit Bytyçi, Ylli, Agron dhe Mehmet, deri dje kan qenë djemtë e këtyre prindërve, që janë së bashku me ne sot këtu - por se tani mbas rënjes së tyre, ata janë bijt e kombit tonë. Përkushtimi dhe patriotizmi, humanizmi i tyre është padyshim një vlerë kombëtare, mbi të cilën ndërtohet Republika e Kosovës si shtet i lira dhe i pavarur, dhe mbi të cilin përparon mbarë populli shqiptar”, tha ai.

Duke folur për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai tha se kjo ishte përpjekje e përbashkët, e gjithë shqiptareve në Ballkan, rajon e përtej oqeanit dëshmia më e mirë për këtë është edhe Batalioni “Atlantiku” nga Amerika.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte njëri prej akteve më sublime të atyre përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për çlirim, pavarësi dhe për bashkim” tha ai .

Ndërsa, duke përkujtuar këta try dëshmor, Kurti tha se ne ja përkujtojmë vetes se sa i madh ishte çmimi i lirisë, pikërishtë asaj lirie që gëzojmë të gjithë së bashku sot, dhe që i ka rrënjët e saj të thella në gjakun e dëshmorëve të Kosovës.

“Emrat e vëllezërve Bytyçi nuk do të harrohet kurr dhe as gjaku i tyre nuk do të shlyhet per jet, ata janë të skalitur në patenonin e lirisë së Kosovës.”.

Kurti kujtojë se vrasja e tre vëllezërve Shqiptar amerikan, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, është krim tjetër i Sërbisë, që ende nuk është zbardhur plotësisht. Andaj tha ai ne edhe në raport me Sërbin, por edhe me faktorët ndërkombëmar, vazhdimisht insistojmë, dhe kërkojmë që urdhërdhënsit dhe egzekutuesit e drejtpërdrejt të tyre, të arrestohen dhe gjykohen dhe dënohen.

“Në mënyrë që ata që sakrifukuan jetën e tyre, për lirinë e popullit, çlirimin e vendit të prehen të qetë, patjetër duhet që drejtësia të vihet në vend edhe për këtë tre dëshmorë.”

 Lavdi tre vëllezërve Bytyçi , dhe, të gjithë dëshmorve të kombit Shqiptar! tha Kryeministri Kurti, në memorialin e tre vëllezërve Bytyçi në Yonkers-duke vendosur lule të freskëta dhe bërë homazhe te varret e tre vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi , “Dëshmor të Kombit” 

Në këto homazhe me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, dhe pjestarët e batalionit Atlantiku, ishin edhe prindërit e vëllezërve Bytyçi, Ahmet dhe Bahrije, të cilët dhe faleminderuan kryeministrin e Kosovës për respektin

Babai i te vëllezërve dëshmor, Ahmet Bytyçi duke faleminderuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe delegacionin që e shoqëronte atë, shprehu një faleminderim për respektin e treguar në këto homazhe. 

Ai tha : “Respekti i juaj në këtë vend, është edhe një respekt i madh per të gjithë dëshomrët e kombit shqiptar, dhe të gjithëve atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.” 

Baca Ahmet, u shpreh se çmimi i të rënve është shumë i lart, nga se edhe vết jeta nuk ka çmim - por të vdesësh për atdheun tëndë , për lirinë e vendit tëndë , është çmimi i jetës, është çmimi i lirisë së Kosovës, dhe të tre djemve të mi dëshmor dhe të gjithëve atyrë që ranë për Kosovën e lirë e të pavarur.”

Në shenjë faleminderimi babai i te vëllezërve dëshmor, Ahmet Bytyçi tha se:” Me këtë rast ju  po nderoni jo vetëm familjen tonë, ne si prindër të tre djemëve tanë dëshmor, por  ju nderuat edhe veten, nderuat kombin Shqiptar dhe po nderoni edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qytetar të së cilës ishin edhe tre diem e mi, Ylli, Agron e Mehmet Bytyçi”.

Pas homazheve, Kurti, zhvilloi një takim me anëtarët e Batalionit Atlantik, në një nga ambientet e “Royal Rengency Hotel” në Yonkers takim ku morën pjesë edhe disa liderë dhe aktivistë të komunitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat