Kryeministri Albin Kurti takoi komunitetin shqiptar në Staten Island

Amerika

Kryeministri Albin Kurti takoi komunitetin shqiptar në Staten Island

Nga: Beqir SINA- New York Më: 23 maj 2022 Në ora: 07:36
Pamje nga takimi

Qëllimi kryesor i ardhjes së Kryeministrit Albin Kurti në Amerik, ashtu si dhe ai ka pohuar ai vet në të gjitha takimet kishte  të bëjë me takime të ndryshme me institucionet shtetërore amerikane , senator e kongresisit, anëtar të qeverisë amerikane dhe personalitete me ndikim  në Washington. 

Këto takime dhe vizita ishin për të marrë edhe një “garanci” për  një mbështetje theter në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së Kosovës, duke shfrytëzuar po ashtu këtë vizitë edhe për takime me kompani prestigjoze dhe lidere botërore të teknologjisë bashkëkohore për investime në Kosovë . 

Mirëpo edhe pse agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti nga bregdeti perendimor në bregdetin lindor ka qenë shumë e ngjeshur, ai gjeti kohë për të takuar pothuajse të gjitha shoqatat e organizatat e komunitetit shqiptar në SHBA. 

Gjatë ditës, së sotme e cila shënon dhe fundin e kësaj vizite 16 ditore kryeministri Kurti në kuadër të takimeve me shoqatat shqiptare me origjin nga vendlindja e tyre në ishullin Staten Island - New York ai mori pjesë edhe në organizimin tjetër mes shoqatave  të mërgatës, ku u takua dhe zhvilloi bisedë me përfaqësues të këtyre shoqatave nga Maqedonia, Mali i Zi,  dhe mërgimtarë nga Kosova në New York.

Për Albin Kurtin, por edhe kjo ishte hera e parë që një kryeministër shqiptar që viziton komunitetin shqiptar në qytetin e Staten Island NY ku zoti Kurti shfrytëzoi rastin që të flasë para shqiptarëve që jetojnë në këtë qytet, duke theksuar rëndësinë e diasporës, mbrojtjen dhe kultuvimi i gjuhës, si dhe pika të tjera.

Në Staten Island  - New York, Kryeministri i Republikës së Kosovës u prit  mjaft ngrohtësisht ashtu si në çdo vizitë e takime me shqiptarët e Amerikës , lider të komunitetit, veprimtar të dalluar dhe të sukseshëm si  dhe nga përfaqësues të organizatave të mërgatës sonë, me të cilët diskutoi për sfidat dhe mundësitë e organizimit të komunitetit shqiptaro-amerikan në kuadër të një programi të kësaj qeveris të quajtur : “Dialogut me mërgatën”.

Takimi në Staten Island u organizua në bashkëpunim mes katër shoqatave dhe Senatores së shtetit  Diane Savino , zyrës së qytetit Staten Island Borough  : Shoqatës Atdhetare Dibra, ( Dashnor Miftari)Shoqatës Ana e Malit (Safet Llolla), Shoqatës Kraja(Samih Kanaqi)   dhe Shoqatës së Ulqinit (Xhemo Lanica)dhe u moderua nga Kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra Dashnor Miftari.

Gjatë këtij takimi, ashtu si dhe në takimet e tjera me komunitetin shqiptar kryeministri Kurti fillimisht prezantoi punën, prioritetet dhe sfidat e deritanishme të qeverisjes dhe i njoftoi për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila përveç tërheqjes së investimeve dhe sigurisë kombëtare, në fokus kishte edhe mobilizimin e mërgatës si pjesë integrale e rrugëtimit drejt zhvillimit ekonomik. 

Ky takim ishte  një bashkëbisedim të hapur, i kryeministrit Kurti që po ashtu ai iu përgjigj pyetjeve të të pranishmëve rreth strategjisë së qeverisë për mërgatën dhe angazhimit të tyre në qëllimet edhe nevojat e institucioneve të vendit tonë.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat