Shoqata “Kraja” me Piknik shënojë Ditën e Përkujtimit në Parku “Franklin D. Roosevelt” në New York

Amerika

Shoqata “Kraja” me Piknik shënojë Ditën e Përkujtimit në Parku “Franklin D. Roosevelt” në New York

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 31 maj 2022 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

YORKTOWN , NY - Dita e Përkujtimit në SHBA (e hënë, më 30 maj) u shënua nga Shoqata “Kraja” në Nju Jork, me piknikun e saj vjetorë për të nderuar heronjtë e Amerikës që bënë sakrificën më sublime.

Ndërkohë, që pandemia e koronavirusit në vitin e saj të tretë nuk është më “kërcënim” për jetën, festa e Ditës Përkujtimore në SHBA u shënua ndryshe nga dy vitet e kaluara. Kudo në Shtetet e Bashkuara familjet dolën masivisht në natyrën e bukur dhe me familjen e tyre organizuan ceremoni, parada, koncerte dhe ajo që është e veçanta e kësaj feste u zhvilluan piknike tradicionale për të vazhduar traditën e përkujtimit të njerëzve të tyre të rënë në detyrë.

Në SHBA, Dita Përkujtimore kremtohet të hënën e fundit të muajit maj, por e gjithë fundjava që i paraprin kësaj dite është një moment gjatë të cilit amerikanët përkujtojnë burrat dhe gratë e rënë gjatë shërbimit ushtarak.

Parku Shtetëror Franklin D. Roosevelt, I cili është një park historik,  i njohur më parë nga komuniteti shqiptar, si vendi ku tre dekada më parë shqiptarët u mblodhën në këtë park për çdo vjet në manifestime kulturore e argëtuese për çështjen tonë kombëtare, atë të kontributit në lëvizjen për çlirimin e Kosovës.

Shoqata “Kraja” Piknik 2022 në Parku “Franklin D. Roosevelt” në New York

Këtë vit, shoqata “Kraja” nga Staten Island - New York, mblodhi qindra shqiptar me familjet e tyre, nga zona e “Tri-Shtetit” , (New York, New Jersey dhe Connecticut) në piknikun tradicional “Kraja Piknik 2022, Parku “Franklin D. Roosevelt” në New York  

Mjediset e bukura të ngjashme me natyrën e Krajës, e bënë edhe më të bukur piknikun në Parkun Shtetëror Franklin D. Roosevelt për familjen krajane të cilave iu bashkëngjitën edhe familjet e tjera të komunitetit nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare. 

Njerëzit e të gjitha moshave, përfshirë pjesmarrjen masive të të rinjëve e të rejave, u argëtuan gjatë gjithë ditës me aktivitete sportive, këngë e valle nga të gjitha trevat, dhe shijuanë gjithashtu ushqimin e bollshëm të kuzhinës shqiptare, gatime, embëlsira dhe pije mes gjelbërimit dhe freskinë në Parkun historik “Franklin D. Roosevelt” në New York.

 Ky piknik zgjati më shumë se dhjetë orë dhe dhe ishte  i mbushur  përplot me aktivitete argëtuese për të gjitha grupmoshat! 

U organizua turne miqësorë në futboll dhe volejboll. 

Ndërkaq, ushqimet dhe pije të shijshme që do të kënaqinin dëshirat e kujtdo ,ishin falas, me  donacionet e krajanve, (listën e donatorve të këtij pikniku Shoqata Atdhetare Krają tha do ta publikojë në faqen e saj të internetit).

Kurse, për fëmijët, në shoqërimin e prinderve të tyre, organizatorët rezervuan vende të veçanta ku fëmijët mundën  të luajnë e ushqejnë shpirtin e tyre krijues të lirshëm në natyrë.

Ndërsa, në qendrën të parkut u ekspozuan edhe libra nga autor të njohur krajan, teksa tregtarët sollën disa suvenire të bukura me simbole kombëtare që ta kujtojnë gjithmonë Krajën. 

Në emër të kryesisë së shoqatës Kraja, dhe emrin tij si mikëpritës i këtij pikniku, Sami Kanaqi, kryetar i kësaj shoqate duke hapur këtë aktivitet masivë ju urojë përzemërsisht:  “Mirë se erdhët në piknikun e përvitshëm “Kraja 2022”, - piknikun tashmë tradicional pionikun që mbledh jo vetëm ne krajanve,  por edhe pjestar të komunitetit shqiptar, nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi e tjerë”, tha ai.

Sami Kanaqi, kryetari i shoqatës Atdhetare Kraja u kujtojë pjesmarrësve  se ky ishte një piknik tradicional vjetor që organizohet me qëllim ruajtjen e traditave kombëtare, ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar, ruajtjen e gjuhës, forcimin e lidhjeve shpirtërore të patriotëve krajanë. 

Për këtë ai shprehu një mirënjohje dhe falenderim secilit nga pjesmarrësve për të ardhur me familjet e tyre që ta bëjmë këtë piknik kaq të madhë dhe të bukur. 

“Ky Piknik me pjesëmarrje të jashtëzakonshme është një festë dhe gëzim i veçantë për të gjithë ne si shoqatë e komunitet. Pjesëmarrje e sotshme tregon sesa të përkushtuar janë patriotët krajanë për të ruajtur vazhdimësinë e rrënjëve tona patriotike" u shpreh Sami Kanaqi.

Ai me këtë rast kishte dhe një faleminderim të veçantë  që u takonte donatorve( listën emrave të, të cilëve ai premtojë se do ta publikojn shumë shpejt në faqen e internetit të Shoqatës Kraja ) dhe permendi se sponsor të Ligë së Krajes në vendlindje prej shoqates Kraja, u zhvillua Truniri i Krajes, ku ne finale nxorri ekipet Ostrosi dhe Arbneshit dhe Ostrosi fitoj me fitore te thell me rezulat 7 - 2 duke u shpall kampion )

Më tej duke vlersuar kontributin e krajanve në këtë piknik, Kanaqi, tha  se pa kontributin bujar të donatorve të këtij pikniku, ka qenë e vështirë të organizojmë një piknik kaq madhështor  saqë është ky i sotmi i cili përkon edhe me Ditën e Veteranve këtu në SHBA.

Më lejoni të veçojë pak edhe disa më merirtorve, që duhen permendur sado pak për punëne madhe :  veprimtarin krajan, Safet Doçi i cili së bashku me stafin e organizimit kanë bërë një punë të shkëlqyer,  organizatorët e sportit Bekim Berjashi, Agim Cana, dhe Skender Pera, ndërsa me muzik si gjithmon dallohet për përkujdesjen e argëtimit DJ - Jasha Jasmin Kanaqi dhe Mirsad Gjina, këta të cilët së bashku me stafin e organizimit kanë bërë një punë të shkëlqyer që ju të nderuar pjesëmarrës të kaloni sa më bukur dhe të kenaqeni së bashku me familjet tuaja në këtë mjedis kaq të bukur piktoresk, duke na hequr paksa edhe mallin e vendlinjes tonë Krajës.

Hamid Alaj, shkrimtar dhe studiues nga Kraja, kontributor prej shumë kohësh në shoqatën Kraja i i cili përgatiti dhe kronikën e aktiviteteve sportive të “ Piknikut Kraja 2022” tha: 

"Karekteristikë e këtij pikniku mund të veçohet pjesëmarrja masive e komunitetit krajan e më gjërë, organizimi në një nivel të shkëlqyer e aktiviteteve të shumta, ceremonive e garave sportive, kërcimi i valles krajane nga grupi i valltareve dhe valltarëve nën udhëheqjen e Nadia Hoxhës dhe Hanna Demirit që e bënë këtë piknik madhështore në të gjitha drejtimet. “

Po ashtu ai duke shprehur në emër të organizatorit një mirënjohje patriotëve krajanë për organizimin dhe veprimtaritë e shkëlqyera në dobi të komunitetit dhe çështjes kombëtare, veçojë në këtë piknik dhe regjistrimet e reja në Shoqatën Atdhetare “Kraja” : 

“Erdhën, sot edhe shumë antarë te rinj dhe një numër i konsiderueshëm i donatorëve e treguan fisnikërinë dhe dorën e mirësise për të ndihmuar shoqatën e tyre të zemrës, duke ndihmuar edhe në vazhdimësi Shoqatën Atdhetare Kraja, e cila kryen një aktivitete bamirësie, patriotike dhe edukative në vendlindje duke promovuar talentet nëpërmjet dhënies së bursave për studentët.” 

“Kraja 2022 Picnic” aktiviteti sportiv  në Parkun Shtetëror Franklin D. Roosevelt

Pjesmarrëse: 6 ekipe futbolli

Në dy grupe:

Grupi I

 

Rumia

Besi

Arbneshi 

Grupi II

Martiqi

Ostrosi

Shkodra 

Rezultatet e ndeshjeve 

Grupi I

Rumia-Arbneshi 0:3

Rumia-Besi 0:0

Arbneshi-Besi 3:2

 

Grupi II

Martiqi-Ostrosi 2:1

Martiqi-Shkodra 4:0

Ostrosi-Shkodra 3:2

Gjysëmfinale

Martiqi-Besi 2:3

Arbneshi-Ostrosi 0:3

 

Finalja

Ostrosi-Besi 1:0

Kampion u shpall ekipi i Ostrosit

Rezultatet në turnirin i volejbollit

Pjesmarrës 8 ekipe

Rezultatet : 

Muriqi-Unlat 0:2

Martiqi-Skjeja 2  0:2

Donika-Ostrosi 0:2

Skjeja-Vorri Kurt 2:0

Muriqi-Ostrosi 0:2

Martiqi-Vorri Kurt 2:0

Donika-Ublat 0:2

Skjeja-Skjeja 2. 2:1

Muriqi-Donika 0:2

Ostrosi-Ublat  2:0

Vorri Kurt-Skjeja 2  0:2

Gjysemfinalja :

Skjeja-Ublat 2:0

Ostrosi-Skjeja 2  2:0

Finalja : 

Ostrosi -Skjeja 2:1

Lojtari më i mirë në futboll u shpall Andin Gjenashi. Portieri më i mirë u shpall Arben Cura

Lojtari më i mirë në turnirin e volejbollit për meshkun u shpall Miliam PERASHI 

Lojtarja më i mirë në turnirin e volejbollit për femra u shpall Elma HOXHA 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat