“Në Shqipëri na ndanin se ishim nga fshati, në SHBA përjetova shok”, i riu shqiptar rrëfen historinë e suksesit të jetës së tij

Amerika

“Në Shqipëri na ndanin se ishim nga fshati, në SHBA përjetova shok”, i riu shqiptar rrëfen historinë e suksesit të jetës së tij

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 08:57
Nevi Kaja

Shqiptari Nevi Kaja ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme në SHBA. Ai u largua drejt tokës amerikane me familjen pasi fituan lotarinë, vijoi studimet e larta dhe doktoraturën ndërsa sot punon si pedagog në Universitetin e Michiganit. Nevi punon gjithashtu dhe te kompania prestigjioze e makinave.

Ai dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi peripecitë që ka kaluar kur u largua drejt Amerikës. Nevi tha se i është dashur që të lajë pjata për të përballuar studimet. Ai tha se përjetoi një shok kulturor pasi shkoi në Amerikë kur vuri re vlerësimin që merrte ndryshe nga në Shqipëri.

“Në fillim laja pjata në aeroport ose shtyja karrocën e invalidëve por kjo kisha dhe ndihmën e prindërve. Përdora mundësitë e arta që na ka dhënë ky vend ku jetojmë për të avancuar edukimin tim. Por m’u dha mundësia për këto studime.

Në fillim, jam zgjedhur nga shkolla që të prezantoj një projekt deri në Kinë që në atë kohë ishte një mundësi shumë e artë. Vlerësohej çdo investim që bëja në edukim nga shkolla, për në atë kohë ishte pak shok kulturor sepse vija nga Shqipëria.

Kur isha në Ersekë, ne që vinim nga fshatrat, na vendosnin në një klasë të dedikuar për fshatra. Kur kam bërë gjimnazin jam vendosur në klasën F, dhe ishte e dedikuar për një pjesë të fshatrave. Nga klasa F erdha në Amerikë që nuk njihja asnjë”, tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat