Intervista e aktorit shqiptar, që i dha fund jetës duke u hedhur bashkë me gruan nga pallati në New-York

Amerika

Intervista e aktorit shqiptar, që i dha fund jetës duke u hedhur bashkë me gruan nga pallati në New-York

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 10:08
Belliu kishte treguar se kur është nisur nga Shqipëria ka qenë optimist se karriera e tij në Nju Jork do të ishte e mundur.

Një ngjarje sa tronditëse, aq edhe e dhimbshme ndodhi mëngjesin e djeshëm në Nju Jork. Aktori shqiptar, Florind Belliu, dyshohet se i dha fund jetës së bashku me gruan shtatzënë, në një ngjarje që ka lënë të shokuar mbarë opinionin shqiptar.

Çifti la pas dy fëmijë të mitur të cilët ishin dëshmitarë të gjithë skenës së rëndë.

Mund të jenë një sërë arsyesh që e kanë çuar Belliun drejt këtij akti të rëndë, ndërkohë që vetë ai kishte pranuar kohë më parë se largimi drejt SHBA-së nuk i kishte realizuar atij ëndrrën që kishte, që të vazhdonte ëndrrën si aktor.

Në një intervistë të dhënë në 2020-tën, vetëm 4 vite pasi ishte larguar drejt SHBA-ve, Belliu ka treguar se kur është nisur nga Shqipëria ka qenë optimist se karriera e tij në Nju Jork do të ishte e mundur.

Por vështirësitë ekonomike të fillimit, gjuha e huaj, kanë bërë që 35-vjeçari të mos kishte suksesin e ëndërruar. Gjatë intervistës ai flet dhe për të qenit baba dhe ndërtimin e familjes, ku edhe me doza humori thotë se “më zuri…”

“Nju Jorku është shumë i madh, fillimi ka qenë shumë i vështirë, pasi unë kur erdha, erdha me një ëndërr. Kur u nis avioni me mua, përpara tij u nis një avion tjetër me ëndrrën time. Kisha menduar, që do të shkoj dhe do të bëhem një aktor i madh, e kam dashur këtë megjithë shpirt, thoja do të shkoj dhe një rol do ta bëj.

Al Paçinon e kam parë dy herë, shkova dhe unë për ta parë, ja shkova por çfarë ti thoja, që ‘jam aktor nga Shqipëria’. Gjëja e fundit që mendoja se do të ishte problem për ëndrrën time ishte gjuha, me mendjen time isha se do shkoj dhe për dy vjet dhe do e mësoj gjuhën

Jam i kënaqur me jetën këtu, se pavarësisht se kam pasur vështirësi në jetën profesionale, prapë nuk kam hequr dorë, po bëj një jetë sociale normale, dhe nga ana tjetër po mundohem të prek sadopak ëndrrën time.

Kam bërë një shfaqje për komunitetin shqiptar, por nuk bëj më, një komunitet kështu.. mos më lini të flas më tej! Kam nisur dy libra, një dramë dhe një komedi“, është shprehur ai gjatë intervistës.

Aktori ka thënë më tej se tregu për aktorët as në Shqipëri nuk është i lehtë, për shkak se ka shumë pak filma, dhe iu duhet të konkurojnë shumë personave për një rol, ndërkohë që përmend mes të tjerash dhe ndërhyrjet politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat