“Duhen 50 mijë euro për të marrë fëmijët”, motrat e aktorit Florind Belliu mbledhin 28.850 dollarë në 14 orë

Amerika

“Duhen 50 mijë euro për të marrë fëmijët”, motrat e aktorit Florind Belliu mbledhin 28.850 dollarë në 14 orë

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 10:32
Famija e Florind Balliut

28.310 dollarë kanë grumbulluar përmes donacioneve në Gofundme deri mëngjesin e të enjtes dy motrat e Florind Belliut që duan të marrin kujdestarinë e fëmijëve të tij.

Shuma totale që ato kërkuan nga publiku është 50 mijë euro, ndërsa me njoftimin që u hap vetëm 13 orë më parë, duket se janë në rrugë të mirë.

Çifti Ornela Shehi dhe Florind Belliu lanë pas dy djem të mitur (6 e 2 vjeç). Schwibe dhe Rayan.

GoFundMe është një platformë online ku individë, grupe apo organizata mund të kërkojnë e të mbledhin fonde për aktivitete dhe raste të caktuara.

Hallat kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve në kohën kur ende nuk është bërë e qartë mënyra se si ata të dy përfunduan të hedhur nga ballkoni i katit të gjashtë.

“Jam e sigurt që të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me prindërit e Schëibe dhe Rayan.

Florind Belliu dhe Ornela Shehi janë hedhur nga banesa e tyre në katin e 6-të në Nju Jork. Familja është e shkatërruar dhe të gjithë jemi të thyer.

Ata lanë pas 2 fëmijë të bukur, bota e të cilëve është shkatërruar. Të vetmit njerëz që u kanë mbetur janë 2 hallat e tyre.

Ne nuk mund t’ua kthejmë prindërit e tyre, por kërkojme ndihmën e të gjithëve për të na ndihmuar të paktën t’i mbështesim ata për të rritur të dy fëmijët dhe për të marrë kujdestarinë e plotë të tyre”, shkruajnë ato.

Dy pistat e hetimit të ngjarjes së rëndë janë vetëvrasje e dyfishtë me paramendim e çiftit, dhe vrasja e gruas (e cila ishte shtatzëne) nga ana e Florindit, e më pas hedhja nga ballkoni i katit të gjashtë në mënyrë të vullnetshme pas aktit të kryer, e këtij të fundit.

Hetuesit, ndërsa vijojnë punën, thonë se në shtëpinë e çiftit nuk kishte asnjë shenjë vetëvrasjeje, ndërsa kanë konstatuar se Ornela “ka rënë” e para nga ballkoni.

Versioni i një vetëvrasjeje të përbashkët, – në kohën kur Ornela, shtatzënë, ishte e shëndetshme mendërisht -, sa vjen bie poshtë.

Ngjarja ndodhi më 7 gusht në New York, ku çifti u gjet i vdekur poshtë ballkonit në oborrin e shtëpisë ku banonin në New York.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat