“Nëna puthi fëmijën para se të hidhej”- Flet i afërmi i aktorit shqiptar: Ja rezultati i ekspertizës, Florindi nuk e shtyu të shoqen

Amerika

“Nëna puthi fëmijën para se të hidhej”- Flet i afërmi i aktorit shqiptar: Ja rezultati i ekspertizës, Florindi nuk e shtyu të shoqen

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 16:21
Florind dhe Ornela Belliu

Adem Belliu, i afërmi i aktorit Florind Belliu i cili u vetëvra pak ditë më parë duke u hedhur nga lartësia bashkë me të shoqen në SHBA ka marrë përsipër të sjellë në Shqipëri trupat e dy viktimave.

Ai është shprehur se sipas ekspertizës, Florindi dhe Ornela janë hedhur nga dritarja dhe kanë mbetur të vdekur në vend.

Ai theksoi se policia mori në pyetje një nga fëmijët që e pa ngjarjen dhe u tha autoriteteve se e ëma e kishte puthur, i kishte dhënë lamtumirën dhe më pas ishte hedhur.

“E vërteta sipas ekspertizave është që të dy janë hedhur nga dritarja dhe kanë vdekur në vend. Ekspertiza thotë që nuk ka pasur dhunë që të shtyjnë njëri-tjetrin. Është edhe fakti tjetër që fëmija 3 vjeç, pas 5 minutash që policia kishte mbërritur në katin e gjashtë, kishte pyetur fëmijë se fëmija po shikonte nga dritarja.

Fëmija kishte thënë që e ëma e kishte puthur, i kishte thënë mirupafshim dhe ishte hedhur nga dritarja. Policia ka nxjerrë ekspertizën dhe në dokument thotë, nuk ka shenjë që është përdorur forcë”, deklaroi Adem Balliu.

Ai tha për Euronews Albania se aktualisht për të dy fëmijët po kujdesen motrat e aktorit, teksa tha se kostoja për sjelljen e trupave të viktimave në Shqipëri është rreth 23 mijë euro.

Familjarët e Florind Belliut, kanë nisur mbledhjen e fondeve për marrjen e kujdestarisë së 2 fëmijëve. Anisela Zhupani, është personi që po organizon një GOFUNDME, i cili synon të grumbullojë një total prej 50 mijë dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat