28 Nëntori - Flamuri Kuq e Zi valon mbi Nju Jork

Amerika

28 Nëntori - Flamuri Kuq e Zi valon mbi Nju Jork

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 27 nëntor 2022 Në ora: 06:53
 Flamuri Kuq e Zi

BROOKLYN NY: Familja Rusi, në New York,  në pragë 28 Nëntorit - 110 Vjetorit të Pavarërsisë së Shqipërisë vendosi Flamurin Kuq e Zi , në shtizën e ndërtesës së tyre, e cila ndodhet në një nga segmenetet më të rëndësishme të rrugve kryesore në qytetin e Brooklynit, ose arteria që lidhë të gjithë veriun e vendit me pjësen jugore të SHBA.

Pronari i kêsaj ndërtese komerciale Sal Rusi - CEO i Salmar Properties me bazë Brooklyn - New York, e cila është një kompleks i madh i dyqaneve industriale quajtur Liberty View Industrial Plaza në downtown Brooklyn - i jep një rëndësi të veçantë për çdo 28 Nëntor vendosjes së  Flamuri shqiptar– pêrkrah shtizës së Flamurit të SHBA, në ndërtesën që është pronë e tij.

Vendosja e flamurit kuq e zi në shtizën mbi çatinë e ndërtesës që dallon përgjatë ekspresit Brooklyn–Queens Expressway – vendoset me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë , thotë Turan Rusi, babai i tre fëmijve (Selim,Ilir dhe Beni), dhe bëhet në shenjë respekti, mirënjohje për atë çfarë kanë bërë për Shqipërinë, Kosovën dhe çështjen shqiptare Shtetet e Bashkuara të Amerikës .

Humanisti dhe veprimtari i njohur shqiptar Turan Rusi, dibrani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është dekoruar nga ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me Medalje Presidenciale, dhe, nga ish Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Image
 Flamuri Kuq e Zi
Image
 Flamuri Kuq e Zi

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat