U hap në Nju Jork, Ekspozita “Strukturat e Zhvendosjes”

Amerika

U hap në Nju Jork, Ekspozita “Strukturat e Zhvendosjes”

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 2 dhjetor 2022 Në ora: 19:02
Ekspozita “Strukturat e Zhvendosjes”

NEW YORK : Një ekspozitë me titull :, “Strukturat e Zhvendosjes”, me kuratore Ina Dajçi, u çelë mbrëm në mjediset e Misonit të Shqipërisë në OKB, e cila është Anëtare e përkohëshme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

Ekspozita “Strukturat e Zhvendosjes”, u moderua nga  Andis Stasoli -  Këshilltar në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OKB.

Në këtë  inagurim morën pjesë disa përfaqaues nga Kombet e Bashkuara, Komuniteti i Arkitekteve dhe komuniteti shqiptar në Nju Jork, activist, artist, piktor, gazetar, artëdashës amerikan dhe shqiptar.

Ekspozita e kuruar nga Ina Dajçi - Drejtore e shoqatës “Design for Good”, janë të paraqitura 20 piktura me dimensionet e prekshme, dhe të paprekshme të zhvendosjes (të detyruar) të njerëzve të cilat janë komplekse, ku çdo situatë zhvendosjeje ka strukturat e veta shumë specifike, ndërsa në të njëjtën kohë , ajo gjenerohet nga parametra të përbashkët themelorë. 

Siç dihet në gusht 2021, rreth 18 muaj më parë, në një kthesë dramatike të ngjarjeve, Talebanët do të pushtonin Kabulin dhe të gjithë vendin, Afganistani, pa një fluks të madh të afganve të zhvendosur nga zonat që ishin nën kontrollin e Talibanve.

Ekspozitën “Arkitektura e Zhvendosjes” në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara e inaguroi me një fjalë përshëndetëse, mikëpritësi Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

Në fillim të fjalës së tij shefi i misionit shqiptar në OKB,  u shpreh shumë i kënaqur të prezantojë një aspekt shumë të veçantë në fakt, si tha ai një paraqitje të shkurtër të ndjenjave të disa prej mijëra afganëve, që u detyruantë linin shtëpitë e tyre e të gjenin strehë diku tjetër, me shpresën për të filluar një jetë të re.

Ambasadori Hoxha po ashtu gjithçka në fjalën e tij vendosi në kontekste :

Duke thëne se në gusht 2021, rreth 18 muaj më parë, në një kthesë dramatike të ngjarjeve, Talebanët do të pushtonin Kabulin dhe të gjithë vendin, Afganistanin.

Në botën e jashtme, shumë thjesht do të ishin dëshmitarë të pafuqishëm të rrëshqites së një vendi tëtërë në pasiguri të pa-tregueshme.

Dukej sikur dritat u mbyllën papritur, duke e kthyer vendin përsëri në errësirë.

Qindra mijëra njerëz do të përballeshin papritur me një zgjedhje të frikshme: frikë për jetën e tyre për shkak të hakmarrjes nga autoritetet e reja, që nuk njihen përmirësinë e tyre; ose të largohen nga vendi dhe të gjejnë strehim diku tjetër.

Mirëpo, tha ai në momente të tilla kritike, kur jeta dhe vdekja përzihen në mënyrë të rrezikshme, duhet marrë një qendrim i prerë. Janë disa nga ato momente kur nuk keni kohë për të pritur, për të kërkuar raporte apo për të kërkuar rekomandime, thjesht duhet të bësh diçka.

 

Pikërisht, kështu veproi qeveria e Shqipërisë dhe Kryeministri Rama, tha shefi i diplomacisë shqiptare, duke permendur fjalën e kryemistrit se "kjo ishte gjëja e duhur dhe e natyrshme për të bërë".

 

Në ndërkohë, tha ambasadori Hoxha, ndërsa kombe më të fuqishme dhe më të pasura ishin të druajtura lidhur me pranimin e refugjatëve, Shqipëria, në një traditë mikpritjeje të përhershme për ata që gjendeshin në nevojë të dëshpëruar për strehim dhe ngrohtësi, do të pranonte mijëra, me dëshirën për t'i parë ata të dilnin të sigurt nga mjerimi i vendit të origjinës duke u ofruar një jetë të re.

Andaj tha ai: “Jemi krenarë që kemi kontribuar për të dhënë një shans të dytë dhe për të ndryshuar jetën e të gjithë atyre që erdhën në Shqipëri.”

Por, ka edhe një aspekt tjetër që do ta bënte rrugëtimin shqiptar për afganët, krejt të pazakontë, krejt joortodoks për nga mënyra e strehimit në Shqipëri, tha ai duke vazhduar: 

«Zakonisht, për shkak të urgjencës, burimeve financiare dhe energjive të përfshira, refugjatët dërgohen në kampe të improvizuara dhe akomodime të tjera të përkohshme.

Shqipëria në kët aspekt solli një tjetër qasje. Afganët nuk do të shkonin në kampe. Ata do të vendoseshin në hotele të mira buzë detit, njësoj si njerëzit normal, madje dhe pak më shumë. »

Siç e ka shpjeguar vetë Kryeministri tha shefi diplomacise shqiptare : « Ne nuk i vendosëm njerëzit në kampe. Ato janë çnjerëzore dhe pikënisja e problemeve psikologjike. Ne kemi qenë si ata shumë herë në historinë tonë. Ata thjesht popërpiqen të shpëtojnë nga ferri.”

Dhe kështu të gjithë afghanët që kërkojnë të integrohen në shoqërinë shqiptare do të ndihmohen dhe do t'u jepet mundësia për ta bërë këtë, duke i integruar në shkollë dhe duke ndihmuar në hapjen e bizneseve të vogla, u shreh ai.

Ndërsa shtojë se për këtë bëhet fjalë edhe në këtë ekspozitë modeste, shprehje e ndjenjave dhe rezonancave emocionale të zhvendosjes së detyruar.

Mbasi, ne donim që ajo të ishte modeste, ashtu siç janë vizatimet, një shprehje vizuale e mendimeve dhe ndjenjave.

 

Në fund të fundit, vizatimet i kanë ndihmuar njerëzit qënë orët e para të njerëzimit të ndajnë sekretet për çdo ndryshim dhe epokë në histori, tha ambasadori Hoxha.

 

Situata në Afganistan sot në fakt është logjika e dëshpërimit. 

 

Ambasadori Ferit Hoxha, Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në OKB, në ceremoninë e inaugurimit të ekspozitës, u shpreh po ashtu se kjo është edhe arsyeja pse, kjo ekspozitë është edhe një nderim për lirinë dhe dinjitetin.

Ai tha se: “Talibanët po zhbëjnë metodikisht pothuajse çdo fitim të bërë gjatë dy dekadave të fundit. Është një shkak i madh për shqetësim të thellë dhe kjo nuk paralajmëron asgjë të mirë.

Në veçanti, përkeqësimi i situatës së grave dhe vajzave dhe mohimi i shkollimit të tyre është alarmant dhe është bërë një aspect qendror në diskutimet tona në Këshillin e Sigurimit.

Talibanët kërkojnë njohje ndërkombëtare. Ne po punojmë me vende të tjera për t'u siguruar që kjo të mos ndodhë përpara se politika të tilla obskurantiste të kthehen prapa. Ne do t'i mbajmë talebanët përgjegjës dhe presim që ata të mbajnë premtimet e bëra përpara se të konsiderohen ndryshe nga komuniteti ndërkombëtar.”

Në inagurimin e kësaj ekspozite, mori pjes edhe Naseer Ahmad Faiq i cili është Përfaqësuesi i Përhershëm i Afganistanit në Kombet e Bashkuara që nga 17 dhjetori 2021. 

Ai duke vlerësuar ekspozitën e hapur në mejediset e Misionit të Shqipërisë  “Strukturat e Zhvendosjes”, ka   faleminderuar shqiptarët, dhe pikasur virtytet më të çmuara, duke permendur bujarinë dhe besën shqiptare, e cila tha ai “është unike në të gjithë botën, dhe i dallon shqiptarët në mbarë globin”.

Kuratorja, e ekspozitës Ina Dajci, Drejtore e shoqatës “Design for Good”, mbas një prezantimi - foli për atë se përse zgjodhi të hapë këtë ekspozitë me titull “Strukturat e Zhvendosjes në bashkëpunim me Mision e Përhershem të Shqipërisë në Nju Jork.

Ajo tha se për mbi 80 milionë njerëz në botë, një numër që është dyfishuar në dekadën e fundit, përballen me strehimin që do të thotë lëvizje dhe arratisje e menjëhershme. Ndërsa numrat vazhdojnë të rriten në mënyrë eksponenciale, roli i krijimit të vendeve të pritjes për komunitetet e zhvendosura kërkon një arkitekturë ku të drejtat e njeriut ndërthuren me krijimin e vendeve mikëpritse anemban botës.

Ndërsa foli për këtë ekspozitë të cilën ajo e quajti vepër mbështjellëse, e përbërë nga vizatime të bëra nga refugjatë afganë të vendosur në Shqipëri, tha se “ rëndësia është të analizojmë ndikimet që ka vendbërja në shoqëritë e zhvendosura, duke futur një tension të vazhdueshëm midis rezonancave emocionale të pashmangshme dhe funksionit të tyre si elementë kompozicional”.

Më tej Dajçi tha: “Kjo ekspozitë synon të ilustrojë udhëtimin hapësinor të personave pa shtetësi, marrëdhënien që ata ndjejnë ndaj identitetit dhe nostalgjisë nga mjedisi i kaluar si dhe rivendosjen e një identiteti të ri përmes mjedisit të ri të ndërtuar me siguri, përkatësi, vlerësim dhe vetëaktualizim”.

Ekspozita « Strukturat e Zhvendosjes » në mjediset e Misionit të Përhershem të Shqipërisë në Nju Jork, do të jet e hapur deri në fund të muajit dhjetor.

Image
Ekspozita “Strukturat e Zhvendosjes”
Image
Ekspozita “Strukturat e Zhvendosjes”
Image
Ekspozita “Strukturat e Zhvendosjes”

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat