Ju dha lamtumira e fundit Lul Bajraktarit!

Amerika

Ju dha lamtumira e fundit Lul Bajraktarit!

Nga: Familja Bajraktari Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 00:25
Pamje nga varrimi i Lul Bajraktarit!

Me nderime të larta, në praninë e familjarëve, miqve dhe të  pjesëmarrësve nga komuniteti shqiptaro-amerikan, në varrezat Oakwood Cemetery në Lexington Avenue, Mount Kisco në New York, u varros Lul Musli Bajraktari. Në këtë ceremoni varrimi, shërbimet fetare me shumë dinjitet i kryen dy imamët e njohur të komunitetit tonë, Elez Osmani dhe Tahir Kukaj.

Mbi jetën e tij folën nipi i tij Harry Bajraktari, kushërira Albana Krasniqi dhe mbesa Armanda Bajraktari

Harry Bajraktari: "Axha Lul pati një fëmijëri të vështirë. Gjatë vitit 1945 kur ky ende ishte në djep, familja jonë u fut në një shtet-rrethim nga komunistët serbë e jugosllavë. Pas ekzekutimeve, izolimit, bojkotimit dhe leçitjes, komunistët filluan ndjekjen e anëtarëve tjerë të familjes sonë Haxhi dhe Shpend Bajraktari, duke na dëbuar edhe nga shtëpitë tona. Në kullën e Haxhi Bajraktarit u sollën kolonistët nga Mali i Zi, siç ishin sjellë edhe në anë të tjera të Kosovës. Në rrethana të tilla u rrit axha Lul. Kurse në vitet e 50-ta dhe 60-ta, axha Lul vetë ka përjetuar skamjen e madhe, pasi familja jonë ishte plaçkitur deri në venë e fundit. Ai, ishte dëshmitar i shumë vuajtjeve dhe i shumë ngjarjeve që ushtronte pushteti komunist i Rankoviqit mbi familjen tonë dhe mbi familjet tjera në Vranoc dhe në Kosovë. Luli, kishte parë me sytë e tij dhunën dhe terrorin në vitet 1955-1956 që kryente Serbia në Akcionin e Mbledhjes së Armëve në Kosovë, si pretekst për torturimin, vrasjen dhe burgosjen e shqiptarëve.

Të gjitha këto ngjarje e kishin motivuar atë, që t' i përkushtohej dashurisë ndaj atdheut dhe lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Në Baran kishte ndjekur shkollën fillore, por nuk kishte pasur mundësi të vazhdonte më tej.

Me qenë se nuk kishte mundur të gjejë punë në Kosovë, në vitet e 70-ta, detyrohet të emigrojë përkohësisht në Gjermani. Lul Bajraktari u martua me Nushe Tahir Gashin nga Barani i Epërm. Në vitin 1974 bashkë me të shoqen nga Italia emigroi në Amerike. Me Nushën lindi një djalë dhe një vajzë, Bekimin dhe Sarandën.

Në Amerikë, ai ju përkashtua familjes dhe edukimit të saj. Ka marrë pjesë në të gjitha demonstratat në New York dhe Washington për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

"Luli Ishte i afërt dhe shumë i dashur me njerëz. Ai, viteve të fundit, kohën më të madhe e kalonte në Kosovë. E donte me shpirt Kosovën dhe vendlindjen e tij. Për më shumë se 50 vjet sa kaloi këtu në Amerike, ka ndjekur me shumë dashuri traditat shqiptare dhe në këtë frymë ka edukuar fëmijët, nipërit  dhe mbesat e tij.

Axha im Luli pas tij la një familje të shëndoshë dhe të edukuar sipas traditave shiptare dhe i mësoi ata ta duan Kosovën dhe gjithë popullin shqiptar", tha mes tjerash Harri Bajraktari në ceremoninë e varrimit të axhës së tij Lul Bajraktari.

Shpirti i tij pushoftë në paqe të përhershme!​    

Albana Krasniqi: "Jeta juaj ishte një rrëfim në vete dhe një odiseadë e vërtetë", theksoi Albana Krasniqi, duke folur mbi jetën e Lul Bajraktarit. Qe ne moshë të re u bëre krah i familjes duke u ballafaquar dhe duke u mishëruar me vuajtjet dhe peripecitë e familjes për të përballuar sfidat e jetës dhe pushtimin e egër sllavo-komunist i cili kishte vënë në shenjestër familjen Bajraktari.

Largimi nga vendlindja ne moshë të re, nuk ishte dorëzim e braktisje së Kosovës, por ishte perpjekje për të sfiduar armikun shekullor të shqipetarëve dhe për t’u bërë krah jo vetëm i familjes, por edhe i bashkëkombasve në nevojë e në veçanti i atdheut të roberuar.

U vendos në Amerikë, por pa e harruar asnjëherë origjinën, të afërmit dhe Kosovën. Duke punuar me përkushtim e dinjitet, duke mos harruar kurrë problemet dhe vuajtjet e Kosovës, varfërinë dhe jetën e vështirë të shqipetarëve në atdhe.

Mixha Lul ishte një familjar dhe bashkëshort i kujdesshëm, një baba i përkushtuar e i devotshëm ndaj fëmijëve të tij, djalit Bekimit e vajzës Sarandës, si dhe nipave dhe mbesave, të cilët pa përjashtim i quante me emra pergedhelës …Tina ishe bardhoka, Amanta dallendyshja, Ema bukuroshja, Beni ishte djalë shqiptar e Bajraktar.

Ti pate kujdesin e pafund edhe ndaj shoqes tuaj Nushës. Do të ju mungosh shumë por jam e sigurt se këta do të të bëjnë krenar.

Do të mbetesh për herë në kujtimet dhe në zemrat tona, udhërrëfyes për punë, për këshilla e përkujdesje.  UNE personalisht të jam mirënjohëse për tërë jetën, më ndihmove e më këshillove atëherë kur pata nevoje për shumë çka. Ishe derë e hapur e shtëpi, larg shtëpive tona. Ishe familje për ne kur familjet i kishim larg.

Qoftë i paharruar kujtimi per ty mixha jonë.

Mbi jetën e Lul Bajraktarit foli edhe mbesa e tij, Armanda Bajraktari:

“My grandfather came to America in the year of 1974. That was 48 years ago. He was one of the hardest working men I knew. He worked multiple jobs day and night to create the beautiful life we have today. He built the home we live in today that will be passed down for many generations to come. He also built the home we have in Peja. For that I am forever grateful for. He left us all something he worked so hard on. He was a man that was full of determination and respect. He was also a man who was very big on family. He did absolutely everything for us. He was there for us for all of our special moments in life. He was always very proud of us. He was proud to be a husband, father, grandfather, uncle and friend. My biggest inspiration in life was him. And my fondest memory of him is when I told him I finally became a teacher, his smile went from ear to ear. He would often tell me how I am continuing his family’s legacy. I can instantly tell how proud he was of me and my accomplishments. He got to see me graduate, my sister graduate and my brother graduate high school.  He always told us “qka te don zemera hajte shko mere” And that we did. We listened to him closely, he was a fortunate and happy man, full of love. I want to be just like him. Patriotic, intelligent and brave. 

Heaven gained a beautiful angel. Baba had a heart of gold. We will miss everything about you. Until I see you again bab, I love you. Please watch over us. Your daldush and qik gjithmone.

Image
Pamje nga varrimi i Lul Bajraktarit!
Image
Pamje nga varrimi i Lul Bajraktarit!
Image
Pamje nga varrimi i Lul Bajraktarit!
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat