Themelimin e Shoqatës Shqiptaro Amerikane Rozafa në Staten Island NY, është përshëndetur nëpërmjet një videomesazhi nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës z. Bardh Spahia

Amerika

Themelimin e Shoqatës Shqiptaro Amerikane Rozafa në Staten Island NY, është përshëndetur nëpërmjet një videomesazhi nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës z. Bardh Spahia

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 26 janar 2023 Në ora: 06:36
Themelimi i Shoqatës Shqiptaro Amerikane Rozafa në Staten Island NY

Vikendi që po lëmë pas, ka shënuar dhe një aktivitet shumë domethënës në komunitetin shqiptar të zonës së Tri-Shtetshit, (Nju Jork, Nju Xhersi, Kenetiket), gjegjësisht , bëhet fjalë për një takim të shtunën e kaluar të veprimtarve shkodran emigruar në periudha të ndryshme, pjestar të komunitetit shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në SHBA. 

Një aktivitet ky që për synim kishin bashkimin e shkodranve në SHBA, në një ombrellë – krijimin e një Shoqate e cila do të pagëzohej ne emrin mitik Rozafa , dhe dotë shërbej si një platformë për bashkëpunim, me shoqatat e tjera të komunitetit në çdo aktivitet, dhe, të punojë si një mundësi solidarizimi me Shkodrën, në çdo ndihmë që do të kërkohet, përfshirë edhe fatkeqësit natyrore(përmbytjet, ndihma sociale, për familjet shkodrane, dhe shkatërrimet e tjera).

Në ishullin Staten Island në Nju Jork, lokalin  “Willow Club” me pronar DJ Fati ishte vendi ku ishin tubuar dhjetra shkodran të emigruar kryesisht tre dekadat e fundit, shqiptar të profileve të ndryshme, të cilët kishin ardhur për të përkrahur këtë iniciativë, të ngritur nga presdenti i organizatës Rrënjët Shqiptare, marinsi amerikan Marko Kepi.

Në një atmosferë mjaft miqësore ku nuk mungojë “bejtja”shkodrane, humori, muzika e kanga e bukur shkodrane e kënduar plot ambëlsi dhe me mjeshtëri nga këngëtari i talentuar shkodran Ilsi Ademi, shoqëruar nga muzikantja shkodrane Gjilberta Lucaj, e cila është një violonçeliste koncertesh në Nju Jork me një karrierë ndërkombëtare, dhe artistja Valbona Sula-Çoba, nisi takimi i paralajmëruar në rrjetet sociale për themelimin e shoqatës shkodrane. “Rozafa Shkodra Association”.

Shkodranët e amerikës- zonës së Tri-Shteshtit me Iniciativën e Marko Kepit themeluan shoqatën e tyre “Rozafa”

Kozeta Turishta, një nga hiret e gazetarisë shqiptare në SHBA, një herit edhe pjesë e grupit organizator të këtij takimi të cilin ajo e drejtojë, pasi përshëndeti të pranishmit duke iu uruar mirësearrdhje, foli për rëndësin që do të ketë në komunitet inisiativa e Marko Kepit dhe e mbështetur fuqimisht nga Eddie Drishti së bashku me një grup aktivisteve e  inteletktualeve shkodran.

Me miq të mirë e të dashtun. shprehet Turishta, themeluam Shoqatën me të re " Rozafa" , emër i madh për t'u mbajtur por uroj të qëndrojmë të fortë si vetë gurët e Kështjellës legjendare! 

Duke folur për synimin e kësaj shoqate jo fitim prurse dhe jo qeveritare, ajo tha se: “Misioni i shoqates është të promovojmë e të mbajmë gjallë gjuhën e bukur shqipe, traditën e kulturën shqiptare! Shkodra e ka zemrën e madhe dhe i fton të gjithë t'i bashkohen familjes së saj më të re sepse vetem me ju mund të ecim përpara.”

Më pas gazetarja Turishta, duke e shoqëruar në fjalën e saj me nga një përshkrim të shkurtër për secilin nga pjestarët e grupit themelues të Shoqatës Rozafa, njohu të pranishmit edhe me bordin drejtues : Eddie Drishti – Kryetar, Gjilberta Lucaj Cohen, Zëvendëse Presidente, Ilsi Ademi Sekretar, Metin Timi Mlloja Arkëtar, Kozeta Turishta, Myzafere Alija, dhe Bujar Ademovi anëtar të Bordit Këshillimor, ndersa Eno Kepi është Përfaqësues i shoqatës në Shkodër, dhe ftoi ata të përshëndesin nga foltorja.

Ndërkohë, ajo ftojë kryetarin Eddie Drishti të spjegojë dhe rrjedhën e arritjes deri në ditën e themelimit të Shoqatës Rozafa, dhe të flasë në disa pika të shkurtëra, për t’iu dhënë të pranishmëve një pasqyrë se për çfarë bëhet fjalë, me këtë shoqat .

Zoti Drishti, tha që “Rozafa” e shkodranve “do t’ju bashkëngjitet me dinjitet të gjitha shoqatave e organizatave të komunitetit, ashtu si në të kaluarën në çdo parad me Marko Kepin dhe organizatën Rrënjët Shqiptare e shoqatat e tjera në aktivitetet kombëtare”.

Një herit në rolin e kryetarit ai u shpreh me përulemësi dhe me respektin ma te madhe per besimin qe iu dha me perfaqsue si Presidenti i Shoqatës me te re edhe me nji emer legjendar, Rozafa! 

“Ju falemderoje nga zemra “, tha Drishti, “ dhe, ju siguroje se do punoje me gjithe shpirt edhe djerse, ne radhe te pare,  me bordin e saj te merkullushme, me gjithë ju miqt e mi të shumtë :”Guri i par asht vendos hajde se bashku ndërtojmë Kalanë”

Më tej ai po ashtu dha një faleminderim të veçant për iniciatorin Marko Kepi dhe grupin themelues, Bordin Ekzekutiv - Myzafere Alija , Kozeta Turishta, Ilsi Ademi , Bujar Ademovi, Metim Miloja, edhe zëvendësen e tij Gjilberta Lucaj Cohen! 

Më pas kryetari Shoqates Rozafa Edi Drishti, ka falënderuar edhe mediat, e pranishme, në këtë aktivitet, si dhe : organizatën Albanian Roots - Rrenjet Shqiptare , Albanian Excellece, (Andis Gjoni),Shoqata Ulqini, (Xhemo Lanica), Albanian American Civic Legua-  Association Struga (Astrit Zhaku),Alba Life - Sons Of Illyria N.J. (Agim Sheji )Tratoria Tocana , (Ardian Lakja).

Njē faleminderim i veçant në emër të Shoqatës Rozafa , drejtuesja e aktivitetit Gazetarja Kozeta Turishta gjatë prezantimit ua drejtojë artistëve të njohur të komunitetit Gezim e Angjelina Nika , Raif Hyseni e Merita Halili dhe legjendes së basketbollit shkodran Osmani.

“Dje, kisha kenaqesi dhe nderin e madh të pranoja rolin si zevendese - presidente e organizatës Rozafa -Shkodra Association” thotë Gjilberta Lucaj- Cohen.

Dhe, shtonë se dua te falenderoj Marko Kepin për iniciativen e mrekullueshme anetaret të grupit tone, Kozeta Turishta, Presidentin Edi Drishti, Tim Mlloja financierin, Myzafere Alija ,Bujar Ademovi  anetaret e grupit keshillimor dhe Ilsi Ademi sekretarin e shoqates”.

Artemis Drishti shkroi në llogarinë e shoqatës Rozafa se kjo ishte: “Një ëndërr qe behet realitet, ishalla shkon mbare Eddie Drishti , Myzafere Alija  Marko Kepi , Ilsi Ademi , Bujar Ademovi, Gjergjina Lucaj Cohen ,Kozeta Turishta dhe shume pjesetare tjere qe moren pjese ne kete event kaq domethenes per komunitetin shqiptar,dhe nje falenderim te vecante per miqte tane qe na nderuan me pjesmarrjen e tyre Gezim Nika, Angjelina Nika , Merita Halili  Raif Hyseni”

Festa e themelimit u mbyll me një mini-koncert, me një program të bukur artistik, për themelimin e Shoqatës Rozafa. 

Këngëtari Ilsi Ademi këndoi disa këngë shkodrane të shoqëruar në Cello nga artistja Gjilberta Lucaj - Cohen dhe Pranvera Sula - Çobo në kitarë, shoqëruar duke u kënduar si në “korë” nga të gjithë pjesënarrësit . 

Pas themelimit të Shoqatës Shqiptaro Amerikane Rozafa - shoqatës më të re në komunitetin shqiptar , u dha një kokejl ndërsa të pranishmit uruan shkodranët për suksese dhe bënë fotografi të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat